Çfarë mund të mësoni nga fëmijët?
Çfarë mund të mësoni nga fëmijët?
«PO SILLESH si fëmijë!» Po të na i thoshin neve këto fjalë, me siguri do të ndiheshim të fyer. Edhe pse janë shumë të këndshëm, patjetër që fëmijëve të vegjël u mungon pjekuria, përvoja dhe mençuria, që zakonisht lidhen me moshën e rritur.—Jobi 12:12.
Megjithatë, në një rast Jezui u tha dishepujve: «Vërtet po ju them: po të mos ktheheni e të bëheni si fëmijë të vegjël, nuk do të hyni kurrë në mbretërinë e qiejve.» (Mateu 18:3) Çfarë donte të thoshte Jezui? Çfarë cilësish kanë fëmijët e vegjël që të rriturit duhet t’i imitojnë?
Zhvilloni një përulësi si të fëmijëve
Shqyrtoni rrethanën që e nxiti Jezuin të thoshte këto fjalë. Pasi kishin mbërritur në Kapernaum, pas një udhe të gjatë, Jezui i pyeti dishepujt: «Për çfarë po debatonit rrugës?» Të zënë ngushtë, dishepujt heshtën, sepse kishin debatuar se kush prej tyre ishte më i madhi. Së fundi, morën guximin dhe e pyetën Jezuin: «Kush është më i madhi në mbretërinë e qiejve?»—Marku 9:33, 34; Mateu 18:1.
Mund të duket e çuditshme që, pasi kishin qenë me Jezuin për afro tre vjet, dishepujt debatonin për pozitën ose rangun. Mirëpo ata ishin rritur në fenë judaike, e cila u jepte shumë rëndësi këtyre gjërave. Me sa duket, kjo prejardhje fetare bashkë me papërsosmërinë njerëzore, ndikuan te mënyra e tyre e të menduarit.
Jezui u ul, i thirri dishepujt pranë vetes dhe u tha: «Nëse dikush dëshiron Marku 9:35) Me siguri këto fjalë i shtangën ata. Arsyetimi i Jezuit binte drejtpërdrejt në kundërshtim me konceptet judaike për madhështinë. Pastaj Jezui thirri pranë një fëmijë. Duke e përqafuar me ngrohtësi, ai theksoi këtë pikë: «Vërtet po ju them: po të mos ktheheni e të bëheni si fëmijë të vegjël, nuk do të hyni kurrë në mbretërinë e qiejve. Kushdo që përulet dhe bëhet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.»—Mateu 18:3, 4.
të jetë i pari, le të jetë i fundit i të gjithëve dhe shërbëtor i të gjithëve.» (Çfarë ilustrimi i fuqishëm për përulësinë! Përfytyroni skenën. Një grup burrash seriozë ndodheshin përreth një fëmije të vogël, me sytë ngulur tek ai. Sa i ndrojtur dhe i çiltër ishte fëmija, pa rivalitet dhe keqdashje! Sa i nënshtruar dhe i thjeshtë! Po, ai fëmijë i vogël mishëronte më së miri cilësinë e përulësisë që Perëndia e pëlqen shumë.
Pika që theksoi Jezui është e qartë. Nëse duam të trashëgojmë Mbretërinë e Perëndisë, të gjithë duhet të zhvillojmë një përulësi si të fëmijëve. Mes shërbëtorëve të Jehovait, që janë të lidhur si një familje, nuk ka vend për konkurrencë ose për krenari. (Galatasve 5:26) Në të vërtetë këto janë pikërisht tiparet që nxitën në radhë të parë Satana Djallin të rebelohej kundër Perëndisë. Prandaj Jehovai i urren.—Proverbat 8:13.
