Ta presim me qëndrueshmëri ditën e Jehovait
Ta presim me qëndrueshmëri ditën e Jehovait
«Shtojini besimit tuaj . . . qëndrueshmërinë.»—2 PJETRIT 1:5, 6.
1, 2. Çfarë është qëndrueshmëria dhe përse të krishterët kanë nevojë për të?
DITA e madhe e Jehovait është shumë afër. (Joeli 1:15; Sofonia 1:14) Si të krishterë të vendosur për të mbajtur integritetin ndaj Perëndisë, ne e presim me padurim atë kohë kur do të shfajësohet sovraniteti i Jehovait. Por ndërkohë, për shkak të besimit tonë, hasim urrejtje, poshtërime, përndjekje dhe përballemi me vdekjen. (Mateu 5:10-12; 10:22; Zbulesa 2:10) Kjo kërkon qëndrueshmëri, që është vetia për të përballuar pa u lëkundur vështirësitë. Apostulli Pjetër na nxit: «Shtojini besimit tuaj . . . qëndrueshmërinë.» (2 Pjetrit 1:5, 6) Kemi nevojë për qëndrueshmëri, pasi Jezui tha: «Ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.»—Mateu 24:13.
2 Veç sprovave që përmendëm më lart, hasim edhe sëmundje, na vdesin njerëzit e afërt dhe kemi sprova të tjera. Sa do të kënaqej Satanai sikur të na mpakej besimi! (Luka 22:31, 32) Me ndihmën e Jehovait, mund të qëndrojmë pa u lëkundur ndaj sprovave të ndryshme. (1 Pjetrit 5:6-11) Le të shohim disa përvoja reale që tregojnë se mund ta presim ditën e Jehovait me qëndrueshmëri dhe besim të palëkundur.
Sëmundja nuk i ka ndalur
3, 4. Jepni një shembull që tregon se mund t’i shërbejmë me besnikëri Jehovait, pavarësisht nga sëmundja.
3 Tani për tani Perëndia nuk na shëron me anë të ndonjë mrekullie, por ama na jep forcën e nevojshme për t’i duruar sëmundjet. (Psalmi 41:1-3) Sharoni thoshte: «Për aq sa mbaj mend, karrocën e invalidit e kam pasur shoqe të pandashme. Që kur linda pata një paralizë cerebrale, e cila m’i rrëmbeu gëzimet e fëmijërisë.» Kur mësoi për Jehovain dhe për premtimet e tij për një shëndet të përsosur, Sharoni nisi të shpresojë. Edhe pse ecën e flet me vështirësi, ajo gjen gëzim në shërbimin e krishterë. Rreth 15 vjet më parë, tha: «Shëndeti im mund të vazhdojë të më keqësohet, por besimi që kam te Perëndia dhe marrëdhënia që kam me të janë spiranca ime e shpëtimit. Sa e lumtur jam që bëj pjesë në popullin e Jehovait dhe kam mbështetjen e tij të sigurt!»
4 Apostulli Pavël i nxiti të krishterët në Selanik ‘t’u flitnin në mënyrë 1 Selanikasve 5:14) Faktorë të tillë si zhgënjimi i thellë mund të shkaktojnë depresion. Në vitin 1993, Sharoni shkruante: «Ngaqë ndihesha e padobishme, . . . rashë në një periudhë depresioni të rëndë që zgjati tre vjet. . . . Pleqtë më jepnin ngushëllim dhe këshilla. . . . Nëpërmjet Kullës së Rojës, Jehovai me dhembshuri ka siguruar informacione për depresionin e rëndë. Po, ai interesohet për popullin e tij dhe i kupton ndjenjat tona.» (1 Pjetrit 5:6, 7) Edhe sot e kësaj dite, Sharoni vazhdon t’i shërbejë me besnikëri Perëndisë, ndërsa pret ditën e tij të madhe.
ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar’. (5. Çfarë prove ka se disa të krishterë mund të ndihen shumë të stresuar?
