Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kontribute që ia gëzojnë zemrën Perëndisë

Kontribute që ia gëzojnë zemrën Perëndisë

Kontribute që ia gëzojnë zemrën Perëndisë

NUK është një histori e bukur. Mbretëresha Atalia kishte uzurpuar fronin e Judës, me intriga e vrasje. Duke pandehur se të gjithë trashëgimtarët e fronit ishin vrarë tashmë, ajo e shpalli veten mbretëreshë. Një grua tjetër, princesha Jehosheba, e cila e donte fort Jehovain dhe Ligjin e tij, u tregua e guximshme dhe fshehu një pasardhës të mbretit, vogëlushin Jehoas. Jehosheba dhe i shoqi, kryeprifti Jehojada, e mbajtën trashëgimtarin të fshehur në tempull për gjashtë vjet.​—2 Mbretërve 11:1-3.

Kur Jehoasi mbushi shtatë vjeç, kryeprifti Jehojada ishte gati të vinte në zbatim planin e tij për të hequr mbretëreshën e ligë nga froni të cilin e kishte uzurpuar me mashtrim. Ai e nxori djalin nga vendi ku e kishte fshehur dhe e kurorëzoi si trashëgimtarin e ligjshëm të mbretërisë. Atalinë, mbretëreshën e ligë, e nxorën jashtë truallit të tempullit dhe e ekzekutuan rojat mbretërore, e kjo e lehtësoi dhe e gëzoi popullin. Me veprimet e tyre, Jehojada dhe Jehosheba dhanë një kontribut të çmuar për të rivendosur adhurimin e vërtetë në Judë. Por, ç’është më e rëndësishmja, ata kontribuan që të vazhdonte linja mbretërore e Davidit, nga e cila do të vinte Mesia.​—2 Mbretërve 11:4-21.

Edhe mbreti i sapokurorëzuar, dha një kontribut që ia gëzoi zemrën Perëndisë. Shtëpia e Jehovait ishte në gjendje mjaft të keqe dhe kishte nevojë për t’u restauruar. Ambicia tepër e madhe e Atalisë për të qenë e vetmja sundimtare në Judë bëri që tempulli jo vetëm të lihej pas dore, por edhe të zhvatej. Prandaj Jehoasi iu fut me gjithë zemër rindërtimit dhe restaurimit të tempullit. Pa vonesë, ai nxori një dekret që të mblidheshin fondet për restaurimin e shtëpisë së Jehovait. Ai tha: «Tërë paratë që sillen në shtëpinë e Jehovait për blatimet e shenjta, pra, paratë që i janë vënë si taksë secilit, paratë për shpirtrat sipas vlerësimit që i është bërë secilit dhe tërë paratë që sjell në shtëpinë e Jehovait kushdo që nxitet nga zemra, priftërinjtë t’i marrin nga populli dhe të meremetojnë plasat e shtëpisë kudo që të ketë të tilla.»​—2 Mbretërve 12:4, 5.

Populli kontribuoi me gatishmëri. Por, priftërinjtë nuk po e përmbushnin me gjithë zemër detyrën e tyre në restaurimin e tempullit. Si rrjedhojë, mbreti vendosi që ta merrte vetë situatën në dorë e dha urdhër që të gjitha kontributet të hidheshin drejtpërdrejt në një kuti të posaçme. Ngarkoi Jehojadën me këtë detyrë dhe tregimi vazhdon: «Prifti Jehojada mori një arkë, i hapi një vrimë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në të djathtë kur hyn në shtëpinë e Jehovait. Aty priftërinjtë që ishin derëtarë hodhën tërë paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait. Kur shihnin se në arkë kishte shumë para, sekretari i mbretit dhe kryeprifti vinin, i lidhnin nëpër qese dhe i numëronin paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait. Paratë që kishin numëruar ua jepnin në dorë atyre që ishin caktuar për të mbikëqyrur punën në shtëpinë e Jehovait. Këta paguanin me to punuesit e drurit, ndërtuesit që punonin në shtëpinë e Jehovait, muratorët si dhe latuesit e gurit. Ata i përdornin ato edhe për të blerë dru e gurë të latuar për meremetimin e plasave të shtëpisë së Jehovait, si dhe për gjithçka që shpenzohej gjatë meremetimit të shtëpisë.»​—2 Mbretërve 12:9-12.

Populli u përgjigj me gjithë zemër. Shtëpia e adhurimit të Jehovait u restaurua, kështu që tani mund të vazhdonin të adhuronin në mënyrë të denjë. Pra, të gjitha kontributet e ofruara u përdorën si duhet. Vetë mbreti Jehoas u sigurua për këtë!

Sot, pjesa e dukshme e organizatës së Jehovait tregon kujdes që të gjitha fondet e dhuruara të përdoren në mënyrën e duhur për të çuar përpara adhurimin e Jehovait, dhe të krishterët e vërtetë janë përgjigjur me gjithë zemër, ashtu si ata izraelitë të lashtë. Ndoshta edhe ju keni qenë ndër ata që kanë kontribuar për të çuar përpara interesat e Mbretërisë gjatë vitit të shkuar të shërbimit. Më poshtë janë renditur disa nga mënyrat se si janë përdorur kontributet tuaja.

