Një çështje në të cilën përfshihesh edhe ti
Një çështje në të cilën përfshihesh edhe ti
A KE një mik ose një pjesëtar të familjes me të cilin je shumë i lidhur? Po sikur dikush të të akuzonte se e mban këtë lidhje vetëm për arsye egoiste? A nuk do të ndiheshe keq, madje i zemëruar? Pikërisht këtë akuzë ka bërë Satana Djalli kundër të gjithë atyre që kanë një lidhje të ngushtë me Perëndinë Jehova.
Mendo se ç’ndodhi kur Satanai arriti ta shtynte çiftin e parë njerëzor, Adamin dhe Evën, që të thyente ligjin e Perëndisë dhe të bashkohej me të në rebelimin kundër Perëndisë. A do të thoshte kjo se njerëzit do të vazhdonin t’i bindeshin Jehovait vetëm nëse do të kishin ndonjë përfitim? (Zanafilla 3:1-6) Rreth 2.500 vjet pas rebelimit të Adamit, Satanai e nxori përsëri këtë çështje, por këtë herë në lidhje me një njeri që quhej Job. Meqë akuza që bëri Djalli e identifikon qartë çështjen në fjalë, le të shqyrtojmë me kujdes këtë tregim nga Bibla.
«Nga integriteti im nuk do të heq dorë»
Jobi është ‘një njeri i paqortueshëm dhe i drejtë, që ka frikë nga Perëndia dhe që i largohet së keqes’. Mirëpo Satanai thotë shpifje për drejtësinë e Jobit. Ai e pyet Jehovain: «Vallë, më kot ka frikë Jobi nga Perëndia?!» Pastaj Djalli shpif edhe kundër Perëndisë, edhe kundër Jobit. Ai thotë se Jehovai e ka blerë besnikërinë e Jobit, duke e mbrojtur dhe duke e bekuar. Satanai e sfidon Jehovain duke i thënë: «A mund ta zgjatësh dorën e të prekësh çdo gjë që ka? Pastaj shih po nuk të mallkoi sy më sy!»—Jobi 1:8-11.
Për t’u dhënë përgjigje këtyre akuzave, Jehovai lejon që Satanai ta vërë në provë Jobin. Për ta bërë Jobin që të mos i shërbejë më Perëndisë, Djalli i shkakton fatkeqësi njëra pas tjetrës këtij njeriu besnik. Jobit i vjedhin ose i vrasin të gjitha bagëtitë, i vrasin shërbëtorët, si edhe i vdesin fëmijët. (Jobi 1:12-19) Por, a ia arrin Satanai qëllimit të tij? Jo, aspak! Megjithëse nuk e di se shkaku i sprovave të tij është Djalli, Jobi thotë: «Jehovai m’i dha, Jehovai m’i mori. Qoftë përherë i bekuar emri i Jehovait!»—Jobi 1:21.
Më pas Satanai paraqitet para Jehovait, dhe Jehovai i thotë: «Megjithëse më nxite që ta rrënoj pa shkak, prapëseprapë [Jobi] e mban integritetin e tij të patundur.» (Jobi 2:1-3) Çështja kryesore që është ngritur ka të bëjë me integritetin e Jobit, dhe kjo cilësi përfshin besnikërinë e patundur ndaj Perëndisë dhe jetesën në përputhje të plotë me drejtësinë. Deri në këtë pikë Jobi ka dalë fitimtar në lidhje me çështjen e integritetit. Por Djalli nuk dorëzohet.
Më tej Satanai thotë diçka që përfshin të gjithë njerëzit. Ai i thotë Jehovait: «Lëkurë për lëkurë, dhe njeriu jep gjithë ç’ka për shpirtin e tij. A mund ta zgjatësh dorën e të prekësh kockat dhe mishin e tij? Pastaj shih po nuk të Jobi 2:4, 5) Duke përdorur termin e përgjithshëm «njeriu» në vend të emrit Job, Djalli vë në dyshim integritetin e çdo njeriu. Me fjalë të tjera ai thotë: ‘Një njeri është gati të bëjë çdo gjë për të shpëtuar jetën. Më jep një rast, e unë mund të largoj këdo nga Perëndia.’ Vallë, asnjë njeri nuk do t’i qëndrojë kurrë besnik Perëndisë, në asnjë rrethanë?