5 Disa të krishterë ndihen shumë të stresuar për shkak të përvojave të kaluara të jetës. Harli kishte parë me sytë e tij luftime të dhunshme gjatë Luftës II Botërore dhe shihte ëndrra të këqija me luftëra. Bërtiste në gjumë: «Kujdes! Ruhu!» Kur zgjohej, ishte qull në djersë. Gjithsesi, ai arriti të bënte një jetë sipas këshillave të Perëndisë dhe, me kalimin e kohës, ato ëndrra iu rralluan e nuk ishin më aq të rënda.
6. Si i përballoi një i krishterë problemet emocionale?
6 Një i krishterë, të cilin e kanë diagnostikuar me çrregullimin bipolar, e kishte shumë të vështirë të predikonte shtëpi më shtëpi. Por ngulmoi, sepse e kuptonte që shërbimi do të thotë jetë për të dhe për ata që përgjigjen mirë. (1 Timoteut 4:16) Disa herë, nuk ishte në gjendje as t’i binte ziles së derës, por tha: «Pas pak minutash, arrija t’i sillja nën kontroll ndjenjat, kaloja në derën tjetër dhe përpiqesha prapë. Duke vazhduar të merrja pjesë në shërbim, mbajta një shëndet të arsyeshëm frymor.» Edhe ndjekja e mbledhjeve ishte një sfidë, por ky vëlla ishte i bindur për vlerën e shoqërisë frymore. Prandaj, bënte përpjekjet e duhura për të qenë i pranishëm.—Hebrenjve 10:24, 25.
7. Si po tregojnë qëndrueshmëri disa, edhe pse kanë frikë të flasin në publik ose të ndjekin mbledhje?
7 Disa të krishterë kanë fobi, që është një frikë e tepruar nga disa situata ose disa objekte. Për shembull, mund të kenë frikë të flasin në publik ose edhe të ndjekin një mbledhje. Mendoni sa të vështirë e kanë ata të komentojnë në mbledhjet e krishtere ose të mbajnë një fjalim në Shkollën e Shërbimit Teokratik! Megjithatë po shfaqin qëndrueshmëri, dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht praninë dhe pjesëmarrjen e tyre.
8. Çfarë është veçanërisht e efektshme kur përballojmë probleme emocionale?
8 Për të duruar problemet emocionale, një njeri mund të ketë nevojë për më shumë pushim e gjumë. Mund të jetë e këshillueshme ndihma e mjekut. Por veçanërisht e efektshme është mbështetja te Perëndia me anë të lutjeve. Psalmi 55:22 thotë: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai vetë do të të mbështetë. Ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.» Atëherë, patjetër «beso te Jehovai me gjithë zemër».—Proverbat 3:5, 6.
Kur na vdes një njeri i afërt
9-11. (a) Ç’mund të na ndihmojë të durojmë pikëllimin, kur na vdes një njeri i afërt? (b) Si na ndihmon shembulli i Anës në këtë drejtim?
9 Kur vdekja ndan pjesëtarët e familjes, humbja është shumë e madhe dhe shkakton pikëllim të thellë. Abrahami vajtoi për vdekjen e gruas së tij të dashur, Sarës. (Zanafilla 23:2) Edhe pse ishte njeri i përsosur, Jezui «nuk i mbajti dot lotët» kur vdiq miku i vet, Lazari. (Gjoni 11:35) Pra, është e natyrshme të ndihemi të trishtuar kur vdekja na rrëmben njeriun tonë të afërt. Por, të krishterët e dinë se do të ketë ringjallje. (Veprat 24:15) Prandaj ‘nuk pikëllohen si të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë’.—1 Selanikasve 4:13.
10 Si ta përballojmë vdekjen e një njeriu të afërt? Ndoshta një ilustrim na ndihmon të kuptojmë se si. Zakonisht, kur një miku ynë niset për një udhëtim, nuk trishtohemi gjatë, sepse e dimë që do ta shohim prapë kur të kthehet. Nëse mbajmë një pikëpamje të ngjashme për vdekjen e një të krishteri besnik, kjo mund të na e lehtësojë pikëllimin, sepse e dimë që ai e ka të sigurt ringjalljen.—Eklisiastiu 7:1.
