Të moshuarit—Pjesëtarë të çmuar të vëllazërisë së krishterë
Të moshuarit—Pjesëtarë të çmuar të vëllazërisë së krishterë
«Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë. . . . Do të japin fryte edhe në pleqëri.»—PSALMI 92:13, 14.
1. Si i shohin shumë njerëz të moshuarit?
JEHOVAI i do të gjithë shërbëtorët e tij besnikë, përfshirë edhe ata në moshë të shkuar. Gjithsesi, sipas një llogaritjeje, çdo vit pothuajse gjysmë milioni të moshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës keqtrajtohen ose lihen pas dore. Raporte të ngjashme nga e gjithë bota tregojnë se keqtrajtimi i të moshuarve është një problem mbarëbotëror. Në rrënjë të tij është ajo që një organizatë e quan «qëndrimi mbizotërues i shumë njerëzve . . . se të moshuarit nuk janë më të dobishëm, janë të pafrytshëm dhe tepër të varur nga të tjerët».
2. (a) Si i sheh Jehovai shërbëtorët e tij besnikë? (b) Çfarë përshkrimi që të ngroh zemrën gjejmë te Psalmi 92:12-15?
2 Perëndia Jehova i çmon shumë shërbëtorët e tij besnikë që janë të moshuar. Ai përqendrohet te «njeriu i brendshëm», pra te gjendja jonë frymore dhe jo te kufizimet fizike. (2 Korintasve 4:16) Në Fjalën e Tij, Biblën, gjejmë këtë siguri që na ngroh zemrën: «I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë, për të shpallur që Zoti është i drejtë.» (Psalmi 92:12-15) Një shqyrtim i këtyre vargjeve do të zbulojë disa aspekte të kontributit të vlefshëm që mund të jepni ju të moshuar për vëllazërinë e krishterë.
«Do të japin fryte edhe në pleqëri»
3. (a) Pse të drejtët krahasohen me palmat? (b) Në ç’mënyrë të moshuarit mund ‘të japin fryte edhe në pleqëri’?
3 Psalmisti i krahason të drejtët me palmat «që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit». Ata ‘vazhdojnë të japin fryte edhe në pleqëri’. A nuk jeni dakord se ky është një mendim inkurajues? Në vendet e Biblës, palmat e hijshme dhe të drejta ishin diçka e zakonshme nëpër oborre. Përveç vlerës së tyre dekorative, palmat çmoheshin për frytin e bollshëm. Disa pemë vazhdonin të jepnin fryt për më tepër se njëqind vjet. * Duke qenë në mënyrë të patundur të rrënjosur në adhurimin e vërtetë, edhe ju mund ‘të vazhdoni të jepni fryt në çdo vepër të mirë’.—Kolosianëve 1:10.
4, 5. (a) Çfarë fryti të rëndësishëm duhet të japin të krishterët? (b) Jepni shembuj nga Bibla të shërbëtorëve të moshuar që dhanë «frytin e buzëve».
Hebrenjve 13:15) A zbatohet kjo edhe për ju të moshuar? Patjetër që po.
4 Jehovai pret nga të krishterët që të japin «frytin e buzëve», pra të lëvdojnë atë dhe qëllimet e tij. (5 Bibla përmban shembuj të shërbëtorëve të moshuar që pa frikë dhanë dëshmi për emrin dhe qëllimet e Jehovait. Moisiu e kishte kaluar moshën ‘shtatëdhjetë vjeç’ kur Jehovai e caktoi si profet dhe si përfaqësues të tij. (Psalmi 90:10; Eksodi [Dalja] 4:10-17) Mosha e thyer nuk e pengoi profetin Daniel që të jepte dëshmi pa u trembur për sovranitetin e Jehovait. Ndoshta Danieli ishte mbi 90 vjeç kur Belshazari e thirri që të interpretonte shkrimin e mistershëm mbi mur. (Danieli, kapitulli 5) Ç’të themi edhe për apostullin e moshuar Gjon? Në vitet e fundit të shërbimit të tij të gjatë ndodhej i burgosur në ishullin e Patmosit, ‘sepse kishte folur për Perëndinë dhe kishte dhënë dëshmi për Jezuin’. (Zbulesa 1:9) Ka shumë mundësi që të kujtoni mjaft personazhe të tjerë të Biblës që dhanë «frytin e buzëve» në vitet e vonshme të jetës.—1 Samuelit 8:1, 10; 12:2; 1 Mbretërve 14:4, 5; Luka 1:7, 67-79; 2:22-32.
