Kërkoni Jehovain, Atë që shqyrton zemrat!
Kërkoni Jehovain, Atë që shqyrton zemrat!
«Më kërkoni dhe do të rroni.»—AMOSI 5:4.
1, 2. Çfarë kuptojmë kur Shkrimet thonë se Jehovai «shikon zemrën»?
PERËNDIA JEHOVA i tha profetit Samuel: «Njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.» (1 Samuelit 16:7) Në ç’kuptim Jehovai ‘shikon zemrën’?
2 Në Shkrime, zemra është përdorur shpesh si simbol i asaj që një njeri është nga brenda: dëshirat, mendimet, ndjenjat dhe përzemërsitë e tij. Prandaj, kur Bibla thotë se Perëndia shikon zemrën, e ka fjalën që sheh përtej pamjes së jashtme dhe përqendrohet te njeriu i brendshëm.
Perëndia heton Izraelin
3, 4. Çfarë kushtesh ekzistonin në mbretërinë prej dhjetë fisesh të Izraelit, sipas Amosit 6:4-6?
3 Çfarë pa në ditët e Amosit, Ai që shqyrton zemrat, kur vërejti mbretërinë prej dhjetë fisesh të Izraelit? Amosi 6:4-6 flet për burrat që ‘rrinin shtrirë mbi shtretër prej fildishi, dhe shtriheshin mbi divanet e tyre’. Ata ‘hanin qengjat e kopesë dhe viçat që merreshin nga stalla’. ‘Këndonin me tingullin e harpës’ dhe ‘pinin verë në kupa të gjera’.
4 Në pamje të parë, kjo mund të dukej 1 Mbretërve 10:22) Ka të ngjarë që shumë prej tyre ngjiteshin nëpër mobilie ose edhe vendoseshin së bashku me panelet dekorative nëpër mure.
një skenë e këndshme. Në rehatinë e shtëpive të tyre luksoze, të pasurit hanin e pinin gjërat më të mira dhe zbaviteshin me veglat muzikore më të mira. Kishin edhe «shtretër prej fildishi». Në Samari, që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Izraelit, arkeologët kanë gjetur sende prej fildishi të gdhendura me mjeshtëri. (5. Pse ishte i pakënaqur Perëndia me izraelitët e kohës së Amosit?
5 A ishte i pakënaqur Perëndia Jehova që izraelitët po jetonin në rehati, duke shijuar ushqime të shijshme, duke pirë verë të mirë dhe duke dëgjuar muzikë të bukur? Sigurisht që jo! Në fund të fundit, ai ua jep njerëzve të gjitha këto gjëra me bollëk për kënaqësinë e tyre. (1 Timoteut 6:17) Ato që i shkaktonin pakënaqësi Jehovait ishin dëshirat e gabuara të popullit, zemra e tyre e ligë, qëndrimi pa respekt që kishin ndaj Perëndisë dhe mungesa e dashurisë për izraelitët e tjerë.
6. Cila ishte gjendja frymore e Izraelit në ditët e Amosit?
6 Ata që ‘shtriheshin mbi divanë, që hanin qengjat e kopesë, që pinin verë dhe këndonin me tingullin e harpës’, i priste një e papritur. Pyetja që iu bë atyre ishte: «Mos po e hiqni nga mendja ditën e kobshme?» Kushtet që ekzistonin në Izrael duhej t’i kishin shqetësuar shumë, por jo, ata ‘nuk e ndienin dhembjen për katastrofën e Jozefit’. (Amosi 6:3-6, BR) Pavarësisht nga begatia ekonomike e kombit, Perëndia pa se në kuptimin frymor, Jozefi ose ndryshe Izraeli, ishte në gjendje të mjerueshme. Gjithsesi, njerëzit vazhdonin të qetë punët e tyre të përditshme. Shumë veta sot pasqyrojnë një qëndrim të ngjashëm. Ndoshta e pranojnë se jetojmë në kohë të vështira, por përderisa nuk preken vetë nga diçka, nuk duan t’ia dinë për gjendjen e mjerueshme të të tjerëve dhe nuk interesohen fare për gjërat frymore.