mallkoi sy më sy!» (Jehovai e lejon Djallin që ta mundojë Jobin me një sëmundje të keqe. Jobi vuan aq shumë, sa lutet që të vdesë. (Jobi 2:7; 14:13) Megjithatë, Jobi thotë: «Nga integriteti im nuk do të heq dorë gjersa të vdes.» (Jobi 27:5) Ai thotë kështu sepse e do Perëndinë dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Jobi tregon se është një njeri me integritet. Bibla thotë: «Jehovai i bekoi vitet e mëvonshme të jetës së Jobit më shumë se të mëparshmet.» (Jobi 42:10-17) A ka pasur të tjerë si Jobi? Çfarë ka treguar koha?
Si i është dhënë përgjigje akuzës?
Në kapitullin e 11-të të librit biblik të Hebrenjve, apostulli Pavël përmend shumë burra dhe gra besnike të kohës para krishterimit, ku përfshihen Noeja, Abrahami, Sara dhe Moisiu. Pastaj apostulli thotë: «Nuk do të më dilte koha, po të vazhdoja të tregoja për [të tjerët].» (Hebrenjve 11:32) Këta shërbëtorë besnikë të Perëndisë ishin aq shumë, sa Pavli i quan ‘një re e madhe dëshmitarësh’, duke i krahasuar kështu me një re të stërmadhe që mbulon qiellin. (Hebrenjve 12:1) Po, gjatë shekujve, një shumicë e panumërt njerëzish kanë zgjedhur me vullnet të lirë t’i qëndrojnë besnikë Perëndisë Jehova.—Josiu 24:15.
Përgjigjja përfundimtare ndaj akuzës së Satanait se ai mund t’i largojë njerëzit nga Jehovai, erdhi nga vetë Biri i Perëndisë, Jezu Krishti. As dhembjet e tmerrshme të vdekjes në një shtyllë torture nuk ia thyen integritetin ndaj Perëndisë. Kur mori frymë për herë të fundit, Jezui thirri me zë të lartë: «O Atë, në dorën tënde po e lë frymën time.»—Luka 23:46.
Koha ka treguar qartë se Djalli nuk ka mundur të largojë të gjithë njerëzit nga Perëndia që të mos i shërbejnë më Atij. Shumë e shumë njerëz kanë arritur ta njohin Jehovain dhe ‘ta duan me gjithë zemrën e tyre, me gjithë shpirtin e tyre dhe me gjithë mendjen e tyre’. (Mateu 22:37) Besnikëria e tyre e patundur ndaj Jehovait ka treguar se Satanai nuk ka pasur të drejtë në çështjen e integritetit të njeriut. Edhe ti mund të tregosh se Djalli nuk ka të drejtë, duke qenë një burrë ose grua me integritet.
Çfarë duhet të bësh?
Vullneti i Perëndisë është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:4) Si mund ta bësh edhe ti këtë? Gjej kohë për të studiuar Biblën dhe ‘vazhdo të marrësh njohuri për të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ai dërgoi, Jezu Krishtin’.—Gjoni 17:3.
Satanai vuri në diskutim integritetin e njeriut duke hedhur dyshime për motivet që e shtyjnë njeriun t’i shërbejë Perëndisë. Që njohuria të ndikojë në motivet e tua, ajo duhet të të prekë zemrën. E që të ndodhë kjo, nuk mjafton vetëm të kërkosh informacione në Bibël. Bëje zakon të meditosh për atë që mëson. (Psalmi 143:5) Kur lexon Biblën ose një botim të bazuar në të, gjej kohë për të menduar rreth pyetjeve të tilla, si: ‘Çfarë më mëson kjo për Jehovain? Çfarë cilësish të Perëndisë shoh këtu? Në cilat fusha të jetës kam nevojë të jem kështu? Çfarë miraton ose nuk miraton Perëndia? Si ndikon kjo te ndjenjat që kam për Perëndinë?’ Një meditim i tillë do të të mbushë zemrën me dashuri dhe mirënjohje për Krijuesin.