6. Si i ka përdorur Jehovai ‘të moshuarit’ që të profetizojnë në këto ditë të fundit?
6 Duke cituar fjalët e profetit hebre, Joelit, apostulli Pjetër shpalli: «Në ditët e fundit,—thotë Perëndia,—do të derdh ca nga fryma ime mbi çdo lloj mishi [përfshirë edhe ‘të moshuarit’] . . . dhe ata do të profetizojnë.» (Veprat 2:17, 18; Joeli 2:28) Në përputhje me këto fjalë, në këto ditë të fundit Jehovai ka përdorur pjesëtarë të moshuar të klasës së të mirosurve dhe të ‘deleve të tjera’, për të shpallur qëllimet e tij. (Gjoni 10:16) Disa prej tyre prej dhjetëra vjetësh vazhdojnë të japin me besnikëri frytin e Mbretërisë.
7. Ilustroni se si të moshuarit vazhdojnë të japin frytin e Mbretërisë, me gjithë kufizimet fizike.
7 Shqyrtoni Sonjën, e cila u bë lajmëtare e Mbretërisë në kohë të plotë në vitin 1941. Me gjithë betejën e saj të gjatë kundër një sëmundjeje kronike, ajo drejtonte rregullisht studime biblike në shtëpi. Sonja shpjegoi: «Predikimi i lajmit të mirë është pjesë e jetës sime. Në fakt është vetë jeta ime. Nuk dua të heq dorë.» Jo shumë kohë më parë, Sonja dhe motra e saj, Oliva, i dhanë mesazhin biblik të shpresës Zhanetës, një gruaje me sëmundje të pashërueshme që e takuan në një dhomë pritjeje në spital. Mamasë së Zhanetës, një katolike e devotshme, i bëri kaq shumë përshtypje interesimi i dashur që treguan ndaj vajzës së saj, saqë pranoi një studim biblik në shtëpi dhe tani po bën përparim të shkëlqyer. A mund të shfrytëzoni mundësi të ngjashme për të dhënë frytin e Mbretërisë?
8. Si tregoi besim te Jehovai Kalebi? Si mund ta imitojnë shembullin e tij të krishterët e moshuar?
8 Duke ngulmuar me guxim në veprën e predikimit të Mbretërisë, me gjithë kufizimet e moshës së thyer, të krishterët e moshuar po ndjekin gjurmët e izraelitit besnik, Kalebit, i cili shoqëroi Moisiun në shkretëtirë për dyzet vjet. Kalebi ishte 79 vjeç kur kaloi lumin Jordan dhe hyri në Tokën e Premtuar. Pasi kishte luftuar në radhët e ushtrisë fitimtare të Izraelit për gjashtë vjet, ai mund të kishte fjetur mbi dafina, si të thuash. Por me guxim kërkoi caktimin e vështirë që të merrte ‘qytetet e mëdha dhe të fortifikuara’ në rajonin malor Jozueu 14:9-14; 15:13, 14) Jini të sigurt se Jehovai është me ju, siç ishte me Kalebin, teksa vazhdoni të jepni frytin e Mbretërisë në moshë të thyer. E, në qoftë se qëndroni besnikë, ai do t’ju japë një vend në botën e tij të re të premtuar.—Isaia 40:29-31; 2 Pjetrit 3:13.
të Judës. Kjo ishte një zonë ku banonin anakimët, burra me shtat të pazakonshëm. Me ndihmën e Jehovait Kalebi ‘i dëboi ata, ashtu si kishte thënë Zoti’. («Do të jenë të lulëzuar dhe të blertë»
9, 10. Si qëndrojnë të shëndoshë në besim dhe e ruajnë fuqinë frymore të krishterët e moshuar? (Shih kutinë në faqen 13.)
9 Duke e drejtuar vëmendjen te frytshmëria e shërbëtorëve të moshuar të Jehovait, psalmisti këndoi: «I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë.»—Psalmi 92:12, 14.
10 Si mund ta ruani fuqinë tuaj frymore, pavarësisht nga mosha e thyer? Sekreti i bukurisë së përjetshme të palmës është burimi i pashtershëm me ujë të freskët. Në të njëjtën mënyrë ju mund të ushqeheni me ujërat e së vërtetës biblike duke studiuar Fjalën e Perëndisë dhe duke u shoqëruar me organizatën e tij. (Psalmi 1:1-3; Jeremia 17:7, 8) Gjallëria juaj frymore bën që të jeni një pasuri e çmuar për bashkëbesimtarët. Shqyrtoni se si kjo doli e vërtetë në rastin e Kryepriftit të moshuar, Jehojadës.