2 Korintasve 1:3, 4) Do të na ndihmojë edhe meditimi rreth asaj që bënte në shekullin e parë një vejushë me emrin Ana. Ajo kishte jetuar vetëm shtatë vjet me të shoqin pas martese dhe pastaj kishte mbetur e ve. Por, në moshën 84-vjeçare, vazhdonte t’i bënte shërbim të shenjtë Jehovait në tempull. (Luka 2:36-38) Pa dyshim, një jetë e përkushtuar e ndihmoi atë që të përballonte pikëllimin dhe vetminë. Pjesëmarrja e rregullt në veprimtaritë e krishtere, ku përfshihet vepra e predikimit për Mbretërinë, mund të na ndihmojë të durojmë pasojat e vdekjes së një njeriu të afërt.
11 Mbështetja e plotë te «Perëndia i çdo ngushëllimi» do të na ndihmojë ta përballojmë vdekjen e një njeriu të afërt. (Përballimi i sprovave të ndryshme
12. Çfarë sprove kanë duruar disa të krishterë në lidhje me jetën familjare?
12 Disa të krishterë duhet të durojnë sprova që lidhen me jetën familjare. Për shembull, sa pasoja shkatërrimtare vijnë kur njëri bashkëshort kryen kurorëshkelje! Nga tronditja dhe pikëllimi, bashkëshorti i pafajshëm mund të humbë gjumin e të qajë në mënyrë të pakontrollueshme. Në kushte të tilla, edhe punët e thjeshta mund t’i shkaktojnë stres e të rrezikojë të bëjë gabime ose aksidente. Bashkëshorti i pafajshëm mund të humbë oreksin, të dobësohet dhe të ketë shqetësime emocionale. Mund ta ketë të vështirë të marrë pjesë në veprimtaritë e krishtere. Veç kësaj, sa shumë që mund të ndikojë te fëmijët e gjithë kjo!
13, 14. (a) Si ju jep zemër lutja e Solomonit në përurimin e tempullit? (b) Pse lutemi për frymën e shenjtë?
13 Kur kemi sprova të tilla, Jehovai na siguron ndihmën që na nevojitet. (Psalmi 94:19) Perëndia i dëgjon lutjet e popullit të tij, siç e bën të qartë lutja që bëri mbreti Solomon në përurimin e tempullit të Jehovait. Solomoni iu lut Perëndisë: «Çfarëdo lutjeje e kërkese për hir që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli—sepse gjithsecili e njeh plagën e zemrës së vet—duke shtrirë duart drejt kësaj shtëpie, dëgjo nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm, fal dhe vepro, duke i dhënë secilit sipas gjithë udhëve të tij, sepse ti e njeh zemrën e tij (sepse vetëm ti e njeh mirë zemrën e gjithë bijve të njerëzve). Kështu ata do të të frikësohen për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë.»—1 Mbretërve 8:38-40.
Mateu 7:7-11) Fryti i frymës përfshin cilësi të tilla, si gëzimi dhe paqja. (Galatasve 5:22, 23) Sa të lehtësuar ndihemi kur Ati ynë qiellor u përgjigjet lutjeve tona! Gëzimi i zë vendin pikëllimit dhe paqja i zë vendin ankthit.
14 Sidomos e dobishme mund të jetë që të vazhdojmë të lutemi për frymën e shenjtë. (15. Cilat shkrime mund të na ndihmojnë që të pakësojmë ankthin?
