Të tregojmë respekt për mbledhjet tona të shenjta
Të tregojmë respekt për mbledhjet tona të shenjta
«Unë do t’i çoj në malin tim të shenjtë dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.»—ISAIA 56:7.
1. Çfarë arsyesh biblike kemi që të shfaqim respektin e duhur për mbledhjet tona?
JEHOVAI e ka mbledhur popullin e tij—të krishterët e mirosur dhe shokët e tyre—që ta adhurojnë në ‘malin e tij të shenjtë’. Ai po u fal gëzim brenda ‘shtëpisë së tij të lutjes’, tempullit të tij frymor, që është «shtëpi lutjeje për të gjitha kombet». (Isaia 56:7; Marku 11:17) Nga kjo del në pah se adhurimi i Jehovait është i shenjtë, i pastër dhe i lartësuar. Duke shfaqur respektin e duhur për mbledhjet që bëjmë për të studiuar dhe për të adhuruar, tregojmë se kemi pikëpamjen e Jehovait për gjërat e shenjta.
2. Ç’gjë tregon se Jehovai e konsideronte të shenjtë vendin që zgjodhi për adhurimin e tij? Si e tregoi Jezui se kishte të njëjtën pikëpamje?
2 Në Izraelin e lashtë, vendi që Jehovai zgjodhi për adhurimin e Tij duhej konsideruar i shenjtë. Tabernakulli bashkë me pajisjet e tij duheshin mirosur dhe shenjtëruar ‘që të bëheshin shumë të shenjta’. (Dalja 30:26-29) Dy ndarjet e shenjtërores quheshin «Vendi i Shenjtë» dhe «Më e Shenjta». (Hebrenjve 9:2, 3) Më vonë tabernakulli u zëvendësua nga tempulli në Jerusalem. Meqë ishte qendra e adhurimit të Jehovait, Jerusalemi quhej ‘qyteti i shenjtë’. (Nehemia 11:1; Mateu 27:53) Gjatë shërbimit të tij në tokë, Jezui tregoi respektin e duhur për tempullin. Ai u mbush me zemërim kur pa që njerëzit e përdornin pa respekt zonën e tempullit për qëllime tregtare dhe për t’i rënë shkurt kur donin të shkonin diku.—Marku 11:15, 16.
3. Ç’gjë ilustron natyrën e shenjtë të asambleve të Izraelit?
3 Izraelitët mblidheshin rregullisht për të adhuruar Jehovain dhe për të dëgjuar teksa lexohej Ligji i tij. Disa ditë të festave të tyre quheshin asamble të shenjta ose solemne, dhe kjo tregonte natyrën e shenjtë të atyre mbledhjeve. (Levitiku 23:2, 3, 36, 37) Në asamblenë që u mbajt në ditët e Ezdrës dhe të Nehemisë, levitët «i shpjegonin ligjin popullit». Ngaqë «i tërë populli qante kur dëgjonte fjalët e ligjit», levitët «i thoshin gjithë popullit që të heshtte, me fjalët: ‘Heshtni, sepse kjo ditë është e shenjtë!’» Më pas izraelitët festuan festën shtatëditore të kasolleve me «një gëzim shumë të madh». Gjithashtu «libri i ligjit të Perëndisë së vërtetë u lexua me zë të lartë ditë për ditë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Ata e mbajtën festën shtatë ditë dhe ditën e tetë mbajtën një asamble solemne, sipas rregullit». (Nehemia 8:7-11, 17, 18) Këto ishin vërtet raste të shenjta që kërkonin vëmendjen dhe respektin e të pranishmëve.
Mbledhjet tona janë të shenjta
4, 5. Cilat veçori të mbledhjeve tregojnë se ato janë të shenjta?
4 Vërtet që sot Jehovai nuk ka një qytet të shenjtë në tokë në kuptimin e mirëfilltë, me një tempull të veçantë të kushtuar për adhurimin e tij. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se mbledhjet për adhurimin e Jehovait janë të shenjta. Tri herë në javë mblidhemi që të lexojmë dhe të studiojmë Shkrimet. Aty Nehemia 8:8) Të gjitha mbledhjet tona fillojnë e mbarojnë me një lutje dhe në shumicën prej tyre i këndojmë këngë lavdie Jehovait. (Psalmi 26:12) Mbledhjet e kongregacionit janë vërtet pjesë e adhurimit tonë dhe nga ne kërkohet që të kemi një qëndrim të devotshëm dhe të tregojmë vëmendje e respekt për to.