11, 12. (a) Çfarë roli shumë të rëndësishëm luajti Jehojada në historinë e mbretërisë së Judës? (b) Si e përdori Jehojada ndikimin e tij për të përkrahur adhurimin e vërtetë?
11 Jehojada ishte ndoshta më tepër se njëqind vjeç kur mbretëresha ambicioze Atalia mori nën kontroll Judën, duke vrarë nipërit e saj. Çfarë mund të bënte Jehojada i moshuar? Për gjashtë vjet, ai dhe gruaja e tij mbajtën të fshehur në tempull të vetmin trashëgimtar mbretëror që mbijetoi, Jehoasin. Pastaj, me një veprim befasues, Jehojada shpalli mbret Jehoasin shtatëvjeçar dhe ekzekutoi Atalinë.—2 Kronikave 22:10-12; 23:1-3, 15, 21.
12 Duke qenë kujdestari i mbretit, Jehojada përdori ndikimin e tij për të përkrahur adhurimin e vërtetë. Ai «bëri një besëlidhje ndërmjet vetes, tërë popullit dhe mbretit, me qëllim që Izraeli të ishte populli i Zotit». Sipas urdhrave të Jehojadës populli rrëzoi shtëpinë e perëndisë së rremë, Baalit, dhe hoqi altarët, shëmbëlltyrat dhe priftin e tij. Gjithashtu, po nën udhëheqjen e Jehojadës, Jehoasi rivendosi shërbimet në tempull dhe kreu punën aq të nevojshme të meremetimit të tempullit. Jehoasi «bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit për tërë kohën që udhëhiqej nga prifti Jehojada». (2 Kronikave 23:11, 16-19; 24:11-14; 2 Mbretërve 12:2) Kur Jehojada vdiq në moshën 130 vjeçare, atij i bënë nderin e jashtëzakonshëm që ta varrosnin bashkë me mbretërit, sepse «kishte bërë të mira në Izrael, ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij».—2 Kronikave 24:15, 16.
13. Në ç’mënyrë të moshuarit mund ‘të bëjnë të mira ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij’?
13 Ndoshta shëndeti jo i mirë ose rrethana të tjera jua kufizojnë atë që mund të bëni për të përkrahur adhurimin e vërtetë. Edhe sikur të jetë kështu, prapëseprapë është brenda mundësisë suaj që ‘të bëni të mira ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij’. Mund të tregoni zell për shtëpinë frymore të Jehovait duke ndjekur mbledhjet e kongregacionit dhe duke komentuar gjatë tyre, si dhe duke marrë pjesë në shërbim kurdo që është e mundur. Kur i pranoni menjëherë këshillat nga Bibla dhe e mbështetni me besnikëri ‘skllavin e besueshëm dhe të matur’ dhe kongregacionin, kjo e forcon vëllazërinë e krishterë. (Mateu 24:45-47) Gjithashtu mund t’i nxitni bashkadhuruesit «për dashuri dhe vepra të shkëlqyera». (Hebrenjve 10:24, 25; Filemonit 8, 9) Do të jeni një bekim për të tjerët edhe në rast se veproni sipas këshillës së apostullit Pavël: «Burrat e moshuar le të jenë të përkorë në zakone, seriozë, me mendje të shëndoshë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në qëndrueshmëri. Po ashtu, gratë e moshuara le të kenë një sjellje që u ka hije të shenjtëve, të mos jenë shpifëse, as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës.»—Titit 2:2-4.
14. Çfarë mund të bëjnë për të përkrahur adhurimin e vërtetë mbikëqyrësit e krishterë që shërbejnë si të tillë prej një kohe të gjatë?
14 A po shërbeni si pleq kongregacioni prej shumë vjetësh? Një i moshuar që shërben si plak kongregacioni prej një kohe të gjatë këshillon: «Përdoreni me altruizëm mençurinë që keni fituar gjatë viteve. Besojuni të tjerëve disa përgjegjësi dhe ndajeni përvojën tuaj me të tjerë që janë të etur për të mësuar . . . Dalloni aftësitë që kanë të tjerët. Zhvillojini dhe kultivojini këto aftësi. Hidhni një themel për të ardhmen.» (Ligji i përtërirë 3:27, 28) Interesimi juaj i sinqertë për veprën e Mbretërisë, e cila zgjerohet gjithnjë e më shumë, do të sjellë si rezultat shumë bekime për vëllezërit e tjerë të krishterë.
