«Na ndan gjuha, por na bashkon dashuria»
«Na ndan gjuha, por na bashkon dashuria»
Çlirim. Liri. Shpëtim. Për shekuj të tërë, njerëzit e kanë ëndërruar lehtësimin nga barrët e nga shqetësimet e tyre. Si t’i përballojmë problemet e jetës? A do të ketë ndonjëherë çlirim prej tyre? Nëse po, si?
KJO ishte tema e një serie kongresesh krahinore treditore të organizuara nga Dëshmitarët e Jehovait, që filluan në maj të vitit 2006. Tema ishte: «Çlirimi është afër!»
Nëntë nga këto kongrese i ndoqën mijëra delegatë nga vende të ndryshme. Ato u mbajtën gjatë muajve korrik e gusht 2006 në Pragë, kryeqyteti i Çekisë; në Bratislavë, kryeqyteti i Sllovakisë; në Hozhuv dhe Poznan të Polonisë; * si dhe në pesë qytete gjermane: Dortmund, Frankfurt, Hamburg, Lajpcig dhe Mynih. Gjithsej të pranishëm në këto kongrese ishin më tepër se 313.000 veta.
Ç’atmosferë mbizotëronte në këto kongrese? Çfarë thanë mediat për to? Si u ndien kongresistët pasi kishin ndjekur ato kongrese?
Përgatitjet
Si vizitorët, ashtu dhe Dëshmitarët vendës, i prisnin me padurim këto raste frymore, pasi e dinin se do të ishin të paharrueshme. Gjetja e vendeve të përshtatshme për të strehuar delegatët kërkonte shumë punë. Për shembull, për kongresin në Hozhuv, Dëshmitarët polakë dolën vullnetarë që të mikpritnin në shtëpitë e tyre pothuajse 13.000 delegatë nga Evropa Lindore. Në atë kongres erdhën delegacione nga Armenia, Bjellorusia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Letonia, Lituania, Moldavia, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani.
Shumë delegatëve iu desh t’i fillonin përgatitjet për udhëtimin muaj më parë. Tatjana, një ungjillëzuese në kohë të plotë nga Kamçatka, një gadishull rus që ndodhet në verilindje të Japonisë, nisi të kursente që një vit më parë për udhëtimin. Duhej të bënte një udhëtim prej 10.500 kilometrash. Së pari, udhëtoi pesë orë me aeroplan, pastaj udhëtoi me tren pothuajse për tre ditë dhe së fundi udhëtoi 30 orë me autobus për të arritur në Hozhuv.
Mijëra veta dolën vullnetarë për punët që duheshin bërë para kongresit, duke i kthyer stadiumet dhe mjediset përreth tyre në vende të Ligji i përtërirë 23:14) Ja vetëm një shembull: në Lajpcig, Dëshmitarët vendës bënë një punë të shkëlqyer për të pastruar stadiumin dhe premtuan se do të bënin të njëjtën gjë pas kongresit. Rrjedhimisht, përgjegjësit e stadiumit anuluan një pikë të kontratës që kërkonte një pagesë mjaft të madhe për shpenzimet e pastrimit.
përshtatshme për adhurim. (Ftesat
Në mbarë botën, kongregacionet u bënë një publicitet të gjerë kongreseve me temë: «Çlirimi është afër!» Ata që do të ndiqnin kongreset speciale, morën pjesë në këtë fushatë me shumë entuziazëm. Vazhduan të shpërndanin ftesa për kongresin deri në mbrëmje vonë, ditën para se të fillonte kongresi. A solli rezultate të mira zelli i tyre?
Një Dëshmitar polak me emrin Bogdan takoi një burrë të moshuar që donte ta ndiqte kongresin, por tha se me pensionin e vogël që merrte, nuk udhëtonte dot 120 kilometra deri në Hozhuv. Më pas doli që në autobusin që kishte marrë me qira kongregacioni, kishte një vend bosh. Bogdani tregon: «I thamë se mund të vinte me ne pa pagesë, por duhej të ishte në vendin e nisjes në orën 5.30 të mëngjesit.» Burri e pranoi ftesën dhe e ndoqi kongresin. Më vonë u shkroi vëllezërve: «Pasi ndoqa këtë kongres, jam i vendosur të bëhem njeri më i mirë.»
Në Pragë, një burrë që po qëndronte në një nga hotelet ku ishin strehuar delegatë nga Britania, një mbrëmje u tha kongresistëve se edhe ai kishte ndjekur kongresin atë ditë. Çfarë e kishte shtyrë të shkonte atje? Burri tha se, pasi kishte marrë ftesa nga dhjetë lajmëtarë të ndryshëm në rrugët e qytetit, e kishte ndier për detyrë të shkonte! Kongresi i kishte bërë shumë përshtypje dhe dëshironte të mësonte më tepër.—1 Timoteut 2:3, 4.
Program me ushqim të fortë frymor
Në program u diskutua se si të përballohen problemet e ndryshme. Me anë të këshillave të drejtpërdrejta biblike u shpjegua se si mund të zgjidhen ose të përballohen këto probleme.