‘shtjellohet’ Fjala e Jehovait dhe, si në kohën e Nehemisë, ‘shpjegohet domethënia’ e saj. (5 Jehovai e bekon popullin e tij kur mblidhet për ta adhuruar atë, për të studiuar Fjalën e tij dhe për të gëzuar shoqërinë e këndshme të krishterë. Kur është ora e mbledhjes, mund të jemi të sigurt se atje ‘Jehovai urdhëron që të jetë bekimi i tij’. (Psalmi 133:1, 3) Marrim këtë bekim nëse jemi të pranishëm dhe ndjekim me vëmendje programin frymor. Për më tepër, Jezui tha: «Atje ku janë dy ose tre të mbledhur bashkë në emrin tim, edhe unë jam atje, mes tyre.» Sipas kontekstit, këto fjalë zbatohen për pleqtë e krishterë kur mblidhen që të trajtojnë probleme serioze që lindin midis individëve, por, në parim, zbatohen edhe për mbledhjet tona. (Mateu 18:20) Nëse Krishti, nëpërmjet frymës së shenjtë, është i pranishëm kur të krishterët mblidhen bashkë në emrin e tij, a nuk duhen konsideruar të shenjta këto mbledhje?
6. Ç’mund të thuhet për vendet tona të mbledhjeve, qofshin të mëdha ose të vogla?
6 Është e vërtetë se Jehovai nuk banon në tempuj të bërë nga njerëzit. Sidoqoftë Sallat tona të Mbretërisë janë vende të adhurimit të vërtetë. (Veprat 7:48; 17:24) Ne mblidhemi atje që të studiojmë Fjalën e Jehovait, t’i lutemi atij dhe t’i këndojmë lavdi. Kjo vlen edhe për Sallat tona të Asambleve. Ndërtesat më të mëdha të marra me qira për të zhvilluar kongrese—të tilla si auditore, salla ekspozitash ose stadiume—bëhen vende adhurimi ndërsa përdoren për mbledhjet tona të shenjta. Këto raste për adhurim, qofshin të mëdha ose të vogla, meritojnë respektin tonë, dhe kjo duhet të pasqyrohet në qëndrimin dhe në sjelljen tonë.
Mënyra se si të tregojmë respekt për mbledhjet
7. Në ç’mënyrë konkrete mund të tregojmë respekt për mbledhjet?
7 Ka mënyra konkrete se si mund të tregojmë respekt për mbledhjet. Një mënyrë është që të jemi të pranishëm për të kënduar këngët e Mbretërisë. Shumë prej këtyre janë shprehur në formë lutjesh dhe prandaj duhen kënduar me nderim të thellë. Apostulli Pavël i citoi si thënie të Jezuit fjalët e Psalmit 22: «Do t’ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të kongregacionit do të të lëvdoj me këngë.» (Hebrenjve 2:12) Kështu, ne duhet ta bëjmë zakon që të jemi të ulur para se drejtuesi të njoftojë këngën dhe pastaj, ndërsa këndojmë, të përqendrohemi te kuptimi i fjalëve. Mënyra si këndojmë pasqyroftë ndjenjat e psalmistit, i cili shkroi: «Unë do ta përlëvdoj Jehovain me gjithë zemër mes të drejtëve që janë të lidhur ngushtë me të, mes asamblesë së tyre.» (Psalmi 111:1) Po, t’i këndojmë lavdi Jehovait është një arsye shumë e mirë për të ardhur herët në mbledhje dhe për të ndenjur deri në fund.
8. Cili shembull në Bibël tregon se lutjet që bëhen në mbledhje meritojnë respektin dhe vëmendjen tonë?
8 Një veçori tjetër që i pasuron frymësisht të gjitha mbledhjet tona është lutja e përzemërt që bëhet për gjithë ata që janë mbledhur. Në një rast, të krishterët e shekullit të parë në Jerusalem u mblodhën dhe «iu lutën së bashku Perëndisë» me përgjërim. Si rrjedhim, pavarësisht nga përndjekja, ata vazhduan ‘ta thoshin fjalën e Perëndisë me guxim’. (Veprat 4:24-31) A e përfytyrojmë dot që gjatë asaj lutjeje ndonjë nga të pranishmit ta kishte mendjen të hallakatur? Jo, ata u lutën «së bashku». Lutjet që bëhen në mbledhjet tona pasqyrojnë ndjenjat e të gjithë të pranishmëve. Ato meritojnë respektin dhe vëmendjen tonë.