Megjithatë integriteti ndaj Perëndisë nuk kufizohet vetëm në bindjet fetare. (1 Mbretërve 9:4) Të mbash integritetin ndaj Perëndisë Jehova kërkon të kesh një qëndrim të pastër moral në të gjitha fushat e jetës. Por, asgjë nuk do të të mohohet nëse mban integritetin. Jehovai është ‘Perëndia i lumtur’ dhe do që ti ta gëzosh jetën. (1 Timoteut 1:11) Shqyrto tani cilat praktika duhet të shmangësh që të mbetesh i pastër moralisht, e kështu të gëzosh një jetë më të lumtur dhe miratimin e Perëndisë.
Shmang sjelljet e gabuara seksuale
Vetë Jehovai ka vendosur në Fjalën e tij, Biblën, normën për martesën. Në Bibël thuhet: «Burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.» (Zanafilla 2:21-24) Meqë bashkëshortët bëhen «një mish i vetëm», ata nderojnë martesën, të cilën e themeloi Perëndia, nëse i kufizojnë marrëdhëniet seksuale vetëm me njëri-tjetrin. Apostulli Pavël tha: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.» (Hebrenjve 13:4) Fraza «shtrati martesor» tregon marrëdhëniet seksuale midis një burri e një gruaje që janë të martuar ligjërisht mes tyre. Për secilin prej tyre, përfshirja në marrëdhënie seksuale jashtë martesës, përbën kurorëshkelje dhe mund të sjellë gjykimin e pafavorshëm të Perëndisë.—Malakia 3:5.
Po marrëdhëniet seksuale para martesës si duhen konsideruar? Edhe këto janë në kundërshtim me normat morale që ka vendosur Jehovai. Bibla thotë: «Vullneti i Perëndisë është ky: . . . të rrini larg nga kurvëria.» (1 Selanikasve 4:3) Edhe homoseksualizmi, incesti dhe marrëdhëniet seksuale me kafshët janë mëkate kundër Perëndisë. (Levitiku 18:6, 23; Romakëve 1:26, 27) Ai që dëshiron t’i pëlqejë Perëndisë dhe të bëjë një jetë vërtet të lumtur, duhet të shmangë plotësisht praktikat imorale.
Si duhet t’i konsiderosh sjelljet seksuale epshndjellëse para martesës? Këto praktika i sjellin pakënaqësi Jehovait. (Galatasve 5:19) Gjithashtu mendja duhet mbajtur e pastër nga mendimet imorale. Jezui tha: «Kushdo që vazhdon ta shikojë një grua aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e vet.» (Mateu 5:28) Këto fjalë zbatohen edhe për shikimin e pamjeve pornografike në letër, në televizor ose në Internet; për leximin e tregimeve që përshkruajnë marrëdhëniet seksuale; si edhe për dëgjimin e këngëve me përmbajtje a nënkuptime të pahijshme. Shmangia e këtyre gjërave i pëlqen Perëndisë dhe ndikon për mirë në jetën e njeriut.
Si duhet ta konsiderosh flirtimin? Flirtimi përkufizohet si sjellje «dashurore sipërfaqësore ose joshëse». Kur një burrë i martuar ose një grua e martuar sillen në këtë mënyrë me dikë që nuk është bashkëshorti, po veprojnë kundër parimeve biblike dhe po tregojnë mungesë respekti për Jehovain. (Efesianëve 5:28-33) Sa e papërshtatshme është që të pamartuarit t’i përcjellin sinjale romantike njëri-tjetrit thjesht për zbavitje! Po sikur ky flirtim të merrej më seriozisht sesa mendohej? Mendo për dhembjen emocionale që mund të shkaktojë. Gjithashtu, kur mendon se flirtimi mund të çojë në kurorëshkelje ose kurvëri, kjo gjë të sjell në vete. Nga ana tjetër, kur sillesh me dëlirësi me individët e seksit tjetër, të shtohet respekti për veten.—1 Timoteut 5:1, 2.
T’i pëlqesh Perëndisë në fusha të tjera të jetës
Në shumë vende pijet alkoolike mund të gjenden lehtësisht. A është e gabuar t’i pish ato? Shkrimet nuk e ndalojnë pirjen me karar të verës, birrës ose të pijeve të tjera alkoolike. (Psalmi 104:15; 1 Timoteut 5:23) Megjithatë, pirja me tepri dhe dehja janë të gabuara në sytë e Perëndisë. (1 Korintasve 5:11-13) Me siguri ti nuk do që pirja me tepri të të shkatërrojë shëndetin dhe jetën familjare.—Proverbat 23:20, 21, 29-35.
