Jehovai është Ai që na ndihmon
Jehovai është Ai që na ndihmon
«Ndihma më vjen nga Jehovai, Ai që ka bërë qiejtë dhe tokën.»—PSALMI 121:2, BR.
1, 2. (a) Pse të gjithë kemi nevojë për ndihmë nganjëherë? (b) Pse Jehovai mund të na ndihmojë më shumë se kushdo tjetër?
CILI nga ne nuk ka pasur kurrë nevojë për ndihmë? E vërteta është se të gjithëve na duhet nganjëherë ndihmë për të përballuar një problem të vështirë, një humbje të dhembshme ose për të duruar një sprovë të rëndë. Kur duan ndihmë, njerëzit shpesh i drejtohen një miku të ngushtë. Kur i zbrazen këtij miku, sikur u lehtësohet barra që mbajnë. Por njerëzit, sado dëshirë të kenë, s’kanë shumë në dorë për të na ndihmuar. Veç kësaj, jo gjithnjë të tjerët kanë mundësi të na përgjigjen kur kemi nevojë për ndihmë.
2 Megjithatë, ekziston Dikush që mund të na ndihmojë e që ka fuqi dhe energji të pashtershme. Për më tepër, ai na siguron se s’do të na braktisë kurrë. Psalmisti na tregon kush është Ai, pasi thotë me plot siguri: «Ndihma më vjen nga Jehovai.» (Psalmi 121:2, BR) Pse ishte i bindur ky psalmist se Jehovai do ta ndihmonte? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të shqyrtojmë Psalmin 121. Ky shqyrtim do të na ndihmojë të kuptojmë përse edhe ne mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na ndihmojë.
Një burim i sigurt ndihme
3. Te cilat male mund t’i ketë drejtuar sytë psalmisti dhe përse?
3 Si fillim psalmisti shpjegoi se meqë Jehovai ka krijuar gjithçka, kemi një bazë për të qenë të sigurt. «Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? Ndihma më vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën»,—shkroi ai. (Psalmi 121:1, 2) Psalmisti nuk i hodhi sytë te ndonjë mal çfarëdo. Kur u shkruan këto fjalë, tempulli i Jehovait ndodhej në Jerusalem. Ky qytet, që gjendej lart në malet e Judës, në kuptimin e figurshëm ishte vendi ku banonte Jehovai. (Psalmi 135:21) Psalmisti mund t’i ketë ngritur sytë nga malet e Jerusalemit, ku ishte ndërtuar tempulli i Jehovait, duke pritur i sigurt ndihmë prej Tij. Por, pse ishte kaq i sigurt psalmisti se Jehovai mund ta ndihmonte? Sepse Ai «ka bërë qiejtë dhe tokën». Me fjalë të tjera, psalmisti po thoshte: ‘Pa dyshim, asgjë s’mund ta pengojë Krijuesin e plotfuqishëm që të më ndihmojë!’—Isaia 40:26.
4. Si e tregoi psalmisti se Jehovai është gjithnjë vigjilent ndaj nevojave të popullit të tij? Pse ky është një mendim ngushëllues?
4 Pastaj psalmisti shpjegoi se Jehovai është gjithnjë vigjilent ndaj nevojave të shërbëtorëve të tij: «Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, Psalmi 121:3, 4) Është e pamundur që Perëndia të lejojë ‘t’u merren këmbët’ atyre që besojnë tek ai ose të pësojnë një rënie nga e cila nuk mund të ngrihen më. (Fjalët e urta [Proverbat] 24:16) Përse jo? Sepse Jehovai është si një bari vigjilent e syçelë që ruan delet e tij. A s’është ky një mendim ngushëllues? As edhe për një çast Jehovai s’do t’i mbyllë sytë për të mos parë nevojat e popullit të tij. Ai vigjilon mbi ta ditë e natë.
ai që të mbron nuk do të dremitë. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.» (5. Pse thuhet që Jehovai është «në të djathtën» tonë?
5 I sigurt se Jehovai është Mbrojtësi besnik i popullit të tij, psalmisti shkroi: «Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.» (Psalmi 121:5, 6) Për dikë që udhëtonte më këmbë në Lindjen e Mesme, një vend me hije ishte shumë i dëshiruar, sepse siguronte mbrojtje nga dielli përvëlues. Jehovai është si një vend me hije për popullin e tij, duke i mbrojtur nga nxehtësia përvëluese e katastrofave. Vër re se thuhet që Jehovai është «në të djathtën» tonë. Në luftërat e lashta, një ushtar e kishte disi të pambrojtur anën e djathtë, pasi nuk e mbulonte mburoja, që mbahej me dorën e majtë. Një shok besnik i vinte në mbrojtje atij ushtari, duke qëndruar e duke luftuar në krahun e tij të djathtë. Si një mik i tillë, Jehovai qëndron me besnikëri në krah të adhuruesve të tij, gjithnjë gati për t’i ndihmuar.
