Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A interesohet Perëndia për ne?

A interesohet Perëndia për ne?

A interesohet Perëndia për ne?

A JE i rënduar emocionalisht për shkak të problemeve familjare, shëndetësore, të punës ose për shkak të përgjegjësive të tjera të rënda? Shumë njerëz janë në një gjendje të tillë. Për më tepër, cili njeri sot nuk preket nga padrejtësitë, krimet dhe dhuna? Po, është pikërisht siç thotë Bibla: «E gjithë krijesa vazhdon të rënkojë së bashku dhe të përjetojë dhembje së bashku.» (Romakëve 8:22) Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz pyesin: ‘A interesohet Perëndia për ne? A do të na ndihmojë?’

Mbreti i mençur Solomon i tha në lutje Perëndisë: «Vetëm ti në të vërtetë njeh zemrën e bijve të njerëzve.» Solomoni besonte se Perëndia jo vetëm që na njeh, por edhe interesohet për ne individualisht. Ai i kërkoi Perëndisë që ‘të dëgjonte nga qielli’ dhe t’u përgjigjej lutjeve të çdo individi me frikë Perëndie që do t’i zbulonte Perëndisë «plagën e tij dhe dhembjen e tij».​—2 Kronikave 6:29, 30.

Sot Perëndia Jehova interesohet ende për ne dhe na fton që t’i lutemi atij. (Psalmi 50:15) Ai premton se do t’u përgjigjet lutjeve të përzemërta që janë në përputhje me vullnetin e tij. (Psalmi 55:16, 22; Luka 11:5-13; 2 Korintasve 4:7) Po, Jehovai dëgjon ‘çdo lutje, çdo kërkesë për falje që drejtohet nga çdo individ apo nga tërë populli i tij’. Prandaj, nëse kemi besim te Perëndia, i lutemi për ndihmë dhe i afrohemi, do të përjetojmë kujdesin dhe udhëheqjen e tij të dashur. (Fjalët e urta 3:5, 6) Shkrimtari biblik Jakovi na siguron: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.»​—Jakovit 4:8.