Jehovai është «Perëndi i së vërtetës». (Psalmi 31:5) Bibla thotë: «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Nëse do miratimin e Perëndisë, nuk duhet të gënjesh. (Proverbat 6:16-19; Kolosianëve 3:9, 10) Bibla i këshillon të krishterët: «Secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.»—Efesianëve 4:25.
1 Timoteut 3:8) Në qoftë se do që t’i pëlqesh Jehovait, atëherë nuk do të merresh me asnjë lloj bixhozi, përfshirë lotaritë, bingot dhe bastet sportive. Si rrjedhim, do të vëresh se në të vërtetë ke më shumë para për nevojat e familjes.
Të shqyrtojmë edhe praktikën e bixhozit. Ndonëse është i zakonshëm për shumë njerëz, bixhozi është një formë lakmie, sepse do të thotë të përpiqesh të bësh para nga humbjet e të tjerëve. Jehovai nuk i miraton ata që janë «lakmitarë për fitim të pandershëm». (Vjedhja, pra të marrësh diçka që nuk të përket, është një formë tjetër lakmie. «Mos vidh»,—thotë Bibla. (Dalja 20:15) Është e gabuar të blesh sende që e di se janë të vjedhura dhe të marrësh gjëra pa leje. Bibla thotë: «Vjedhësi të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë, që të ketë diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari.» (Efesianëve 4:28) Ata që e duan Jehovain, nuk i vjedhin kohë punëdhënësit, por janë punëtorë të ndershëm. ‘Duan të sillen me ndershmëri në çdo gjë.’ (Hebrenjve 13:18) Patjetër që një ndërgjegje e pastër të sjell paqe mendore.
Si e konsideron Perëndia dikë që ka temperament të dhunshëm? Bibla paralajmëron: «Mos ki shoqëri me njeriun zemërak, dhe mos u përziej me njeriun që ka shpërthime zemërimi.» (Proverbat 22:24) Zemërimi i pakontrolluar shpesh çon në akte dhune. (Zanafilla 4:5-8) Për sa i përket hakmarrjes, Bibla thotë: «Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. Bëni gjëra të shkëlqyera sipas nevojës që kanë të gjithë njerëzit. Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë. Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.”» (Romakëve 12:17-19) Kur ndjekim këtë këshillë kemi një jetë më paqësore, dhe kjo na e shton lumturinë.
Mund t’ia dalësh mbanë
A mund të arrish të mbash integritetin ndaj Perëndisë, me gjithë presionet për të vepruar ndryshe? Po, mundesh. Kujto se Perëndia do që t’ia dalësh mbanë për të treguar se Satanai nuk ka të drejtë në çështjen e integritetit, sepse Fjala e Tij thotë: «Ji i mençur, biri im, dhe gëzoma zemrën, që të kem se ç’t’i përgjigjem atij që më sfidon.»—Proverbat 27:11.
Mund t’i lutesh Jehovait që të të forcojë për të bërë atë që është e drejtë në sytë e tij. (Filipianëve 4:6, 7, 13) Prandaj përpiqu me vendosmëri që ta shtosh njohurinë për Fjalën e Perëndisë, Biblën. Nëse mediton me mirënjohje për gjërat që mëson në Bibël, kjo do të të ndihmojë që dashuria për Perëndinë të bëhet më e thellë dhe do të të nxitë t’i pëlqesh atij. Te 1 Gjonit 5:3 thuhet: «Kjo është dashuria për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij, e megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda.» Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde do të jenë të lumtur të të ndihmojnë që të studiosh Biblën. Të ftojmë t’i kontaktosh në zonën tënde ose mund t’u shkruash botuesve të kësaj reviste.
[Figura në faqen 4]
Jobi qëndroi besnik nën prova
[Figura në faqen 7]
Nëse e shton njohurinë për Fjalën e Perëndisë, kjo do të ta forcojë vendosmërinë për të bërë atë që është e drejtë