Njerëzit e rënduar nga mosha e shkuar, nga shëndeti i dobët, nga vdekja e të afërmve ose nga probleme të tjera personale, morën inkurajim nga Bibla që të kenë një pikëpamje më pozitive për jetën. (Psalmi 72:12-14) Çiftet dhe prindërit dëgjuan këshilla biblike se si të kenë një martesë të lumtur dhe si t’i rritin me sukses fëmijët. (Eklisiastiu 4:12; Efesianëve 5:22, 25; Kolosianëve 3:21) Të rinjtë e krishterë—të cilët janë nën presionin e dëmshëm të moshatarëve në shkollë, por edhe nën ndikimin e këshillave të mençura të Fjalës së Perëndisë në shtëpi e në kongregacion,—morën këshilla praktike se si të përballojnë presionet në shoqëri dhe si ‘të ikin nga dëshirat karakteristike rinore’.—2 Timoteut 2:22.
Një vëllazëri vërtet ndërkombëtare
Dëshmitarët e Jehovait gjithnjë marrin udhëzime të mira biblike në mbledhjet e tyre. (2 Timoteut 3:16) Por ajo që i bëri të ndryshme këto kongrese ishte atmosfera ndërkombëtare. Në të gjitha kongreset speciale, u paraqit i njëjti program frymor në disa gjuhë. Çdo ditë, anëtarë të Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait mbajtën fjalime. Edhe raportet nga vende të tjera e shtuan interesin. Këto fjalime dhe raporte u përkthyen për dobinë e grupeve të ndryshme gjuhësore që ishin të pranishme.
Delegatët mezi pritnin të takonin vëllezërit dhe motrat e tyre nga vende të tjera. «Flitnim gjuhë të ndryshme, por kjo nuk përbënte ndonjë problem të madh,—tha një delegat.—Përkundrazi, e bënte edhe më të gëzueshme atmosferën. Delegatët vinin nga formime të ndryshme kulturore, por i bashkonte i njëjti besim.» Ata që ndoqën kongresin e Munihut u shprehën kështu: «Na ndan gjuha, por na bashkon dashuria.» Pavarësisht nga kombi dhe gjuha e tyre, të pranishmit e ndien se ishin mes miqve të vërtetë, vëllezërve dhe motrave të tyre në besim.—Zakaria 8:23.
Shprehje mirënjohjeje
Gjatë kongreseve në Poloni, moti ua vuri në provë delegatëve frymën dhe qëndrueshmërinë. Jo vetëm që ra shi pjesën më të madhe të kohës, por bënte edhe ftohtë, pasi temperatura ishte rreth 14 gradë Celsius. Një vëlla nga Shtetet e Bashkuara tha: «Ishte moti më i keq dhe temperatura më e ulët që kam hasur ndonjëherë në një kongres, e veç kësaj nuk kuptova shumë nga programi. Por atmosfera e mahnitshme ndërkombëtare, fryma e mrekullueshme dhe mikpritja e veçantë, më bënë t’i harroja të gjitha të tjerat. Ky kongres ishte vërtet i paharrueshëm!»
Diçka e paharrueshme për kongresistët që flisnin polonisht, ishte njoftimi për daljen e enciklopedisë Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet në gjuhën polake—një shpërblim i mrekullueshëm për qëndrueshmërinë e tyre në shi e në të ftohtë. Edhe dalja e botimit të ri Të jetojmë duke mbajtur në mend ditën e Jehovait u prit me gëzim në të gjitha kongreset: «Çlirimi është afër!»
Shumë nga të pranishmit do ta mbajnë mend atë kongres për arsye të tjera. Kristina, një motër çeke që doli vullnetare për të shoqëruar një autobus me delegatë nga jashtë shtetit, kujton: «Kur u ndamë, një motër më mori mënjanë, më përqafoi dhe më tha: ‘Ndjeva një përkujdesje të veçantë nga ju! Na sollët ushqim te vendi ku ishim ulur, e madje na dhatë edhe ujë për të pirë. Shumë faleminderit për dashurinë tuaj vetëmohuese.’» Ajo e kishte fjalën për furnizimin e delegatëve nga jashtë shtetit me ushqimin e drekës. Një vëlla shpjegoi: «Ishte një lloj pune për të cilën nuk kishim përvojë. Duheshin shpërndarë rreth 6.500 vakte në ditë. Ishte prekëse të shihje sa shumë veta, ndër ta edhe fëmijë, dolën vullnetarë që të ndihmonin.»
Një motër, që udhëtoi nga Ukraina në Hozhuv për kongresin, tha: «Jemi prekur thellë nga dashuria, kujdesi dhe bujaria që na treguan bashkëbesimtarët tanë. S’gjejmë dot fjalë për të shprehur mirënjohjen tonë.» Kurse Anika 8-vjeçare nga Finlanda i shkroi zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Poloni: «Kongresi ishte edhe më i mrekullueshëm nga sa mund ta kisha përfytyruar. Është fantastike të jesh në organizatën e Jehovait, sepse ke miq në të gjithë botën!»—Psalmi 133:1.