Izraeli, një komb i kalbur
7. Çfarë do t’i ndodhte popullit të Izraelit, po të mos ua vinte veshin paralajmërimeve hyjnore?
7 Në librin e Amosit na bëhet përshkrimi i një kombi që, pavarësisht nga pamja e tij e jashtme, ishte i kalbur nga brenda. Duke qenë se nuk ua vunë veshin paralajmërimeve hyjnore dhe nuk e rregulluan pikëpamjen e tyre, Jehovai do t’i braktiste në duart e armiqve. Asirianët do të vinin, do t’i zhvatnin nga shtretërit luksozë prej fildishi e
do t’i merrnin me forcë në robëri. Rehatia e tyre do të merrte fund!8. Si kishte arritur Izraeli në këtë gjendje frymore kaq të keqe?
8 Si ndodhi që izraelitët kishin rënë në një gjendje të tillë të mjeruar? Kjo situatë kishte filluar në vitin 997 p.e.s., kur fronin e mbretit Solomon e zuri biri i tij, Rehoboami, dhe dhjetë fiset e Izraelit u ndanë nga fisi i Judës dhe i Beniaminit. Mbreti i parë i mbretërisë prej dhjetë fisesh të Izraelit ishte Jeroboami I, «bir i Nebatit». (1 Mbretërve 11:26) Ai i bindi banorët e mbretërisë së tij se ishte e lodhshme të udhëtonin deri në Jerusalem për të adhuruar Jehovain. Po këtë nuk e bëri sepse i interesonte mirëqenia e popullit. Jo, ai donte të mbronte interesat e tij. (1 Mbretërve 12:26) Jeroboami kishte frikë se, në qoftë se izraelitët vazhdonin të shkonin në tempullin e Jerusalemit për festat vjetore në nder të Jehovait, me kalimin e kohës do të fillonin t’i ishin përsëri besnikë mbretërisë së Judës. Për të parandaluar këtë, Jeroboami urdhëroi të bëheshin dy viça prej ari e të vendoseshin njëri në Dan dhe tjetri në Bethel. Kështu, adhurimi i viçit u bë feja zyrtare për mbretërinë e Izraelit.—2 Kronikave 11:13-15.
9, 10. (a) Çfarë kremtimesh fetare themeloi mbreti Jeroboami I? (b) Çfarë mendonte Perëndia për festat që mbaheshin në Izrael në ditët e mbretit Jeroboami II?
9 Jeroboami u përpoq t’i jepte fesë së re një pamje të respektueshme. Ai organizoi kremtime fetare që, në njëfarë mase, ishin të ngjashme me festat që mbaheshin në Jerusalem. Te 1 Mbretërve 12:32 lexojmë: «Jeroboami caktoi një festë në muajin e tetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, të njëllojtë me festën që kremtohej në Judë dhe ofroi flijime mbi altarin. Kështu veproi në Bethel.»
10 Jehovai nuk i miratoi kurrë këto festa të rreme fetare. Ai e bëri të qartë këtë nëpërmjet Amosit më shumë se një shekull më vonë, gjatë mbretërimit të Jeroboamit II, i cili u bë mbret i mbretërisë së Izraelit rreth vitit 844 p.e.s. (Amosi 1:1) Sipas Amosit 5:21-24, Perëndia tha: «Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne. Edhe sikur të më ofroni olokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t’i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falënderimit të kafshëve të majme. Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua. Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.»
Ngjashmëri me ditët tona
11, 12. Çfarë ngjashmërish gjejmë midis adhurimit në Izraelin e lashtë dhe adhurimit në të ashtuquajturin krishterim?
11 Është e qartë se Jehovai u shqyrtoi zemrën atyre që merrnin pjesë në festat e Izraelit dhe i hodhi poshtë kremtimet dhe olokaustet e tyre. Sot, në mënyrë të ngjashme, Perëndia i hedh poshtë festat pagane të të ashtuquajturit krishterim, siç janë Krishtlindjet dhe Pashkët. Për adhuruesit e Jehovait, nuk mund të ketë kurrë lidhje midis drejtësisë dhe paligjshmërisë, midis dritës dhe errësirës.—2 Korintasve 6:14-16.