PËR BOTIMET

Në të gjithë botën, janë shtypur këto botime, për t’u përdorur si mjete studimi dhe për t’u shpërndarë:

• Broshura: 167.854.462

• Fletushka: 440.995.740

• Kalendarë: 5.405.955

• Libra: 47.490.247

• Libreza: 6.834.740

• Revista: 1.179.266.348

• Videokaseta: 3.168.611

Shtypja bëhet në Afrikë, në Amerikën e Veriut, të Jugut dhe Qendrore, në Azi, Evropë dhe në disa shtete ishullore të oqeanit Paqësor​—gjithsej në 19 vende.

«Më quajnë Kejtlin Mei. Jam tetë vjeçe. Kam 28 dollarë, dhe dëshiroj që t’i përdorni për makinat e shtypit. Nga motra juaj e vogël, Kejtlin.»

«Familja jonë u mblodh për të folur për makinat e reja të shtypit. Djali dhe vajza, 11 dhe 9 vjeç, vendosën të jepnin nga kursimet e tyre, që edhe ata të kontribuonin. Bashkë me kontributet tona, jemi të gëzuar që dërgojmë edhe kontributet e tyre.»

PËR NDËRTIMIN

Më poshtë janë disa nga projektet e ndërtimit që janë bërë për të mbështetur veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait:

• Salla Mbretërie në vendet me të ardhura të kufizuara: 2.180

• Salla Asamblesh: 15

• Zyra dege: 10

• Vullnetarë ndërkombëtarë në shërbimin e plotkohor: 2.342

«Këtë fundjavë bëmë mbledhjen e parë në Sallën tonë të re të Mbretërisë. Jemi shumë të kënaqur që kemi një vend të përshtatshëm për të lëvduar Atin tonë, Perëndinë Jehova. Falënderojmë Jehovain dhe juve që kujdeseni për nevojat tona duke ndërtuar më shumë Salla Mbretërie. Në fakt, Salla jonë e Mbretërisë është vërtet një xhevahir për lagjen tonë.»​—Kili.

«Vëllezërit e motrat e vlerësojnë shumë ndihmën që jep organizata e Jehovait. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të flasim për kohën e mrekullueshme që kaluam me ekipin e ndërtimit.»​—Moldavi.

«Kohët e fundit, unë dhe gruaja festuam 35-vjetorin e martesës. Po vritnim mendjen se çfarë t’i blinim njëri-tjetrit me këtë rast, dhe menduam të jepnim diçka për Jehovain e për organizatën e tij, pasi pa ndihmën e tyre ndoshta nuk do të kishim një martesë të suksesshme. Do të donim që paratë në këtë zarf të përdoreshin si kontribut për ndërtimin e ndonjë Salle Mbretërie në vendet që nuk kanë shumë mundësi financiare.»

«Kohët e fundit kam trashëguar një pasuri, dhe meqenëse ‘dëshirat’ e mia janë të pakta dhe ‘nevojat’ e mia edhe më të pakta, do të doja që t’i përdornit këto para për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, për të cilat kanë vërtet nevojë në shumë vende.»

NDIHMA NË RAST KATASTROFASH

Në këto ditë të fundit, katastrofat shpesh bien papritur. Shumë Dëshmitarë të Jehovait japin kontribute të tjera, për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre që janë në zonat e prekura nga katastrofat. Ju kujtojmë që kontributet për ndihma në kohë katastrofash administrohen si pjesë e veprës mbarëbotërore. Disa vende ku Dëshmitarët e Jehovait kanë ndihmuar viktimat e katastrofave janë:

• Afrikë

• Azi

• Ishujt e Karaibeve

• Ishujt e Paqësorit

«Unë dhe burri im duam t’ju falënderojmë shumë për ndihmat që dërguat për të na lehtësuar nga dëmtimet që shkaktuan uraganet. Kështu patëm mundësinë t’i vinim një çati të re shtëpisë. Ju falënderojmë vërtet që na mbështetët kaq shpejt.»

«Më quajnë Konor dhe jam 11 vjeç. Kur pashë se çfarë ndodhi kur ra tsunami, doja që të ndihmoja edhe unë. Shpresoj që këto para t’i ndihmojnë sadopak vëllezërit dhe motrat e mia.»

SHËRBËTORË SPECIALË NË KOHË TË PLOTË

Një numër të krishterësh shërbejnë në kohë të plotë në veprën e ungjillëzimit ose në shtëpitë Bethel. Disa shërbëtorë në kohë të plotë mbështeten nga kontributet vullnetare. Ndër ta janë:

• Misionarë: 2.635

• Mbikëqyrës udhëtues: 5.325

• Bethelitë: 20.092

«Meqë tani nuk shërbej dot në Bethel [një djalë 5-vjeçar], dua të dërgoj këto kontribute me shumë dashuri. Kur të rritem, do të shkoj në Bethel dhe do të punoj shumë atje.»