Komente nga të tjerët
Para kongreseve, për disa delegatë u organizuan vizita turistike. Në zonën bavareze,
vizitorët bënin ndalesa në Sallat e Mbretërisë, ku Dëshmitarët vendës i mikpritnin. Shoqëruesja e një grupi, që vetë nuk ishte Dëshmitare, u habit shumë me këtë shprehje të dashurisë vëllazërore. Një delegat thotë: «Kur ishim në autobus për t’u kthyer në hotel, shoqëruesja e grupit tha se ishim shumë ndryshe nga grupet e tjera të turistëve. Ishim veshur mirë dhe të gjithë bashkëpunonim me drejtuesit e grupit. Askush nuk shante dhe nuk kishte rrëmujë. Ishte e mahnitur se si njerëz që s’e njihnin njëri-tjetrin, brenda një çasti bëheshin miq të mirë.»Një vëlla që punoi në repartin e shtypit në kongresin e Pragës, tregon: «Të dielën në mëngjes, na bëri vizitë oficeri përgjegjës i policëve që ishin caktuar të rrinin te vendi i kongresit. Ai tha se aty mbretëronte paqja, prandaj s’kishte asgjë për të bërë. Gjithashtu përmendi se disa banorë të zonës përreth stadiumit e kishin pyetur për çfarë ishin mbledhur njerëzit në stadium. Kur përmendte Dëshmitarët e Jehovait, në përgjithësi njerëzit rrudhnin buzët, por oficeri u thoshte: ‘Sikur njerëzit të silleshin sa gjysma e sjelljes së mirë të Dëshmitarëve të Jehovait, as do të kishte nevojë për polici.’»
Shumë njerëz tashmë janë çliruar!
Fjala e Perëndisë, Bibla, shërben si një urë mes kulturave të ndryshme, duke i bashkuar të krishterët në paqe e unitet. (Romakëve 14:19; Efesianëve 4:22-24; Filipianëve 4:7) Kongreset speciale «Çlirimi është afër!» ishin një provë e kësaj. Dëshmitarët e Jehovait tashmë janë çliruar nga shumë probleme që mundojnë botën. Mes tyre pothuajse nuk ekziston më fare intoleranca, agresiviteti dhe racizmi (sa për të përmendur disa probleme të shoqërisë), dhe presin me padurim kohën kur e gjithë bota do të jetë e lirë nga këto probleme.
Ata që ndoqën këto kongrese provuan vetë unitetin që ekziston mes Dëshmitarëve nga vende dhe kultura të ndryshme. Kjo u duk shumë qartë në përfundim të kongreseve. Të gjithë duartrokitnin, përqafonin miqtë e rinj që kishin zënë dhe bënin fotografitë e fundit. (1 Korintasve 1:10; 1 Pjetrit 2:17) Të lumtur dhe të bindur se është afër çlirimi nga të gjitha vuajtjet dhe problemet, delegatët u kthyen në shtëpi e në kongregacionet e tyre me më shumë vendosmëri për t’u mbajtur fort pas «fjalës së jetës» që vjen nga Perëndia.—Filipianëve 2:15, 16.
[Shënimi]
^ par. 4 Gjashtë vende të tjera ku u mbajt kongresi, në mbarë Poloninë, si dhe një në Sllovaki, ishin lidhur me lidhje elektronike për pjesët ndërkombëtare të programit.
[Kutia dhe figura në faqen 10]
Njëzet e gjashtë gjuhë si një e vetme
Në të nëntë kongreset, programi u paraqit në gjuhën vendëse. Gjatë kongreseve në Gjermani, fjalimet u mbajtën edhe në 18 gjuhë të tjera. Në Dortmund, fjalimet u mbajtën në arabisht, farsi, portugalisht, spanjisht e rusisht; në Frankfurt, në anglisht, frëngjisht dhe serbo-kroatisht; në Hamburg, në danisht, holandisht, suedisht dhe tamil; në Lajpcig, në kinezisht, polonisht dhe turqisht; në Mynih, në greqisht, italisht dhe në gjuhën gjermane të shenjave. Kongresi i Pragës i kishte të gjitha fjalimet në çekisht, anglisht dhe rusisht. Në Bratislavë programi u mbajt në anglisht, hungarisht, sllovakisht dhe në gjuhën sllovake të shenjave. Në Hozhuv u mbajt në polonisht, rusisht, në gjuhën ukrainase dhe në gjuhën polake të shenjave. Kurse në Poznan u mbajt në polonisht dhe finlandisht.
Gjithsej njëzet e gjashtë gjuhë! Vërtet, kongresistët i ndante gjuha, por i bashkonte dashuria e tyre.
[Figura në faqen 9]
Delegatët kroatë në Frankfurt u gëzuan jashtë mase kur morën në gjuhën e tyre «Përkthimin Bota e Re»