12 Ka edhe ngjashmëri të tjera midis adhurimit të të ashtuquajturit krishterim dhe atij të izraelitëve që adhuronin viçin. Edhe pse ndër ata që pohojnë se janë të krishterë, disa e pranojnë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, i ashtuquajturi krishterim në tërësi nuk është i motivuar ta adhurojë Perëndinë nga dashuria e sinqertë. Po të ishte ashtu, i ashtuquajturi krishterim do të këmbëngulte për ta adhuruar Jehovain «me frymë dhe të vërtetë», sepse ky është lloji i adhurimit që i pëlqen atij. (Gjoni 4:24) Për më tepër, i ashtuquajturi krishterim nuk ‘lë që e drejta të rrjedhë si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji’. Përkundrazi, i zbut vazhdimisht normat morale të Perëndisë. Toleron imoralitetin dhe mëkate të tjera të rënda, madje shkon deri atje sa bekon martesat e homoseksualëve!
«Doni të mirën»
13. Pse është e domosdoshme të zbatojmë fjalët e Amosit 5:15?
13 Të gjithë atyre që dëshirojnë ta adhurojnë në mënyrë të pranueshme, Jehovai u thotë: «Urreni të keqen, doni të mirën.» (Amosi 5:15, BR) Dashuria dhe urrejtja janë ndjenja të fuqishme, që dalin nga zemra e figurshme. Zemra është tradhtare, prandaj duhet të bëjmë çmos për ta ruajtur atë. (Fjalët e urta [Proverbat] 4:23; Jeremia 17:9) Nëse i lejojmë zemrës të ushqejë dëshira të gabuara, mund të fillojmë ta duam të keqen dhe ta urrejmë të mirën. E po të veprojmë sipas këtyre dëshirave, duke praktikuar mëkatin, edhe sikur të shfaqnim gjithë zellin e botës nuk do të mjaftonte për të na e rikthyer miratimin e Perëndisë. Prandaj, le t’i lutemi Perëndisë të na ndihmojë që ‘ta urrejmë të keqen dhe ta duam të mirën’!
14, 15. (a) Cilët ishin ata që po vepronin mirë në Izrael, por si po trajtoheshin nga të tjerët? (b) Si mund t’u japim zemër sot atyre që janë në shërbimin e plotkohor?
14 Por jo të gjithë izraelitët bënin gjëra të këqija në sytë e Jehovait. Për shembull, Hozea dhe Amosi ‘e donin të mirën’ dhe i shërbenin me besnikëri Perëndisë si profetë. Të tjerë kishin marrë zotimin për të jetuar si nazirej. Gjatë kohës që jetonin si nazirej, nuk përdornin asnjë prodhim që nxirrej nga rrushi, e sidomos verën. (Numrat 6:1-4) Si e shihnin izraelitët e tjerë jetën vetëmohuese të këtyre njerëzve që po vepronin mirë? Përgjigjja tronditëse e kësaj pyetjeje zbulon deri ku kishte shkuar kalbja frymore e kombit. Tek Amosi 2:12 thuhet: «I keni detyruar nazirejtë të pinë verë dhe i keni urdhëruar profetët duke thënë: ‘Mos profetizoni.’»
15 Duke parë shembullin besnik të nazirejve dhe të profetëve, izraelitët duhej të ishin turpëruar e duhej të ishin nxitur të ndryshonin rrugë. Në vend të kësaj, duke mos pasur kurrfarë dashurie, ata u përpoqën t’i pengonin këta burra besnikë që t’i jepnin lavdi Perëndisë. Në të njëjtën mënyrë, ne nuk duhet t’i nxitim kurrë të krishterët që janë pionierë, misionarë, mbikëqyrës udhëtues ose anëtarë të familjes Bethel, të lënë shërbimin e tyre të zellshëm në kohë të plotë dhe të kthehen në një jetë të ashtuquajtur normale. Përkundrazi, le t’i nxitim që ta vazhdojnë punën e mirë që po bëjnë!
