Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pikëpamja e Perëndisë për të vdekurit

Pikëpamja e Perëndisë për të vdekurit

Pikëpamja e Perëndisë për të vdekurit

VDEKJA e një njeriu të afërt është vërtet hidhëruese. Ndjenja e boshllëkut, vetmia dhe ndjenja e trishtimit s’përshkruhen dot me fjalë. Humbja e një njeriu të afërt mund ta bëjë dikë të ndihet i pashpresë. Kjo sepse, pavarësisht sa pasuri, fuqi ose pushtet ka, asnjë njeri tani në tokë nuk mund ta kthejë prapë në jetë një të vdekur.

Megjithatë Krijuesi ynë i sheh ndryshe gjërat. Meqë e ka formuar njeriun e parë nga pluhuri i tokës, ai është në gjendje edhe ta rikrijojë një të vdekur. Për këtë arsye, Perëndia mund t’i shohë të vdekurit si të jenë të gjallë. Jezui tha për shërbëtorët besnikë të lashtësisë që kanë vdekur: «Për [Perëndinë], të gjithë ata jetojnë»; pra me fjalë të tjera, nga këndvështrimi i Perëndisë të gjithë ata jetojnë.​—Luka 20:38.

Kur ishte në tokë Jezui mori fuqi për të ringjallur të vdekurit. (Gjoni 5:21) Prandaj, edhe ai ka pikëpamjen e Atit të tij për ata që kanë vdekur besnikë. Për shembull, kur vdiq Lazari, miku i tij, Jezui u tha dishepujve: «Unë po marr udhën . . . që ta zgjoj nga gjumi.» (Gjoni 11:11) Nga pikëpamja njerëzore Lazari kishte vdekur, por për Jehovain dhe për Jezuin, Lazari po flinte.

Nën sundimin e Mbretërisë së Jezuit, do të ketë «një ringjallje si të të drejtëve, edhe të të padrejtëve». (Veprat 24:15) Me kalimin e kohës ata që do të ringjallen, do të marrin arsimimin hyjnor dhe do të kenë shpresën që të jetojnë përgjithmonë në tokë.​—Gjoni 5:28, 29.

Është e vërtetë se vdekja e një njeriu të afërt mund të shkaktojë shumë hidhërim e brengë, të cilat ndoshta zgjatin për vite. Megjithatë, nëse kemi të njëjtën pikëpamje si Perëndia për të vdekurit, kjo mund të na sjellë shumë ngushëllim dhe të na mbushë me shpresë.​—2 Korintasve 1:3, 4.