Për të zgjeruar veprën e arsimimit biblik

Jezu Krishti i ngarkoi ithtarët e tij që ‘të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet’. (Mateu 28:19) Duke iu bindur këtij urdhri, Dëshmitarët e Jehovait janë angazhuar në predikimin dhe në përhapjen e mesazhit të Biblës në 235 vende. Ata botojnë dhe shpërndajnë literaturë biblike në 413 gjuhë.

Vërtet, kontributi më i vlefshëm që mund të japë një i krishterë për të ndihmuar të tjerët të mësojnë për Perëndinë dhe për qëllimet e Tij, është koha. Dëshmitarët e Jehovait kanë dhënë shumë nga koha dhe energjitë e tyre për të ndihmuar të tjerët. Ata janë treguar bujarë edhe nga ana financiare, dhe të gjitha kontributet e tyre, në një formë a një tjetër, kanë ndihmuar që emri i Jehovait dhe qëllimet e Tij të shpallen në të gjithë tokën. Jehovai i bekoftë gjithmonë këto përpjekje për të ndihmuar të tjerët që të mësojnë rreth tij! (Proverbat 19:17) Kjo gatishmëri për të ndihmuar ia gëzon zemrën Jehovait!​—Hebrenjve 13:15, 16.

[Kutia në faqet 28-30]

Mënyra që zgjedhin disa për të dhënë

KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE

Shumë veta lënë mënjanë ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kuti kontributesh me etiketën «Kontribute për veprën mbarëbotërore​—Mateu 24:14».

Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këtë sasi parash zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin e tyre. Gjithashtu dhuratat vullnetare në para mund të dërgohen drejtpërdrejt në adresën: Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, Attention Treasurer’s Office, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483, ose në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait që shërben në vendin tuaj. Çeqet që dërgohen në adresën e mësipërme duhet t’i bëhen të pagueshme Shoqatës Watch Tower. Mund të dhurohen, gjithashtu, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara. Këto kontribute duhet të shoqërohen me një letër të shkurtër ku thuhet se këto janë dhurata pa kusht.

RREGULLIMI PËR PARATË E LËNA NË MIRËBESIM ME KUSHT

Paratë mund t’i lihen në mirëbesim Shoqatës Watch Tower për t’i përdorur në mbarë botën. Megjithatë, me kërkesë të dhuruesit, fondet do t’i kthehen atij. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Thesarit në adresën e treguar më sipër.

DHËNIE E PLANIFIKUAR

Përveç dhurimeve pa kusht në para, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto përfshijnë:

Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të emërohet si përfituesja e një police sigurimi për jetën ose i një plan pensioni.

Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitave ose llogaritë individuale të pensioneve, mund t’i lihen në mirëbesim ose t’i bëhen të pagueshme pas vdekjes Shoqatës Watch Tower, sipas kërkesave bankare vendëse.

Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower si një dhuratë pa kusht.

Pronat e paluajtshme: Pronat e paluajtshme që mund të shiten, mund të dhurohen ose duke bërë një dhuratë pa kusht, ose në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një pronë dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë aty gjatë jetës së tij ose të saj. Kontaktoni zyrën e degës në vendin tuaj, para se të kaloni një pronë të paluajtshme.

Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Dhurimi të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore është një rregullim ku dikush i transferon para ose sigurime një korporate të caktuar që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait. Si shkëmbim, dhuruesi ose dikush i caktuar nga dhuruesi, merr një pagesë vjetore të përcaktuar, për çdo vit të jetës. Për vitin në të cilin është bërë dhurimi i të ardhurave, dhuruesi ka lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.

Testamente dhe lënie në mirëbesim: Pronat ose paratë mund t’i lihen në trashëgimi Shoqatës Watch Tower me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose Shoqata Watch Tower mund të emërohet si përfituesja e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një marrëveshje mirëbesimi në dobi të një organizate fetare mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.

Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies së planifikuar, është përgatitur në gjuhën angleze dhe spanjolle një broshurë e titulluar Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose që mund të lihen në trashëgimi pas vdekjes. Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me këshilltarët e tyre ligjorë a fiskalë, shumë veta kanë mundur të mbështetin veprimtaritë fetare e humanitare të Dëshmitarëve të Jehovait në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më shumë lehtësime nga taksat. Kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje drejtpërdrejt Zyrës së Dhënies së Planifikuar.

Për më tepër informacione mund të kontaktoni Zyrën e Dhënies së Planifikuar, qoftë me shkrim, qoftë me telefon, në adresën e treguar më poshtë ose mund të kontaktoni zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në vendin tuaj.

Charitable Planning Office

Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

100 Watchtower Drive

Patterson, New York 12563-9204

Telefon: (845) 306-0707

[Burimi i figurës në faqen 27]

Videokaseta Besnikë: Stalini: U.S. Army photo