15 Është normale të ndiejmë njëfarë ankthi kur jemi nën një stres të madh. Por, të paktën, ky ankth mund të lehtësohet disi, nëse mbajmë në mendje këto fjalë të Jezuit: «Mos jini më në ankth për shpirtrat tuaj, se ç’do të hani ose ç’do të pini, as për trupat tuaj, se ç’do të vishni. . . . Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë, dhe të gjitha këto gjëra të tjera do t’ju shtohen.» (Mateu 6:25, 33, 34) Apostulli Pjetër na nxit ‘t’ia hedhim gjithë ankthin Perëndisë, sepse ai interesohet për ne’. (1 Pjetrit 5:6, 7) Mirë është të bëjmë përpjekje për ta zgjidhur një problem që kemi. Ama, pasi kemi bërë gjithë ç’kemi në dorë, nuk do të kemi asnjë dobi nëse vazhdojmë të shqetësohemi. Përkundrazi, lutja mund të na ndihmojë. Psalmisti tha: «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait e mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë.»—Psalmi 37:5.
16, 17. (a) Pse nuk çlirohemi dot plotësisht nga ankthi? (b) Çfarë do të përjetojmë, po të zbatojmë Filipianëve 4:6, 7?
16 Pavli shkroi: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7) Natyrisht, pasardhësit e papërsosur të Adamit nuk çlirohen dot plotësisht nga ankthi. (Romakëve 5:12) Për shembull, gratë hitite të Esaut «ishin burim hidhërimi» për prindërit e tij të devotshëm, Isakun dhe Rebekën. (Zanafilla 26:34, 35) Sëmundja duhet t’u ketë shkaktuar ankth të krishterëve si Timoteu dhe Trofimi. (1 Timoteut 5:23; 2 Timoteut 4:20) Pavli ishte në ankth për bashkëbesimtarët. (2 Korintasve 11:28) Por ‘Dëgjuesi i lutjes’ është gjithnjë pranë atyre që e duan.—Psalmi 65:2.
17 Ndërsa presim ditën e Jehovait, kemi mbështetjen dhe ngushëllimin e tij si «Perëndia i paqes». (Filipianëve 4:9) Jehovai është «i mëshirshëm dhe hirmadh», ‘i mirë dhe gati të falë’ e «nuk harron që jemi pluhur». (Dalja 34:6; Psalmi 86:5; 103:13, 14) Prandaj ‘le t’ia bëjmë të njohura kërkesat tona’, sepse do të kemi si rezultat ‘paqen e Perëndisë’, domethënë një qetësi që njerëzit e tjerë as që mund të arrijnë ta kuptojnë.
18. Si mund ‘ta shohim’ Perëndinë, siç tregohet te Jobi 42:5?
18 Kur marrim përgjigje për lutjet tona, e dimë se Perëndia është me ne. Pasi qëndroi i palëkundur në sprovat që i ranë, Jobi tha: «Veç kisha dëgjuar për ty [Jehova], por tani syri im të sheh.» (Jobi 42:5) Me sytë e kuptueshmërisë, të besimit dhe të mirënjohjes, ne mund të meditojmë për mënyrën si ka vepruar Perëndia me ne dhe ‘ta shohim’ si kurrë më parë. Sa shumë paqe mendore e shpirtërore na sjell kjo marrëdhënie e ngushtë me të!
19. Ç’do të ndodhë nëse ‘e hedhim gjithë ankthin tonë mbi Jehovain’?
19 Nëse ‘e hedhim gjithë ankthin tonë mbi Jehovain’, mund t’i durojmë sprovat me një qetësi të brendshme që na ruan zemrën dhe fuqitë mendore. Thellë në zemër do të ndihemi të lirë nga shqetësimi, frika dhe paniku. Nuk do ta kemi mendjen të çoroditur nga mëdyshjet ose nga ankthi.
20, 21. (a) Ç’provë na siguron rasti i Stefanit se mund të kemi qetësi kur hasim përndjekje? (b) Përmendni një shembull të ditëve tona, për të krishterë që ruajnë qetësinë ndërsa durojnë sprova.