Të krishterët e vërtetë përpiqen të shërbejnë, e jo të sundojnë. Pavarësisht se sa e pakëndshme mund të jetë një detyrë ose se sa i përvuajtur mund të jetë individi të cilit duhet t’i shërbejmë, përulësia e vërtetë na nxit t’u shërbejmë të tjerëve. Një shërbim i tillë i përulur sjell shumë shpërblime. Jezui thotë: «Kushdo që pranon një fëmijë të tillë të vogël në emrin tim, më pranon mua. Dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon vetëm mua, por edhe atë që më dërgoi.» (Marku 9:37) Kur jemi gjithnjë bujarë, të përulur dhe të pafajshëm si fëmijët, jemi në unitet me Personin më të lartë në univers dhe me Birin e tij. (Gjoni 17:20, 21; 1 Pjetrit 5:5) Do të provojmë lumturinë që vjen kur japim. (Veprat 20:35) Kemi edhe kënaqësinë që po kontribuojmë për paqen dhe unitetin, që duken qartë mes popullit të Perëndisë.—Efesianëve 4:1-3.
Të gatshëm për të mësuar dhe për t’u besuar të tjerëve
Më tej Jezui thekson një mësim tjetër që të rriturit mund të mësojnë nga fëmijët: «Kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë, nuk do të hyjë kurrsesi në të.» (Marku 10:15) Fëmijët nuk janë vetëm të përulur, por edhe të gatshëm për të mësuar. «Ata i thithin informacionet si sfungjer»,—thotë një nënë.
Prandaj, që të trashëgojmë Mbretërinë e Perëndisë, duhet ta pranojmë dhe t’i bindemi mesazhit të Mbretërisë. (1 Selanikasve 2:13) Si foshnja të porsalindura, duhet ‘të ushqejmë një dëshirë të zjarrtë për qumështin e papërzier të fjalës, që me anë të tij të rritemi drejt shpëtimit’. (1 Pjetrit 2:2) Por, po sikur një mësim biblik të duket i vështirë për ta kuptuar? «Fëmijët vazhdojnë të pyesin ‘Pse?’ derisa të gjejnë përgjigje të kënaqshme për pyetjet e tyre»,—thotë një edukatore. Bëjmë mirë të imitojmë shembullin e tyre. Prandaj vazhdoni të studioni. Flitni me të krishterë me përvojë. Kërkojini Jehovait mençuri. (Jakovi 1:5) Pa dyshim, këmbëngulja juaj në lutje me kalimin e kohës do të shpërblehet.—Mateu 7:7-11.
Megjithatë, disa mund të pyesin: ‘A nuk mashtrohen lehtë njerëzit që lejojnë kollaj t’i mësojnë të tjerët?’ Jo, nëse kanë një drejtim të besueshëm. Për shembull, fëmijët instinktivisht u kërkojnë drejtim prindërve. «Fëmijët krijojnë besim te prindërit, ngaqë çdo ditë ata i mbrojnë dhe kujdesen për ta»,—thotë një baba. Sigurisht që ne kemi arsye të ngjashme për të pasur besim tek Ati ynë qiellor, Jehovai. (Jakovi 1:17; 1 Gjonit 4:9, 10) Jehovai na jep drejtim të sigurt nëpërmjet Fjalës së tij të shkruar. Fryma e tij e shenjtë dhe organizata e tij na ngushëllojnë dhe na mbështetin. (Mateu 24:45-47; Gjoni 14:26) Po të përfitojmë nga këto masa, nuk do të dëmtohemi frymësisht.—Psalmi 91:1-16.
Kur zhvillojmë prirjen për të besuar te Perëndia ashtu si fëmijët u besojnë të tjerëve, kemi edhe paqe mendore. Një studiues biblik thotë: «Kur ishim fëmijë dhe niseshim për ndonjë udhëtim, edhe nëse vetë nuk kishim Isaia 41:10.
asnjë ide se ku po shkonim dhe as para për të paguar biletën, nuk dyshonim fare se prindërit do të na çonin shëndoshë e mirë në destinacion.» A kemi një besim të ngjashëm te Jehovai, ndërsa jemi në udhëtimin e jetës?—Besimi i plotë te Perëndia na ndihmon të shmangim qëndrime dhe veprime që mund ta vënë në rrezik gjendjen tonë frymore. Në vend të kësaj, kemi siguri të plotë te fjalët e Jezuit se Ati ynë qiellor i di veprat tona dhe se, derisa të vazhdojmë të kërkojmë në radhë të parë Mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë, Ai do të kujdeset për ne. Kjo do të na ndihmojë që t’i rezistojmë tundimit për t’u përqendruar te gjërat materiale e të lëmë pas dore përgjegjësitë frymore.—Mateu 6:19-34.
