Ti mund ta gëzosh Perëndinë
Ti mund ta gëzosh Perëndinë
A MUND të ndikojmë në të vërtetë te ndjenjat e Perëndisë? A mund të gëzohet Perëndia? Disa mendojnë se Perëndia është vetëm një fuqi e madhe. A mund të presim që një fuqi pa personalitet të gëzojë? Sigurisht që jo. Sidoqoftë, shqyrto se çfarë thotë Bibla për Perëndinë.
«Perëndia është Frymë»,—tha Jezu Krishti. (Gjoni 4:24) Një frymë është një formë jete e ndryshme nga njerëzit. Edhe pse është i padukshëm për sytë njerëzorë, një frymë ka trup, një trup «frymor». (1 Korintasve 15:44; Gjoni 1:18) Duke përdorur figura letrare, Bibla madje thotë për Perëndinë sikur ka sy, veshë, duar etj. * Gjithashtu Perëndia ka një emër. Ai është Jehova. (Psalmi 83:18) Pra, Perëndia i Biblës është një person frymor. (Hebrenjve 9:24) «Ai është Perëndia i gjallë dhe Mbreti i përjetshëm.»—Jeremia 10:10.
Duke qenë një person real, i gjallë, Jehovai është në gjendje të mendojë dhe të veprojë. Ai shfaq cilësi dhe ndjenja, ndien kënaqësi dhe pakënaqësi. Në të vërtetë Bibla ka me bollëk shprehje që zbulojnë se cilat gjëra i pëlqejnë ose nuk i pëlqejnë atij. Perënditë dhe idhujt e bërë nga njerëzit vetëm sa pasqyrojnë karakteristikat ose cilësitë e atyre që i kanë sajuar. Përkundrazi, Jehovai, Perëndia i plotfuqishëm është Krijuesi i ndjenjave të njerëzve.—Zanafilla 1:27; Isaia 44:7-11.
Jehovai është pa dyshim ‘Perëndia i lumtur’. (1 Timoteut 1:11) Ai jo vetëm gëzohet me veprat e tij krijuese, por edhe gjen kënaqësi duke plotësuar qëllimin e tij. Nëpërmjet profetit Isaia Jehovai shpall: «Do të bëj gjithçka më pëlqen . . . Kam folur dhe do të bëj që të ndodhë; kam bërë planin dhe do ta realizoj.» (Isaia 46:9-11) Psalmisti këndoi duke u shprehur se Jehovai ‘do të gëzohet me veprat e tij’. (Psalmi 104:31) Por ka edhe një burim tjetër gëzimi për Perëndinë. Perëndia thotë: «Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time.» (Fjalët e urta 27:11) Mendo se ç’do të thotë kjo: ne mund ta gëzojmë Perëndinë!
Si mund t’ia gëzosh zemrën Perëndisë?
Shqyrto se si Noeja, një kryefamiljar, ia gëzoi zemrën Jehovait. Noeja «gjeti hir në sytë e Zotit», sepse «ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij». Krejt ndryshe nga njerëzit e ligj të asaj kohe, Perëndia ishte aq i kënaqur me besimin dhe bindjen e Noesë, saqë për Noenë u tha se «eci me Perëndinë». (Zanafilla 6:6, 8, 9, 22) «Me anë të besimit, Noeja . . . tregoi frikë Perëndie dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij.» (Hebrenjve 11:7) Jehovai ishte i kënaqur me Noenë dhe e bekoi atë dhe familjen e tij duke i shpëtuar nga ajo periudhë e trazuar e historisë njerëzore.
Edhe patriarku Abraham ishte shumë i vetëdijshëm për ndjenjat e Jehovait. Fakti se ai e njihte mirë mënyrën e të menduarit të Perëndisë shihet qartë kur Jehovai e njoftoi se Sodoma dhe Gomorra do të shkatërroheshin për shkak të degjenerimit të tyre. Abrahami e njihte Jehovain aq sa të arrinte në përfundimin se as që mund të mendohej se Perëndia do të vriste të drejtin bashkë me të ligun. (Zanafilla 18:17-33) Vite më vonë, duke iu bindur urdhrit të Perëndisë, Abrahami «pothuaj e ofroi Isakun», sepse «ai qe i mendimit se Perëndia ishte në gjendje ta ngrinte atë edhe nga të vdekurit». (Hebrenjve 11:17-19; Zanafilla 22:1-18) Abrahami i kuptonte aq mirë ndjenjat e Perëndisë dhe shfaqi aq besim të fortë dhe bindje, saqë «u quajt ‘mik i Jehovait’».—Jakovi 2:23.
Një tjetër njeri që u përpoq t’ia gëzonte zemrën Jehovait ishte mbreti David i Izraelit të lashtë. Për të Jehovai tha: «Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, një njeri sipas zemrës sime, i cili do të bëjë të gjitha gjërat që unë dëshiroj.» (Veprat 13:22) Përpara se të ndeshej me gjigantin Goliad, Davidi u mbështet me besim të plotë te Perëndia dhe i tha mbretit izraelit, Saulit: «Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij filisteu.» Jehovai e bekoi Davidin për besimin që tregoi tek Ai, duke e ndihmuar që ta vriste Goliadin. (1 Samuelit 17:37, 45-54) Davidi donte që jo vetëm veprimet, por edhe ‘fjalët e gojës së tij dhe mendimi i zemrës së tij t’i pëlqenin Zotit’.—Psalmi 19:14, Dom Simon Filipaj.
