Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një udhëtim i gjatë që shpërblehet

Një udhëtim i gjatë që shpërblehet

Një udhëtim i gjatë që shpërblehet

NGA Republika Demokratike e Kongos na vjen përvoja e dy motrave të një gjaku. Ato vendosën të bënin një udhëtim të gjatë mes një zone të shkretuar nga lufta, ngaqë donin të shkonin në Kongresin Krahinor «T’i japim lavdi Perëndisë», që bëhej në Lisalë. Mezi po prisnin të nxirrnin dobi nga mësimet frymore, të gëzonin shoqërinë e krishterë në kongres, por edhe të takonin përfaqësuesit e zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Kinshasë. Për shkak të luftës civile në vend, kishte vite që nuk takonin askënd nga zyra e degës, ndaj donin të përfitonin nga kjo mundësi për t’i takuar.

Udhëtuan me piroga, një lloj lundre, që nga qyteti i lindjes, Basekusu, deri në Lisalë. Ishte një udhëtim rreth 300 kilometra i gjatë, përmes një pylli dhe dy lumenjve, i cili zgjati tri javë. Të dyja motrat shërbejnë në kohë të plotë, njëra prej 3 vjetësh e tjetra prej 19 vjetësh, kështu që gjatë udhëtimit shfrytëzuan rastin për të përhapur lajmin e mirë të Mbretërisë. Kaluan rreth 110 orë duke u predikuar njerëzve udhës, dhe shpërndanë 200 fletushka e 30 revista.

U duhej të lundronin mes hipopotamësh e krokodilësh, që në atë vend janë me shumicë. Netëve nuk udhëtonin dot, sepse në terr kishte rreziqe të mëdha. Veç kësaj, kaluan mjaft postblloqe ushtarake.

Edhe pse udhëtimi qe goxha i gjatë e rraskapitës, motrat ishin të kënaqura që bënë ato përpjekje. Të dyja e vlerësonin vërtet dhe ishin të kënaqura që ndodheshin në kongres në Lisalë. E vërteta ua çoi zemrat peshë, dhe shoqëria e 7.000 vëllezërve e motrave atje i inkurajoi. Pas kongresit, hasën po ato vështirësi gjatë udhës për t’u kthyer te familjet e tyre, që i gjetën shëndoshë e mirë.