«Foshnja për sa i përket së keqes»
Edhe pse kanë lindur të papërsosur, fëmijët e vegjël kanë zemër dhe mendje të pastër. Për këtë arsye Bibla i nxit të krishterët: «Jini foshnja për sa i përket së keqes.»—1 Korintasve 14:20.
Të shqyrtojmë rastin e Monikës pesëvjeçare, e cila tërë entuziazëm i tha mamasë: «Sara, shoqja ime e re, i ka flokët kaçurrela si unë!» Ajo nuk përmendi ngjyrën e ndryshme të lëkurës dhe prejardhjen etnike të Sarës. Një prind thotë: «Fëmijët e vegjël nuk ndikohen nga dallimet raciale. Ata nuk e dinë fare ç’është raca ose paragjykimi.» Sa bukur e pasqyrojnë në këtë drejtim fëmijët pikëpamjen e Perëndisë tonë të paanshëm, i cili i do njerëzit e të gjitha kombeve.—Veprat 10:34, 35.
Gjithashtu fëmijët kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të falur. Një prind thotë: «Kur Xheku dhe Levi i vogël zihen, u themi që t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit dhe shumë shpejt ata luajnë përsëri bashkë të lumtur. Ata nuk e mbajmë mendjen aty, nuk e kujtojnë të kaluarën dhe as nuk bëjnë pyetje para se të falin. Thjesht bëhen prapë miq dhe luajnë bashkë.» Çfarë shembulli i shkëlqyer për ta imituar të rriturit!—Kolosianëve 3:13.
Veç kësaj, fëmijët e pranojnë menjëherë ekzistencën e Perëndisë. (Hebrenjve 11:6) Çiltërsia e tyre e natyrshme shpesh i nxit që t’u dëshmojnë me guxim të tjerëve. (2 Mbretërve 5:2, 3) Lutjet e tyre të thjeshta e të përzemërta mund të prekin edhe zemrat më të pandjeshme. Veç kësaj, kur janë nën tundim, mund të shfaqin forcë morale të jashtëzakonshme. Ç’dhuratë e çmuar që janë fëmijët e vegjël!—Psalmi 127:3, 4.
Bukuri e ripërtërirë
Mund të pyetni: ‘Por, a është e mundur që të rriturit të rifitojnë përsëri ato cilësi të bukura që lidhen me fëmijërinë?’ Përgjigja e thjeshtë dhe qetësuese është: Po! Sigurisht, urdhri i Jezuit që ‘të bëhemi si fëmijë të vegjël’ tregon se kjo është e mundur.—Mateu 18:3.
Të bëjmë një ilustrim. Një skuadër me restaurues të veprave artistike punon për të restauruar një kryevepër të çmuar. Gjatë procesit, ata heqin shtresa pluhuri të grumbulluara nga koha dhe prishin restaurimet e mëparshme që nuk ishin bërë mirë. Pas shumë përpjekjesh me durim nga restauruesit, të gjithë mund të shohin ngjyrat e gjalla dhe bukurinë natyrale të veprës origjinale. Po kështu, me përpjekje të vazhdueshme, me ndihmën e frymës së shenjtë të Jehovait dhe me mbështetjen e dashur të kongregacionit të krishterë, mund të rifitojmë ato cilësi të bukura që lulëzonin natyrshëm kur ishim fëmijë.—Efesianëve 5:1.
[Figura në faqen 9]
Nga natyra fëmijët janë të përulur
[Figura në faqen 10]
Fëmijët e vegjël nuk kanë paragjykime dhe falin e harrojnë shpejt