Ç’të themi për ne? Si mund t’i pëlqejmë Jehovait? Sa më shumë mësojmë për ndjenjat e Perëndisë, aq më shumë do të bëhemi të vetëdijshëm se çfarë të bëjmë për t’ia gëzuar zemrën atij? Prandaj, kur lexojmë Biblën është e domosdoshme që të përpiqemi të mësojmë rreth ndjenjave të Perëndisë, në mënyrë që ‘të jemi të mbushur me njohurinë e saktë të vullnetit të tij me plot mençuri dhe kuptueshmëri frymore, në mënyrë që të ecim denjësisht për Jehovain me synimin që t’i pëlqejmë plotësisht atij’. (Kolosianëve 1:9, 10) Nga ana tjetër, njohuria që marrim na ndihmon të ndërtojmë besimin. Kjo është jetësore, sepse «pa besim është e pamundur t’i pëlqesh» Perëndisë. (Hebrenjve 11:6) Po, duke u përpjekur për të ndërtuar një besim të fortë dhe duke e përshtatur jetën sipas vullnetit të Jehovait, mund t’ia gëzojmë zemrën atij. Njëkohësisht duhet të kemi kujdes që të mos ia hidhërojmë zemrën Jehovait.
Mos ia hidhëro zemrën Perëndisë
Një shembull se si mund t’ia hidhërojmë zemrën Jehovait, gjendet në tregimin për ditët e Noesë. Në atë kohë «toka ishte . . . plot e përplot me dhunë. . . . Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij». Si u ndie Perëndia kur pa degjenerimin dhe dhunën në tokë? Bibla thotë: «Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.» (Zanafilla 6:5, 6, 11, 12) Perëndia u pendua ose i erdhi keq në kuptimin që sjellja e njerëzve u bë kaq e ligë, saqë Ai ndryshoi qëndrimin ndaj brezit të lig para Përmbytjes. Ngaqë u indinjua për shkak të ligësisë së tyre, Perëndia nga Krijuesi i njerëzve, ndryshoi qëndrim dhe u bë shkatërruesi i tyre.
Gjithashtu, Jehovai u hidhërua kur populli i tij, kombi i lashtë i Izraelit vazhdimisht i Psalmi 78:38-41) Edhe pse izraelitët rebelë me të drejtë vuajtën pasojat e sjelljes së tyre mëkatare, Bibla thotë se «në çdo hidhërim të tyre [Perëndia] u hidhërua».—Isaia 63:9.
shpërfilli ndjenjat dhe udhëheqjen e tij të dashur. Psalmisti u shpreh me pikëllim: «Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruan në vetmi! Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.» Prapëseprapë «ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë». (Me gjithë dëshmitë e shumta të ndjenjave të buta të Perëndisë për ta, izraelitët «u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje». (2 Kronikave 36:16) Përfundimisht rebelimi i tyre kokëfortë ‘e trishtoi Frymën e tij të shenjtë’ kaq shumë, saqë humbën miratimin e Jehovait. (Isaia 63:10) Cila qe pasoja? Me të drejtë Perëndia nuk i mbrojti më dhe mbi ta ra një gjëmë kur babilonasit pushtuan Judën dhe shkatërruan Jerusalemin. (2 Kronikave 36:17-21) Sa e trishtueshme është kur njerëzit vendosin të ndjekin një mënyrë jetese mëkatare që e fyen dhe e hidhëron Krijuesin e tyre!
Në Bibël thuhet se Perëndia ndjeu dhembje të thellë nga sjellja e tyre e padrejtë. (Psalmi 78:41) Ndër gjërat që e fyejnë Perëndinë, e që madje ai i urren, përfshihen: krenaria, gënjeshtrat, vrasjet, praktikimi i magjisë, falli, adhurimi i paraardhësve, sjellja e shthurur, homoseksualizmi, tradhtia bashkëshortore, incesti dhe shtypja e të varfërve.—Levitiku 18:9-29; 19:29; Ligji i përtërirë 18:9-12; Fjalët e urta 6:16-19; Jeremia 7:5-7; Malakia 2:14-16.
Çfarë ndien Jehovai për idhujtarinë? Tek Eksodi 20:4, 5 thuhet: «Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh.» Pse? Sepse një idhull «është një gjë e neveritshme për Zotin». (Ligji i përtërirë 7:25, 26) Apostulli Gjon paralajmëroi: «Fëmijë të vegjël, ruhuni nga idhujt.» (1 Gjonit 5:21) Po ashtu apostulli Pavël shkroi: «Të dashurit e mi, ikni prej idhujtarisë.»—1 Korintasve 10:14.