‘Shpallni që Zoti është i drejtë’
15. Në ç’mënyrë të krishterët e moshuar ‘shpallin që Zoti është i drejtë’?
15 Shërbëtorë të moshuar të Perëndisë e përmbushin me gëzim përgjegjësinë «për të shpallur që Zoti është i drejtë». Në qoftë se jeni të krishterë të moshuar, fjalët dhe veprat tuaja mund t’u tregojnë të tjerëve se ‘Zoti është Kështjella juaj dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai’. (Psalmi 92:15) Ndërsa palma jep në heshtje dëshmi për cilësitë e pashoqe të Krijuesit të saj, Jehovai ju ka dhënë privilegjin që t’u dëshmoni për Të atyre që po përqafojnë tani adhurimin e vërtetë. (Ligji i përtërirë 32:7; Psalmi 71:17, 18; Joeli 1:2, 3) Pse është i rëndësishëm ky privilegj?
16. Cili shembull biblik ilustron se është e rëndësishme ‘të shpallim që Zoti është i drejtë’?
16 Kur udhëheqësi izraelit Josiu ishte «i plakur dhe me moshë të shtyrë», ai «mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij», që t’u kujtonte atyre veprat e drejta të Perëndisë. Josiu tha: «Nuk ka rënë Jozueu 23:1, 2, 14) Për njëfarë kohe këto fjalë e forcuan popullin që të qëndronte besnik. Por pas vdekjes së Josiut «doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin. Bijtë e Izraelit bënë atë që ishte keq në sytë e Zotit dhe u vunë në shërbim të Baalit».—Gjyqtarët 2:8-11.
përtokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju.» (17. Si ka vepruar Jehovai me popullin e tij në kohët e sotme?
17 Integriteti i kongregacionit të sotëm të krishterë nuk varet nga dëshmia gojore që japin shërbëtorët e moshuar të Perëndisë. Megjithatë, besimi ynë te Jehovai dhe te premtimet e tij, forcohet kur i dëgjojmë drejtpërdrejt tregimet për «veprat e mëdha» që ka kryer ai për popullin e tij në këto ditë të fundit. (Gjyqtarët 2:7; 2 Pjetrit 1:16-19) Në qoftë se keni shumë vite në organizatën e Jehovait, ndoshta ju kujtohet koha kur kishte shumë pak lajmëtarë të Mbretërisë në zonën a në vendin tuaj ose kur ndaj veprës së Mbretërisë kishte kundërshtim të ashpër. Me kalimin e kohës keni parë se si Jehovai i ka hequr disa pengesa dhe ka ‘shpejtuar’ shtimin e lajmëtarëve të Mbretërisë. (Isaia 54:17; 60:22) Keni vënë re se si janë bërë më të qarta disa të vërteta biblike dhe keni qenë dëshmitar i përmirësimit të vazhdueshëm të pjesës së dukshme të organizatës së Perëndisë. (Fjalët e urta [Proverbat] 4:18; Isaia 60:17) A përpiqeni t’i inkurajoni të tjerët duke u treguar përvojat tuaja në lidhje me veprat e drejta të Jehovait? Çfarë ndikimi pozitiv dhe forcues që mund të ketë kjo te vëllazëria e krishterë!
18. (a) Ilustroni ndikimin afatgjatë që mund të ketë po ‘t’u shpallni të tjerëve që Zoti është i drejtë’. (b) Si e keni përjetuar vetë se Jehovai është i drejtë?
18 A mund të tregoni edhe ato raste kur keni përjetuar kujdesin dhe udhëheqjen e dashur të Jehovait në jetën tuaj? (Psalmi 37:25; Mateu 6:33; 1 Pjetrit 5:7) Një motër e moshuar me emrin Marta e kishte zakon t’i inkurajonte të tjerët duke thënë: «Çfarëdo që të ndodhë, kurrë mos e braktisni Jehovain. Ai do t’ju mbështetë.» Kjo këshillë pati një ndikim të thellë te Tolmina, një nga ato me të cilët Marta studioi Biblën dhe që u pagëzua në fillim të viteve 60. Tolmina kujton: «Kur më vdiq burri u ndjeva shumë e shkurajuar, por fjalët e Martës më bënë të vendosur që të mos mungoja në asnjë mbledhje. Dhe Jehovai më dha vërtet forcë për të vazhduar.» Tolmina u ka dhënë të njëjtën këshillë shumë studenteve të saj të Biblës gjatë viteve. Po, duke dhënë inkurajim dhe duke treguar veprat e drejta të Jehovait, mund të ndihmoni shumë për t’u forcuar besimin bashkëbesimtarëve.