16. Pse izraelitët në kohën e Moisiut ishin më mirë se ata në ditët e Amosit?
16 Ndonëse shumë izraelitë në ditët e Amosit kishin një jetë të kënaqshme nga ana materiale, nuk ishin ‘të pasur kundrejt Perëndisë’. (Luka 12:13-21) Për 40 vjet në shkretëtirë, etërit e tyre kishin pasur vetëm manë për të ngrënë. Nuk kishin bërë gosti me dema të ushqyer mirë e nuk shtriheshin të ngeshëm nëpër shtretër fildishi. Megjithatë, Moisiu me të drejtë u kishte thënë: «Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua . . . Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar.» (Ligji i përtërirë 2:7) Po, izraelitët në shkretëtirë i kishin pasur gjithnjë gjërat që u nevojiteshin me të vërtetë. Mbi të gjitha, kishin pasur dashurinë, mbrojtjen dhe bekimin e Perëndisë!
17. Pse Jehovai i kishte çuar në Tokën e Premtuar izraelitët e lashtë?
17 Jehovai u kujtoi bashkëkohësve të Amosit se i kishte sjellë etërit e tyre në Tokën e Premtuar dhe i kishte ndihmuar ta pastronin atë nga të gjithë armiqtë. (Amosi 2:9, 10) Por, pse Perëndia i nxori izraelitët e lashtë nga Egjipti dhe i çoi në vendin që u kishte premtuar? Që të bënin një jetë në luks të shfrenuar dhe ta hidhnin poshtë Krijuesin e tyre? Jo, aspak. Qëllimi ishte që të mund ta adhuronin si një popull i lirë dhe i pastër frymësisht. Por, banorët e mbretërisë prej dhjetë fisesh të Izraelit nuk e urrenin të keqen dhe nuk e donin të mirën. Ata po u jepnin lavdi shëmbëlltyrave të gdhendura, jo Perëndisë Jehova. Sa gjë e turpshme!
Jehovai u kërkon llogari
18. Pse na ka çliruar frymësisht Jehovai?
18 Perëndia nuk do ta shpërfillte sjelljen e turpshme të izraelitëve. Ai ua bëri më se të qartë pikëpamjen e tij me fjalët: «Do t’ju kërkoj llogari për të gjitha gabimet tuaja.» (Amosi 3:2, BR) Këto fjalë duhet të na bëjnë edhe ne të meditojmë për çlirimin tonë nga skllavëria e Egjiptit modern, pra sistemit të tanishëm të lig. Jehovai nuk na ka çliruar frymësisht që ne të ndjekim synimet tona egoiste. Ai na ka çliruar për t’i dhënë lavdi nga zemra, si një popull i lirë që e adhuron në mënyrë të pastër. Secili nga ne do të japë llogari për mënyrën se si po e përdor këtë liri që i ka dhënë Perëndia.—Romakëve 14:12.
19. Çfarë dëshirash kishin zhvilluar shumë izraelitë, sipas Amosit 4:4, 5?
19 Mjerisht, shumica e banorëve të Izraelit nuk ia vunë veshin mesazhit të fuqishëm që shpalli Amosi. Profeti u zbuloi gjendjen e sëmurë frymore të zemrës së tyre me këto fjalë që gjejmë tek Amosi 4:4, 5: «Shkoni në Bethel dhe kryeni mëkate; në Gilgal kryeni edhe më shumë mëkate, . . . sepse kështu ju pëlqen të veproni, o bij të Izraelit.» Izraelitët nuk kishin zhvilluar dëshira të përshtatshme. Nuk e kishin ruajtur zemrën. Si pasojë, shumica e tyre kishin arritur deri aty sa donin të keqen dhe urrenin të mirën. Ata njerëz kokëshkëmb që adhuronin viçin, nuk kishin ndryshuar. Jehovai do t’u kërkonte llogari, por ata do të vazhdonin kështu mëkatarë, derisa të vdisnin!