9. Si mund të tregojmë respekt për mbledhjet e shenjta me veshjen dhe sjelljen tonë?
9 Gjithashtu mund të tregojmë se sa thellë e respektojmë natyrën e shenjtë të mbledhjeve me mënyrën si vishemi. Paraqitja jonë e jashtme, si veshja dhe modeli i flokëve, mund t’ia shtojë dinjitetin mbledhjeve. Apostulli Pavël këshilloi: «Dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë të luten e të ngrenë duart besnikërisht, pa zemërim dhe pa debate. Po ashtu, dëshiroj që gratë të stolisen me veshje të rregullta, me modesti dhe mendje të shëndoshë, jo me modele të gërshetimit të flokëve me ar e me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta, por si u ka hije grave që pohojnë se nderojnë thellë Perëndinë.» (1 Timoteut 2:8-10) Kur ndjekim kongrese të mëdha që mbahen në stadiume të hapura, mund të vishemi në përputhje me kushtet e motit, e megjithatë në mënyrë dinjitoze. Veç kësaj, nga respekti për këto raste, nuk do të hamë ushqime ose nuk do të përtypim çamçakëz gjatë sesioneve. Veshja dhe sjellja e përshtatshme në mbledhjet tona nderon Perëndinë Jehova, adhurimin e tij dhe bashkadhuruesit tanë.
Sjellje që i ka hije shtëpisë së Perëndisë
10. Si e tregoi apostulli Pavël se në mbledhjet e krishtere kërkohet një sjellje e shkëlqyer?
10 Në kapitullin 14 të letrës së parë drejtuar korintasve, gjejmë këshillën e mençur të apostullit Pavël se si duhen drejtuar mbledhjet e krishtere. Ai përfundoi duke thënë: «Çdo gjë le të ndodhë si ka hije dhe me rregull.» (1 Korintasve 14:40) Mbledhjet tona janë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së kongregacionit të krishterë dhe kërkojnë një sjellje që i ka hije shtëpisë së Jehovait.
11, 12. (a) Çfarë u duhet ngulitur në mendje fëmijëve që ndjekin mbledhjet? (b) Në ç’mënyrë të përshtatshme mund të shprehin fëmijët besimin në mbledhje?
11 Në veçanti fëmijëve duhet t’u mësohet si të sillen në mbledhje. Prindërit e krishterë duhet t’u shpjegojnë fëmijëve se Salla e Mbretërisë dhe vendi ku bëhet Studimi i Librit i Kongregacionit nuk janë vende për të luajtur. Ato janë vende ku adhurojmë Jehovain dhe studiojmë Fjalën e tij. Mbreti i mençur Solomon shkroi: «Ruaji këmbët e tua kurdo që të shkosh në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Njeriu le të afrohet për të dëgjuar.» (Eklisiastiu 5:1) Moisiu i mësoi izraelitët që të mblidheshin bashkë të rritur e «fëmijë». Ai tha: «Mblidhni popullin . . . që të dëgjojë e të mësojë, pasi ai duhet t’i frikësohet Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe të përmbushë me kujdes të gjitha fjalët e këtij ligji. T’i dëgjojnë bijtë e tyre, që nuk i kanë ditur dhe të mësojnë t’i frikësohen Jehovait.»—Ligji i përtërirë 31:12, 13.
12 Po kështu edhe sot, fëmijët i ndjekin mbledhjet bashkë me prindërit në radhë të parë për të dëgjuar dhe për të mësuar. Sapo të jenë në gjendje të kushtojnë vëmendje dhe të kuptojnë të paktën të vërtetat bazë të Biblës, edhe fëmijët mund të bëjnë «publikisht shpalljen» e besimit të tyre, duke dhënë komente të shkurtra. (Romakëve 10:10) Një fëmijë i vogël mund të fillojë duke u përgjigjur me pak fjalë për një pyetje që e kupton. Në fillim mund t’i duhet ta lexojë përgjigjen, por me kalimin e kohës do të përpiqet ta thotë përgjigjen me fjalët e veta. Kjo i sjell dobi e kënaqësi fëmijës dhe fjalë të tilla që shprehin besimin e tij ua kënaqin zemrën të rriturve që janë të pranishëm. Natyrisht prindërit japin shembullin duke bërë edhe vetë komente. Atje ku është e mundur, është mirë që fëmijët të kenë Biblën e tyre, librin e këngëve dhe botimin që po studiohet. Ata duhet të mësojnë të tregojnë respektin e duhur për këto botime. E gjithë kjo do të ngulitë në mendjen e fëmijëve që mbledhjet tona janë të shenjta.
13. Çfarë përfundimi shpresojmë të nxjerrin ata që vijnë në mbledhjet tona për herë të parë?