6, 7. (a) Si na siguron psalmisti se Jehovai do ta ndihmojë gjithnjë popullin e tij? (b) Pse mund të kemi edhe ne të njëjtën siguri si psalmisti?
6 A do të reshtë Jehovai ndonjëherë së ndihmuari popullin e tij? Edhe vetë mendimi është i paimagjinueshëm. Psalmisti përfundoi me fjalët: «Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.» (Psalmi 121:7, 8) Siç e vërejmë, shkrimtari s’e vuri më theksin tek e tashmja, por tek e ardhmja. Më parë, në Ps 121 vargun 5, psalmisti kishte thënë: «Zoti është ai që të mbron.» Kurse në këto vargje shkroi: «Zoti do të të ruajë.» Kështu, adhuruesit e vërtetë janë të sigurt se Jehovai do t’i ndihmojë edhe në të ardhmen. Kudo që të jenë, çfarëdo e keqe t’u bjerë, nuk do të jenë kurrë aq larg sa ai të mos i ndihmojë dot.—Fjalët e urta 12:21.
7 Po, shkrimtari i Psalmit 121 ishte i sigurt se Krijuesi i plotfuqishëm vigjilon mbi shërbëtorët e tij me butësinë e një bariu të dashur dhe me vigjilencën e një roje. Kemi çdo arsye për të pasur një siguri si ajo që kishte psalmisti, sepse Jehovai nuk ndryshon. (Malakia 3:6) A do të thotë kjo se do të kemi gjithnjë mbrojtje në kuptimin fizik? Jo, por do të na mbrojë nga gjithçka që mund të na dëmtonte frymësisht, për aq kohë sa do t’i drejtohemi atij për ndihmë. Është më se e natyrshme të pyesim: ‘Si na mbron Jehovai?’ Le të shqyrtojmë katër mënyra se si na mbron. Në këtë artikull do të trajtojmë se si i ka ndihmuar shërbëtorët e tij në kohët biblike. Pastaj, në artikullin vijues, do të shqyrtojmë se si e ndihmon popullin e tij sot.
Ndihmë nga engjëjt
8. Pse nuk habitemi që engjëjt interesohen shumë për mirëqenien e shërbëtorëve tokësorë të Perëndisë?
8 Jehovai ka nën komandën e tij miliona e miliona engjëj. (Danieli 7:9, 10) Këta bij frymorë bëjnë vullnetin e tij me besnikëri. (Psalmi 103:20) E kanë më se të qartë se Jehovai i do shumë adhuruesit e tij njerëzorë dhe se dëshiron t’i ndihmojë. Prandaj, nuk habitemi që engjëjt interesohen shumë për mirëqenien e shërbëtorëve tokësorë të Perëndisë. (Luka 15:10) Atëherë, me siguri që engjëjt duhet të jenë shumë të kënaqur kur Jehovai i përdor për të ndihmuar njerëzit. Si i përdori Jehovai engjëjt për të ndihmuar shërbëtorët e tij njerëzorë në kohët e lashta?
9. Jepni një shembull se si Perëndia u dha fuqi engjëjve që të mbronin njerëzit besnikë.
9 Perëndia u dha fuqi engjëjve që të mbronin e të çlironin njerëzit besnikë. Dy engjëj Zanafilla 19:1, 15-17) Një engjëll i vetëm vrau 185.000 ushtarë asirianë që kërcënonin Jerusalemin. (2 Mbretërve 19:35) Kur Danielin e hodhën në një gropë luanësh, Jehovai ‘dërgoi engjëllin e tij që ua mbylli gojën luanëve’. (Danieli 6:21, 22) Një engjëll çliroi apostullin Pjetër nga burgu. (Veprat 12:6-11) Bibla përmend edhe shumë shembuj të tjerë të mbrojtjes engjëllore, duke vërtetuar atë që thotë Psalmi 34:7: «Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.»
ndihmuan Lotin dhe bijat e tij që të shpëtonin nga shkatërrimi i Sodomës dhe i Gomorrës. (10. Si e përdori Jehovai një engjëll për t’i dhënë zemër profetit Daniel?