20 Dishepulli Stefan u tregua i qetë ndërsa duroi një sprovë të rëndë të besimit të tij. Para se ai të jepte një dëshmi të fundit, të gjithë të pranishmit në Sinedër «panë që fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli». (Veprat 6:15) Shprehja e fytyrës së tij ishte e qetë, si ajo e një engjëlli, e një lajmëtari të Perëndisë. Pasi Stefani demaskoi fajin e tyre për vdekjen e Jezuit, gjykatësve «u therën këto fjalë, dhe filluan të kërcëllinin dhëmbët kundër tij». «Plot me frymë të shenjtë», Stefani «ia nguli sytë qiellit, [dhe] pa lavdinë e Perëndisë e të Jezuit që qëndronte në të djathtën e Perëndisë». Duke marrë forcë nga ky vegim, Stefani qëndroi besnik deri në vdekje. (Veprat 7:52-60) Edhe pse ne sot nuk marrim vegime, kur na përndjekin, mund të kemi paqen që jep Perëndia.
21 Shqyrtoni ndjenjat e disa të krishterëve që u vranë nga nazistët gjatë Luftës II Botërore. Njëri prej tyre tregonte përvojën e tij në gjyq: «Më dhanë dënimin me vdekje. E dëgjova dhe, pasi kisha thënë fjalët ‘tregohu besnik deri në vdekje’ dhe disa fjalë të tjera të Zotërisë sonë, gjithçka mbaroi. . . . Por tani këto s’kanë rëndësi. Kam një paqe e një qetësi të tillë të brendshme, sa nuk mund ta imagjinoni!» Një i ri i krishterë që po priste ekzekutimin me prerje koke, u shkroi prindërve të tij: «Tashmë ka kaluar mesnata! Kam akoma kohë për të ndërruar mendje. Eh, a mund të isha përsëri i lumtur në këtë botë, po të kisha mohuar Zotërinë? Absolutisht jo! Por tani ju keni sigurinë se po e lë këtë botë i lumtur dhe në paqe.» Nuk ka asnjë dyshim se Jehovai i mbështet shërbëtorët e tij besnikë.
Ju mund të qëndroni!
22, 23. Për çfarë mund të jeni të sigurt, ndërsa prisni me qëndrueshmëri ditën e Jehovait?
22 Ndoshta nuk do t’i hasni disa nga vështirësitë që kemi shqyrtuar. Gjithsesi, Jobi me frikë Perëndie kishte të drejtë kur tha: «Njeriu i lindur nga një grua është jetëshkurtër dhe i mbytur me halle.» (Jobi 14:1) Ndoshta jeni prindër dhe po përpiqeni shumë për t’u dhënë fëmijëve tuaj udhëheqje nga Bibla. Ata duhet të durojnë sprova në shkollë, por sa të lumtur jeni ju kur fëmijët marrin një qëndrim të palëkundur në anën e Jehovait dhe të parimeve të tij të drejta! Ndoshta po hasni vështirësi dhe tundime në vendin e punës. Por këto dhe situata të tjera mund të durohen, sepse ‘Jehovai përditë mban barrën tuaj’.—Psalmi 68:19.
23 Ndoshta ju mendoni se jeni si gjithë të tjerët, por mbani në mendje se Jehovai nuk do ta harrojë kurrë veprën tuaj dhe dashurinë që tregoni për emrin e tij të shenjtë. (Hebrenjve 6:10) Me ndihmën e tij, mund t’i duroni sprovat e besimit. Prandaj përfshijeni në lutjet dhe në planet tuaja dëshirën për të bërë vullnetin e Perëndisë. Atëherë mund të jeni të sigurt se Jehovai do t’ju bekojë e do t’ju mbështetë ndërsa prisni me qëndrueshmëri ditën e tij.
Si do të përgjigjeshit?
• Pse të krishterët kanë nevojë për qëndrueshmëri?
• Ç’mund të na ndihmojë të durojmë sëmundjet dhe vdekjen e një njeriu të afërt?
• Si na ndihmojnë lutjet që të durojmë sprovat?
• Pse është e mundur ta presim me qëndrueshmëri ditën e Jehovait?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 29]
Kur mbështetemi te Jehovai, mund të durojmë vdekjen e një njeriu të afërt
[Figura në faqen 31]
Lutjet me gjithë zemër na ndihmojnë të durojmë sprovat e besimit