Jehovai i çmon shumë të moshuarit besnikë
19, 20. (a) Si i sheh Jehovai veprat e shërbëtorëve të tij të moshuar? (b) Çfarë do të shqyrtohet në artikullin vijues?
19 Bota e sotme, që karakterizohet nga mungesa e mirënjohjes, nuk tregon konsideratë për të moshuarit. (2 Timoteut 3:1, 2) Kur i kujtojnë të moshuarit, shpesh e bëjnë për arritjet e së kaluarës, pra se cilët ishin dhe jo cilët janë. Ndryshe nga kjo Bibla thotë: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni të shërbeni.» (Hebrenjve 6:10) Sigurisht Perëndia Jehova i kujton veprat tuaja besnike të së kaluarës. Por ai ju çmon edhe për atë që vazhdoni të bëni në shërbimin e tij. Po, ai i sheh të moshuarit si të krishterë të frytshëm, të shëndoshë frymësisht dhe të fuqishëm: si një dëshmi e gjallë e fuqisë së tij.—Filipianëve 4:13.
20 A i shihni pjesëtarët e moshuar të vëllazërisë së krishterë ashtu siç i sheh Jehovai? Nëse po, atëherë do të nxiteni që të shfaqni dashuri ndaj tyre. (1 Gjonit 3:18) Në artikullin vijues do të shqyrtohen disa mënyra praktike për të shfaqur dashuri kur kujdesemi për nevojat e tyre.
[Shënimi]
^ par. 3 Çdo vile hurmash mund të ketë deri një mijë hurma dhe mund të peshojë 8 kilogramë ose më tepër. Një shkrimtar llogarit se «çdo pemë [palme] që jep fryt, gjatë gjithë jetëgjatësisë së saj prodhon dy ose tre tonë hurma si shpërblim për pronarët».
Si do të përgjigjeshit?
• Si ‘japin fryte’ të moshuarit?
• Pse gjallëria frymore e të krishterëve të moshuar është një pasuri e çmuar?
• Në ç’mënyrë të moshuarit ‘mund të shpallin që Zoti është i drejtë’?
• Pse Jehovai i çmon shumë shërbëtorët e tij të moshuar?
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 13]
Si kanë qëndruar të shëndoshë në besim?
Çfarë i ka ndihmuar të krishterët që shërbejnë prej shumë vitesh, që të qëndrojnë të shëndoshë në besim dhe të ruajnë fuqinë frymore? Ja se çfarë kanë thënë disa:
«Është shumë e rëndësishme që të lexojmë shkrimet që përqendrohen te marrëdhënia jonë me Jehovain. Pothuajse çdo natë them përmendësh Psalmin 23 dhe 91.»—Oliva, e pagëzuar në vitin 1930.
«E kam si synim që të jem e pranishme në çdo fjalim pagëzimi dhe ta dëgjoj me kujdes sikur të ishte pagëzimi im. Mbajtja qartë në mendje e kushtimit që kam bërë, ka qenë një hap i rëndësishëm për të qëndruar besnik.»—Heri, i pagëzuar në vitin 1946.
«Është shumë e rëndësishme të lutemi çdo ditë, duke kërkuar gjithnjë ndihmën, mbrojtjen dhe bekimin e Jehovait dhe ‘duke e pranuar në të gjitha udhët tona’.» (Fjalët e urta 3:5, 6)—Antonio, i pagëzuar në vitin 1951.
«Kur dëgjoj përvojat e atyre që po i shërbejnë ende me besnikëri Jehovait pas kaq shumë vitesh, kjo më bën edhe më të vendosur që të qëndroj besnike ndaj tij.»—Xhona, e pagëzuar në vitin 1954.
«Është shumë e rëndësishme që të mos mendojmë shumë për veten. Gjithçka që kemi, e kemi falë dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë. Kur kemi këtë pikëpamje, kjo na ndihmon që ta kërkojmë aty ku duhet ushqimin frymor që na nevojitet për të qëndruar deri në fund.»—Arlena, e pagëzuar në vitin 1954.
[Figura në faqen 11]
Të moshuarit japin frytin e vlefshëm të Mbretërisë
[Figura në faqen 14]
Gjallëria frymore e të moshuarve është një pasuri e çmuar