10 Në disa raste, Jehovai i përdori engjëjt për të inkurajuar e për të forcuar njerëzit besnikë. Një shembull prekës e gjejmë në kapitullin e dhjetë të Danielit. Në atë kohë, ndoshta Danieli ishte rreth 100 vjeç. Profeti ishte shumë i shkurajuar. Me sa duket e shkurajonte gjendja e shkretuar e Jerusalemit dhe vonesa e rindërtimit të tempullit. Gjithashtu u turbullua pasi pa një vegim të frikshëm. (Danieli 10:2, 3, 8) Me dashuri, Perëndia dërgoi një engjëll që t’i jepte zemër. Më shumë se një herë, engjëlli i kujtoi Danielit se ishte «shumë i dashur» për Perëndinë. Cili ishte rezultati? Profeti i moshuar i tha engjëllit: «Më ke dhënë forcë.»—Danieli 10:11, 19.
11. Përmendni një shembull që tregon si u përdorën engjëjt për të drejtuar veprën e predikimit të lajmit të mirë.
11 Jehovai i përdori engjëjt edhe për të drejtuar veprën e predikimit të lajmit të mirë. Një engjëll e drejtoi Filipin që t’i predikonte për Krishtin një eunuku etiopas, i cili pastaj u pagëzua. (Veprat 8:26, 27, 36, 38) Pak kohë më vonë, vullneti i Perëndisë ishte që të fillonte predikimi i lajmit të mirë edhe te johebrenjtë e parrethprerë. Në një vegim, një engjëll iu shfaq Kornelit, një johebreu me frikë Perëndie, dhe e udhëzoi të dërgonte njerëz për të thirrur apostullin Pjetër. Kur lajmëtarët që kishte dërguar Korneli e gjetën Pjetrin, i thanë: «Kornelit . . . iu dhanë udhëzime hyjnore nga një engjëll i shenjtë që të të thërrasë të vish në shtëpinë e tij e të dëgjojë ato që ke për t’i thënë.» Pjetri pranoi të shkonte dhe kështu, johebrenjtë e parë të parrethprerë u bënë pjesë e kongregacionit të krishterë. (Veprat 10:22, 44-48) Mendo si do të ndiheshe po ta dije se një engjëll të ka ndihmuar që të takoje një njeri të prirur drejt jetës së përhershme!
Ndihmë me anë të frymës së shenjtë
12, 13. (a) Pse apostujt e Jezuit kishin arsye të forta për të besuar se fryma e shenjtë mund t’i ndihmonte? (b) Si u dha fuqi fryma e shenjtë të krishterëve në shekullin e parë?
12 Pak para se të vdiste, Jezui i siguroi apostujt se nuk do të mbeteshin pa ndihmë. Ati do t’u jepte ‘ndihmësin, frymën e shenjtë’. (Gjoni 14:26) Apostujt kishin arsye të forta për të besuar se fryma e shenjtë mund t’i ndihmonte. Kjo sepse Shkrimet e frymëzuara janë plot me shembuj se si e përdori Jehovai frymën e shenjtë, forcën më të madhe në univers, për të ndihmuar popullin e tij.
13 Në shumë raste, fryma e shenjtë u përdor për t’u dhënë fuqi njerëzve që të bënin vullnetin e Jehovait. Fryma e shenjtë u dha fuqi gjykatësve të çlironin Izraelin. (Gjyqtarët 3:9, 10; 6:34) E njëjta frymë u dha fuqi të krishterëve në shekullin e parë që të vazhdonin të predikonin me guxim, ndonëse hasnin kundërshtime në lloj-lloj formash. (Veprat 1:8; 4:31) Suksesi që patën në përmbushjen e shërbimit ishte një dëshmi e fuqishme e veprimit të frymës së shenjtë. Përndryshe, si mund të shpjegohej që njerëz «të pashkolluar e të thjeshtë» arritën ta shpërndanin mesazhin e Mbretërisë në mbarë botën që njihej atëherë?—Veprat 4:13; Kolosianëve 1:23.
14. Si e ka përdorur Jehovai frymën e tij të shenjtë për t’i dhënë më shumë kuptueshmëri popullit të tij?
14 Jehovai e përdori frymën e tij të shenjtë edhe për t’i dhënë më shumë kuptueshmëri popullit të tij. Me ndihmën e frymës së Perëndisë, Zanafilla 41:16, 38, 39) Nëpërmjet frymës së tij, Jehovai bëri që qëllimet e tij t’u zbuloheshin njerëzve të përulur, por të mbeteshin të fshehura për krenarët. (Mateu 11:25) Kështu, lidhur me gjërat që siguron Jehovai «për ata që e duan», apostulli Pavël tha: «Perëndia na i ka zbuluar neve nëpërmjet frymës së tij.» (1 Korintasve 2:7-10) Një njeri mund ta kuptonte vërtet vullnetin e Perëndisë vetëm me ndihmën e frymës së shenjtë.