13 Sigurisht, nuk duam që mbledhjet tona t’u ngjajnë shërbesave kishtare të krishterimit të rremë. Këto shërbesa janë ose të ftohta dhe me shfaqje të tepruara shenjtërie, ose të zhurmshme si koncerte roku. Duam që mbledhjet në Sallën e Mbretërisë të jenë të përzemërta e mikpritëse, por jo deri në atë pikë sa t’u ngjajnë mjediseve për të kaluar kohën e lirë. Ne mblidhemi për të adhuruar Jehovain, prandaj mbledhjet tona duhet të jenë gjithnjë dinjitoze. Duam që ata që vijnë në mbledhje për herë të parë, pasi të dëgjojnë materialin që paraqitet dhe pasi të vërejnë sjelljen tonë e të fëmijëve tanë, të thonë: «Perëndia është vërtet mes jush.»—1 Korintasve 14:25.
Një veçori e përhershme e adhurimit tonë
14, 15. (a) Si të bëjmë që ‘të mos lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë’? (b) Si po përmbushet tashmë Isaia 66:23?
14 Siç u tha më parë, Jehovai po mbledh popullin e tij dhe po i fal gëzim brenda ‘shtëpisë Isaia 56:7) Nehemia besnik u kujtoi judenjve të tjerë se duhej të tregonin respektin e duhur për tempullin e mirëfilltë, duke e mbështetur materialisht. Ai tha: «Ne nuk duhet ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë.» (Nehemia 10:39) Gjithashtu, edhe ne nuk duhet të lëmë pas dore ftesën e Jehovait për ta adhuruar brenda ‘shtëpisë së tij të lutjes’.
së tij të lutjes’, tempullit të tij frymor. (15 Duke treguar se duhet të mblidhemi rregullisht për të adhuruar, Isaia profetizoi: «Nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një sabat në tjetrin, çdo njeri do të vijë që të përkulet para meje,—thotë Jehovai.» (Isaia 66:23) Kjo gjë po ndodh sot. Rregullisht, çdo javë të çdo muaji, të krishterët e kushtuar mblidhen për të adhuruar Jehovain. Ndër të tjera, e bëjnë këtë duke ndjekur mbledhjet e krishtere dhe duke marrë pjesë në shërbim. A je një nga ata që ‘vijnë dhe përkulen para Jehovait’ rregullisht?
16. Pse ndjekja e rregullt e mbledhjeve duhet të jetë një veçori e përhershme e jetës sonë që tani?
16 Isaia 66:23 do të përmbushet plotësisht kur të jetojmë në botën e re të premtuar nga Jehovai. Në atë kohë «çdo njeri», në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, javë për javë dhe muaj për muaj, «do të vijë që të përkulet» ose të adhurojë Jehovain për gjithë përjetësinë. Meqë mbledhjet për të adhuruar Jehovain do të jenë një veçori e përhershme e veprimtarive tona frymore në botën e re, a nuk duhet ta bëjmë që tani ndjekjen e rregullt të mbledhjeve tona të shenjta një veçori të përhershme të jetës sonë?
17. Pse kemi nevojë për mbledhjet ‘aq më tepër tani, që e shohim se dita po afrohet’?
17 Ndërsa fundi afrohet, duhet të jemi më të vendosur se kurrë që të ndjekim mbledhjet e krishtere për të adhuruar Jehovain. Nga respekti për natyrën e shenjtë të mbledhjeve tona, nuk lejojmë që puna, detyrat e shkollës ose kurset e ndryshme, të na pengojnë të mblidhemi rregullisht me bashkëbesimtarët. Kemi nevojë për forcën që vjen nga kjo shoqëri e krishterë. Mbledhjet e kongregacionit na japin mundësi të njohim, të inkurajojmë dhe të nxitim njëri-tjetrin «për dashuri dhe vepra të shkëlqyera». Kemi nevojë ta bëjmë këtë ‘aq më tepër tani, që e shohim se dita po afrohet’. (Hebrenjve 10:24, 25) Tregofshim pra, gjithnjë respektin e duhur për mbledhjet tona të shenjta duke i ndjekur rregullisht, duke u veshur në mënyrë të përshtatshme dhe duke u sjellë siç ka hije! Duke vepruar kështu tregojmë se kemi pikëpamjen e Jehovait për gjërat e shenjta.
Pyetje për rishikim
• Ç’gjë e tregon se mbledhjet e popullit të Jehovait duhen konsideruar të shenjta?
• Cilat veçori të mbledhjeve tregojnë se ato janë të shenjta?
• Si mund të tregojnë respekt fëmijët për natyrën e shenjtë të mbledhjeve?
• Pse duhet ta bëjmë një veçori të përhershme të jetës sonë ndjekjen e rregullt të mbledhjeve?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 28]
Mbledhjet që bëhen për të adhuruar Jehovain janë të shenjta, pavarësisht se ku mbahen
[Figura në faqen 31]
Fëmijët tanë i ndjekin mbledhjet për të dëgjuar dhe për të mësuar