A ka tepër njohuri në botë?
A ka tepër njohuri në botë?
Ulur buzë detit, në Afrikën Perëndimore, një çift po sodiste hënën e argjendtë lart në qiell. «Mendo sa di njeriu për hënën, po kushedi sa ka akoma për të mësuar?!»—tha i menduar burri.
E shoqja ia ktheu: «Imagjino sikur të arrinim ta shikonim tokën siç po shohim tani hënën. Mendo sa njohuri ka sot në botë, po sa kemi akoma për të mësuar?! Pastaj, mendo: jo vetëm toka që rrotullohet rreth diellit, po i gjithë sistemi diellor është në lëvizje. I bie që mbase s’do të jemi më kurrë në këtë pikë të universit ku jemi tani. Vërtet, ne e dimë ku ndodhemi vetëm në krahasim me trupat e tjerë qiellorë që njohim. Kemi kaq shumë njohuri për disa gjëra, por në njëfarë kuptimi s’dimë me saktësi as vendndodhjen tonë!»
KËTO mendime kanë të bëjnë me disa të vërteta themelore. Duket sikur kemi jashtëzakonisht tepër për të mësuar. Natyrisht, ne mësojmë gjëra të reja çdo ditë, po pavarësisht se sa mësojmë, duket sikur nuk arrijmë dot të përvetësojmë gjithçka që duam të dimë.
Kuptohet, përveç aftësisë për të përvetësuar informacione të reja, është rritur edhe aftësia për të depozituar e për të ruajtur njohurinë. Falë teknologjisë, njohuria që ka grumbulluar e depozituar njerëzimi është bërë marramendëse. Kompjuterët e sotëm kanë një kapacitet kaq të madh, saqë është dashur të shpiken terma të reja matematikore për t’i përshkruar. Një disk i thjeshtë, CD-ROM, mund të mbajë një sasi të madhe informacioni, dhe ka një kapacitet prej 680 megabajtësh, a më shumë. Një lloj tjetër disku, DVD, mund të mbajë pothuajse shtatë herë më shumë, e tani po dalin disqe të tilla me kapacitet depozitimi edhe më të madh.
Edhe mjetet që ka shoqëria e sotme për të komunikuar të dhëna, janë pothuajse përtej aftësisë sonë për të kuptuar. Shtypshkronjat rotative kanë shpejtësi marramendëse, dhe prodhojnë kushedi sa gazeta, revista e libra. Dikush që përdor Internetin, mund të ketë në dispozicion sasi të pafundme informacioni me një klikim të vetëm në kompjuter. Me këto mënyra, si edhe me të tjera, shpërndarja e informacionit po bëhet shumë më shpejt nga sa mund ta përvetësojnë njerëzit. Nganjëherë, kur informacioni është në sasi tepër të mëdha, themi se ka një lumë kaq të madh informacionesh, sa një njeri duhet të mësojë të ‘notojë’ në të, ndërkohë që përpiqet të mos e marrë të gjithin njëherësh. Kjo sasi marramendëse na detyron të jemi përzgjedhës.
Veprat 19: 35, 36) Ndonëse duket që ky fakt njihej nga të gjithë, e madje shumë prej tyre do të thoshin se ishte i padiskutueshëm, në të vërtetë ajo shëmbëlltyrë nuk kishte rënë nga qielli. Prandaj, me arsye të forta, Bibla e Shenjtë i paralajmëron të krishterët të ruhen prej asaj që «në mënyrë të rreme quhet ‘njohuri’».—1 Timoteut 6:20.
Një arsye tjetër pse duhet të jemi përzgjedhës, është se shumica e informacioneve ekzistuese nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë. Madje, një pjesë janë edhe të padëshirueshme, që nuk ia vlen t’i dish. Nuk duhet të harrojmë se njohuria përfshin çfarëdolloj informacioni, qoftë i mirë a i keq, qoftë pozitiv a negativ. Si për t’i ngatërruar edhe më shumë gjërat, disa informacione, që shumë veta i konsiderojnë si fakte të provuara, nuk janë të sakta. Sa shpesh ka ndodhur që edhe deklaratat e autoriteteve shumë të vlerësuara, me kalimin e kohës kanë dalë të gabuara ose të rreme? Për shembull, të mendojmë për sekretarin e qytetit të Efesit, i cili pa dyshim konsiderohej si zyrtar me shumë njohuri. Ai pohoi: «Kush mes njerëzimit në të vërtetë nuk e di se qyteti i efesianëve është roja e tempullit të Artemisës së madhe dhe i shëmbëlltyrës që ra nga qielli?» (Një tjetër arsye që na detyron të jemi përzgjedhës për njohurinë, është se tani për tani jeta është shumë e shkurtër. Pavarësisht nga mosha juaj, ndoshta ka shumë fusha që do të donit t’i eksploronit më tepër, por e kuptoni se nuk do të jetoni aq gjatë sa ta bëni këtë.
A do të ndryshojë ndonjëherë ky problem themelor? A mund të ketë ndonjë fushë njohurie që do ta zgjatë shumë jetën e njeriut, madje përgjithmonë? Mos ndoshta një njohuri e tillë ekziston tashmë? Nëse po, a do të kenë mundësi ta marrin të gjithë? A do të vijë dita kur e gjithë njohuria që ekziston do të jetë siç e shpresojmë, pra, e vërtetë? Çifti i përmendur më sipër, që janë të dy misionarë, ka gjetur përgjigje të kënaqshme për këto pyetje. Edhe ju mund t’i gjeni përgjigjet. Ju lutemi, lexojeni artikullin vijues, që do t’ju tregojë si mund të merrni njohuri përgjithmonë!