20. Si mund të veprojmë në përputhje me shkrimin e Amosit 5:4?
20 Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për këdo që jetonte në atë kohë në Izrael t’i mbetej besnik Jehovait. Nuk është e lehtë të shkosh kundër rrymës, dhe këtë e dinë shumë mirë të krishterët e sotëm, të rinj e të moshuar qofshin. Por, dashuria për Perëndinë dhe dëshira për t’i pëlqyer atij i motivoi disa izraelitë që të praktikonin adhurimin e vërtetë. Atyre Jehovai u bëri ftesën e përzemërt që gjejmë tek Amosi : «Më kërkoni dhe do të rroni.» Sot, Perëndia u tregon po ashtu mëshirë atyre që pendohen dhe e kërkojnë, duke marrë njohuri të saktë për Fjalën e tij dhe duke bërë vullnetin e tij. S’është e lehtë ta ndjekësh këtë drejtim, por ama të çon në jetën e përhershme.— 5:4Gjoni 17:3.
Begati pavarësisht nga uria frymore
21. Çfarë urie provojnë ata që nuk praktikojnë adhurimin e vërtetë?
21 Çfarë i priste ata që nuk përkrahnin adhurimin e vërtetë? Një uri e llojit më të keq, uria frymore! «‘Ja, do të vijnë ditët’,—thotë Zoti, Zoti,—‘gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.’» (Amosi 8:11) I ashtuquajturi krishterim gjendet në kthetrat e kësaj urie frymore. Megjithatë, njerëzit me zemër të drejtë që gjenden në të e kanë parë begatinë frymore të popullit të Perëndisë dhe po vërshojnë në organizatën e Tij. Kontrasti midis gjendjes së të ashtuquajturit krishterim dhe gjendjes së të krishterëve të vërtetë tregohet më së miri në këto fjalë të Jehovait: «Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, por ju do të keni uri; ja, shërbëtorët e mi do të pinë, por ju do të keni etje; ja shërbëtorët e mi do të gëzohen, por ju do të jeni të shushatur.»—Isaia 65:13.
22. Pse kemi arsye për të gëzuar?
22 A i çmojmë personalisht si shërbëtorë të Jehovait masat frymore dhe bekimet që kemi? Kur studiojmë Biblën dhe botimet e krishtere, kur ndjekim mbledhjet, asambletë dhe kongreset, me të vërtetë ndihemi sikur po këndojmë me gëzim për shkak të gjendjes së mirë të zemrës. Gëzojmë sepse kemi kuptueshmëri të qartë të Fjalës së Perëndisë, duke përfshirë këtu edhe profecinë e frymëzuar të Amosit.
23. Çfarë gëzojnë ata që i japin lavdi Perëndisë?
23 Prandaj, për të gjithë ata që e duan Perëndinë dhe duan t’i japin lavdi, profecia e Amosit përmban një mesazh shprese. Cilado qoftë tani gjendja jonë ekonomike ose sprovat që duhet të përballojmë në këtë botë të trazuar, ne që e duam Perëndinë po gëzojmë bekimet e tij dhe ushqimin më të mirë frymor. (Fjalët e urta 10:22; Mateu 24:45-47) Pra, e gjithë lavdia i shkon Perëndisë që na i jep të gjitha gjërat me bollëk për kënaqësinë tonë! Le të jemi të vendosur t’i japim përgjithmonë lavdi me gjithë zemër! Këtë privilegj të gëzueshëm do ta kemi nëse e kërkojmë Jehovain, Atë që shqyrton zemrat!
Si do të përgjigjeshit?
• Çfarë kushtesh kishte në Izrael në ditët e Amosit?
• Cili është ekuivalenti i sotëm i mbretërisë prej dhjetë fisesh të Izraelit, për sa i përket gjendjes së tij?
• Cila uri e parathënë ekziston sot, por cilët nuk janë prekur prej saj?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 21]
Shumë izraelitë jetonin në luks, por s’kishin begati frymore
[Figura në faqen 23]
Inkurajojini shërbëtorët e plotkohorë ta vazhdojnë punën e mirë që po bëjnë
[Figurat në faqet 24, 25]
Në popullin e lumtur të Jehovait askush nuk vuan nga uria frymore