Kërko miratimin e Perëndisë
‘Të drejtët gëzojnë miqësinë e ngushtë’ të Perëndisë. «Ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.» (Proverbat [Fjalët e urta] 3:32, BR; 11:20) Përkundrazi, ata që vazhdojnë ta fyejnë Perëndinë, duke shpërfillur me kokëfortësi ndjenjat e tij, pas pak do të përjetojnë pasojat e indinjatës së tij. (2 Selanikasve 1:6-10) Po, së shpejti ai do t’i japë fund gjithë ligësisë që mbizotëron sot.—Psalmi 37:9-11; Sofonia 2:2, 3.
Gjithsesi, Bibla e bën shumë të qartë se Jehovai «nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë në pendim». (2 Pjetrit 3:9) Atij do t’i pëlqente më tepër të shfaqte përzemërsinë e tij ndaj të drejtëve që e duan, sesa të shprehte indinjatën e tij ndaj atyre që vendosin të mos ndreqen. Jehovai nuk kënaqet «me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë».—Ezekieli 33:11.
Prandaj askush nuk ka pse të përjetojë zemërimin e Jehovait. «Jehovai është shumë i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm.» (Jakovi ) Duke pasur siguri të plotë te ndjenjat e Perëndisë, ti mund ‘të hedhësh gjithë ankthin tënd mbi të, sepse ai interesohet për ty’. ( 5:111 Pjetrit 5:7) Ji i sigurt se ata që ia gëzojnë zemrën Jehovait kanë mundësinë e mrekullueshme që të gëzojnë miratimin dhe miqësinë e tij. Prandaj tani është më urgjente se kurrë më parë që ‘të vazhdosh të sigurohesh se çfarë është e pranueshme para Zotërisë’.—Efesianëve 5:10.
Sa e mrekullueshme është që Perëndia me dashamirësi të pamerituar ka zbuluar ndjenjat dhe cilësitë e tij të lavdishme! Për më tepër është brenda mundësive të tua t’ia gëzosh zemrën atij. Nëse dëshiron ta bësh këtë, të nxitim të kontaktosh me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde. Ata do të jenë të lumtur të të tregojnë gjëra praktike dhe të arritshme që kanë zbuluar gjatë përpjekjeve që kanë bërë për t’i pëlqyer Perëndisë.
[Shënimi]
^ par. 3 Shih kutinë me titull «Përse Bibla e përshkruan Perëndinë me terma njerëzorë?»
[Kutia në faqen 7]
Përse Bibla e përshkruan Perëndinë me terma njerëzorë?
Meqë «Perëndia është Frymë», ne nuk mund ta shohim me sytë fizikë. (Gjoni 4:24) Prandaj Bibla përdor figura letrare, si krahasime, metafora dhe antropomorfizma, për të na ndihmuar të kuptojmë fuqinë, madhështinë dhe veprat e Perëndisë. Fjala antropomorfizëm (nga greqishtja, «formë njeriu») do të thotë t’u veshësh karakteristika njerëzore subjekteve jonjerëzore. Kështu, ndonëse nuk e dimë se si është trupi frymor i Perëndisë, Bibla thotë se Perëndia ka sy, veshë, duar, krahë, gishtërinj, këmbë dhe zemër.—Zanafilla 8:21; Eksodi 3:20; 31:18; Jobi 40:9; Psalmi 18:9; 34:15.
Një gjuhë e tillë nuk do të thotë se trupi frymor i Perëndisë ka të njëjtat lloje gjymtyrësh si trupat njerëzorë. Antropomorfizmat nuk duhen marrë fjalë për fjalë. Ato vetëm sa i ndihmojnë njerëzit që të kenë një kuptueshmëri më të qartë për Perëndinë. Pa këto figura letrare do të ishte e vështirë, dhe ndoshta e pamundur, që të kuptohej nga njerëzit ndonjë përshkrim për Perëndinë. Sidoqoftë kjo nuk do të thotë se personaliteti i Perëndisë Jehova është sajuar nga njerëzit. Bibla shpjegon qartë se njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, dhe jo Perëndia sipas shëmbëlltyrës së njeriut. (Zanafilla 1:27) Meqë shkrimtarët e Biblës ‘u frymëzuan nga Perëndia’, përshkrimi që i bëjnë personalitetit të Perëndisë në të vërtetë është përshkrimi që i bën Ai cilësive të Tij. Këto cilësi janë po ato me të cilat i ka pajisur krijesat e tij njerëzore dhe që ata i shfaqin në masa të ndryshme. (2 Timoteut 3:16, 17) Në vend që të jenë cilësi që njeriu i vesh Perëndisë, ato janë në të vërtetë cilësitë me të cilat Perëndia e krijoi njeriun.
[Figura në faqen 4]
Noeja gjeti hir në sytë e Perëndisë
[Figura në faqen 5]
Abrahami i kuptonte ndjenjat e Perëndisë
[Figura në faqen 6]
Davidi u mbështet me besim të plotë te Jehovai
[Figura në faqen 7]
Ndërsa lexon Biblën mund të mësosh se si t’ia gëzosh zemrën Perëndisë
[Burimi i figurës në faqen 4]
Me mirësjelljen e observatorit anglo-australian, fotografi nga Dejvid Mejlin