Jozefi arriti të shpjegonte ëndrrat profetike të faraonit. (Ndihmë nga Fjala e Perëndisë
15, 16. Çfarë duhej të bënte Josiu që të vepronte me mençuri?
15 Fjala e frymëzuar e Jehovait është ‘e dobishme për të mësuar’ dhe u jep mundësi shërbëtorëve të Perëndisë të jenë ‘krejtësisht të zotët, plotësisht të pajisur për çdo vepër të mirë’. (2 Timoteut 3:16, 17) Në Bibël ka shumë shembuj se si shërbëtorët e Perëndisë në kohët e lashta morën ndihmë duke lexuar pjesë të Fjalës së tij që tashmë ishin hedhur me shkrim.
16 Shkrimet ndihmuan për t’u dhënë udhëheqje të besueshme adhuruesve të Perëndisë. Kur iu besua përgjegjësia për të udhëhequr Izraelin, Josiut iu tha: «Ky libër i ligjit [që ishte dokumentuar nga Moisiu] mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh [do të veprosh me mençuri, BR].» Siç e shohim, Perëndia nuk i premtoi Josiut se do t’i jepte mençuri me anë të ndonjë mrekullie. Jo, por nëse Josiu lexonte ‘librin e ligjit’ dhe meditonte rreth tij, do të vepronte me mençuri.—Jozueu 1:8; Psalmi 1:1-3.
17. Si u ndihmuan Danieli dhe mbreti Josia nga ato pjesë të Shkrimeve që kishin?
17 Fjala e shkruar e Perëndisë ndihmoi edhe për të zbuluar vullnetin dhe qëllimin e tij. Për shembull, duke lexuar shkrimet e Jeremisë, Danieli kuptoi për sa kohë do të mbetej i shkretuar Jerusalemi. (Jeremia 25:11; Danieli 9:2) Shqyrto edhe çfarë ndodhi gjatë mbretërimit të mbretit Josia të Judës. Në atë kohë, kombi ishte larguar nga Jehovai dhe mbretërit me sa duket nuk kishin bërë një kopje të Ligjit, që ta zbatonin pastaj në jetë. (Ligji i përtërirë 17:18-20) Por, ndërsa po meremetohej tempulli, u gjet ‘libri i ligjit’, ndoshta i shkruar nga vetë Moisiu. Ky me sa duket ishte teksti origjinal, i cili ishte përfunduar rreth 800 vjet më parë. Pasi i lexuan ç’thuhej aty, Josia e kuptoi sa shumë ishte larguar kombi nga vullneti i Jehovait, dhe mori masa të prera për të bërë çfarë ishte shkruar në libër. (2 Mbretërve 22:8; 23:1-7) A nuk është e qartë se shërbëtorët e Perëndisë në kohët e lashta u ndihmuan nga ato pjesë të Shkrimeve të Shenjta që kishin në dorë?
Ndihmë me anë të bashkëbesimtarëve
18. Pse mund të themi që kur një adhurues i vërtetë ndihmon një tjetër, burimi i ndihmës është Jehovai?
18 Ndihma që jep Jehovai shpesh vjen me anë të bashkëbesimtarëve. Në fakt, sa herë që një adhurues i vërtetë ndihmon një tjetër, burimi i vërtetë i ndihmës është Perëndia. Përse themi kështu? Për dy arsye. Së pari, është e përfshirë fryma e shenjtë e Perëndisë. Kur njerëzit luten që fryma e shenjtë të veprojë te ta, kjo frymë prodhon frytet e saj, ku përfshihet dashuria dhe mirësia. (Galatasve 5:22, 23) Prandaj, kur një shërbëtor i Perëndisë ndihet i shtyrë të ndihmojë një tjetër, kjo është një shenjë se fryma e Jehovait po vepron. Së dyti, ne jemi bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. (Zanafilla 1:26) Kjo do të thotë se kemi aftësinë për të shfaqur cilësitë e tij, ku përfshihen dashamirësia dhe dhembshuria. Prandaj, sa herë që një shërbëtor i Jehovait ndihmon një tjetër, Burimi i vërtetë i ndihmës është Ai cilësitë e të cilit po pasqyrohen.
19. Si u siguroi Jehovai shërbëtorëve të tij ndihmë me anë të bashkëbesimtarëve, sipas asaj që thuhet në Bibël?
19 Si u siguroi Jehovai ndihmë nëpërmjet bashkëbesimtarëve shërbëtorëve të tij në kohët biblike? Shpesh ai bëri që një nga shërbëtorët e tij t’i jepte këshilla një tjetri, si për shembull kur Jeremia i dha këshilla jetëshpëtuese Barukut. (Jeremia 45:1-5) Nganjëherë, adhuruesit e vërtetë u ndien të shtyrë të siguronin ndihmë materiale për bashkëbesimtarët, si në rastin kur të krishterët në Maqedoni e në Akai u treguan të zellshëm për të ndihmuar vëllezërit nevojtarë në Jerusalem. Apostulli Pavël tha se kjo bujari, me të drejtë, solli si rezultat «shprehje falënderimi drejtuar Perëndisë».—2 Korintasve 9:11.
20, 21. Në cilat rrethana ishte apostulli Pavël kur mori forcë nga vëllezërit e Romës?
20 Sidomos prekëse janë tregimet se si shërbëtorët e Jehovait bënë përpjekje për të forcuar e për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit. Të shohim një shembull që ka të bëjë me apostullin Pavël. Kur e kishin burgosur dhe po e çonin në Romë, Pavli udhëtoi nëpër rrugën romake të njohur si Rruga Apia. Faza e fundit e udhëtimit ishte veçanërisht e pakëndshme, sepse udhëtarët duhej të kalonin nëpër një zonë të ulët moçalore. * Vëllezërit në kongregacionin e Romës e dinin se Pavli po vinte. Çfarë do të bënin? A do ta pritnin rehat-rehat në shtëpitë e tyre, derisa Pavli të vinte në qytet, e pastaj të shkonin ta takonin?
Veprat 28:15) Mendo pak, vetëm se i pa vëllezërit që kishin bërë këtë mundim dhe tërë atë rrugë që nga Roma, Pavli mori kurajë dhe u ngushëllua! E kë falënderoi Pavli për këtë ndihmë e mbështetje? Burimin e vërtetë të saj, Perëndinë Jehova.
21 Luka, një shkrimtar i Biblës që shoqëroi Pavlin në këtë udhëtim, na thotë çfarë ndodhi: «Që atje [nga Roma] vëllezërit, kur dëgjuan për ne, erdhën për të na takuar deri te Pazari Apia dhe Tri Tavernat.» Përfytyroje pak skenën. Duke e ditur se Pavli po vinte, një delegacion me vëllezër u nis që nga Roma për ta takuar. Një pjesë e delegacionit po priste në Pazarin Apia, një vendqëndrim i famshëm që ndodhej rreth 74 kilometra larg Romës. Pjesa tjetër e vëllezërve e pritnin te Tri Tavernat, një pikë ndalese rreth 58 kilometra larg qytetit. Si reagoi Pavli? Luka na thotë: «Kur i vuri re, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori kurajë.» (22. Cili do të jetë shkrimi i vitit për 2005-n? Çfarë do të trajtohet në artikullin vijues?
22 Ky dokumentim i mënyrës se si ka vepruar Perëndia flet qartë. Ai s’ka të krahasuar për ndihmën që jep. Në përputhje me këtë, për vitin 2005 Dëshmitarët e Jehovait do të kenë si shkrim viti fjalët e Psalmit 121:2: «Ndihma më vjen nga Jehovai.» Po sot, si na ndihmon Jehovai? Kjo do të trajtohet në artikullin vijues.
[Shënimi]
^ par. 20 Horaci, poet romak (65—8 p.e.s.), i cili kishte bërë të njëjtin udhëtim, bëri disa komente për parehatitë e kësaj pjese të fundit të rrugës. Horaci e përshkroi Pazarin Apia si «plot e përplot me varkëtarë dhe me hanxhinj koprracë». U ankua për «mushkonjat dhe bretkosat e mallkuara», si edhe për ujin «e qelbur».
A ju kujtohet?
Si ka siguruar ndihmë Jehovai:
• me anë të engjëjve?
• me anë të frymës së tij të shenjtë?
• me anë të Fjalës së tij të frymëzuar?
• me anë të bashkëbesimtarëve?
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 15]
Shkrimi i vitit për 2005-n do të jetë: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»—Psalmi 121:2, BR.
[Figura në faqen 16]
Pavli falënderoi Perëndinë për ndihmën që mori nga vëllezërit në Romë