Pika kryesore nga libri i Naumit, i Habakukut dhe i Sofonisë
Fjala e Jehovait është e gjallë
Pika kryesore nga libri i Naumit, i Habakukut dhe i Sofonisë
FUQIA botërore asiriane tashmë e ka shkretuar Samarinë, kryeqytetin e mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit. Për një kohë të gjatë, Asiria ka qenë një kërcënim edhe për Judën. Në Judë është një profet, Naumi, i cili ka një mesazh për kryeqytetin asirian, Ninevinë. Ky mesazh gjendet në librin biblik që mban emrin e tij dhe që u shkrua para vitit 632 p.e.s.
Fuqia tjetër që ngrihet është perandoria babilonase, në krye të së cilës hera-herës vihen mbretër kaldeas. Libri i Habakukut, që ndoshta ka përfunduar në vitin 628 p.e.s., parathotë se si do ta përdorë Jehovai këtë fuqi botërore si mjet për të ekzekutuar gjykimin e tij dhe se ç’fund do të ketë ajo.
Profeti Sofonia nga Juda profetizon para kohës së Naumit dhe Habakukut. Në profecitë e tij, që u shkruan më shumë se 40 vjet para shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 607 p.e.s., ai shpall një mesazh gjykimi dhe shprese për Judën. Libri biblik i Sofonisë përmban edhe shpallje kundër kombeve të tjera.
«MJERË QYTETI GJAKATAR!»
‘Shpallja kundër Ninevisë’ vjen nga Perëndia Jehova që «nuk zemërohet shpejt dhe ka shumë fuqi». Jehovai është «një kala në ditë vuajtjeje» për ata që kërkojnë strehë tek ai, kurse Ninevia ka për t’u shkatërruar.—Naumi 1:1, 3, 7.
«Jehovai do t’ia kthejë lavdinë Jakobit.» Ashtu si ‘luani që shqyen’, Asiria e ka terrorizuar popullin e Perëndisë. Jehovai ‘do t’i bëjë tym e flakë karrocat e luftës’ të Ninevisë dhe ‘shpata do të gllabërojë luanët [e saj] Naumi 2:2, 12, 13) Jehovai thotë për Ninevinë: «Mjerë qyteti gjakatar!» «Të gjithë ata që dëgjojnë lajmin për [të] do të duartrokasin» e do të gëzojnë.—Naumi 3:1, 19.
të rinj me krifë’. (Përgjigjet e pyetjeve biblike:
1:9—Çfarë do të nënkuptojë për Judën fakti që Jehovai ‘do të shfarosë çdo gjë’ në Ninevi? Do të nënkuptojë lehtësim të përhershëm nga Asiria; «nuk do të ketë vuajtje për herë të dytë». Duke folur sikur Ninevia të mos ekzistonte më, Naumi shkruan: «Ja mbi male këmbët e atij që sjell lajme të mira, të atij që shpall paqen. Kremto, o Judë, festat e tua.»—Naumi 1:15.
2:6—Cilat ishin «portat e lumenjve» që u hapën? Këtu bëhet fjalë për çarjen që bënë ujërat e lumit Tigër në muret e Ninevisë. Në vitin 632 p.e.s., kur forcat aleate babilonase dhe mede u ngritën kundër Ninevisë, ajo nuk ua pati shumë frikën. Ndihej e sigurt prapa mureve dhe e konsideronte veten një qytet të padepërtueshëm. Mirëpo nga shirat e rrëmbyeshëm, Tigri doli nga shtrati. Sipas historianit Diodor, si pasojë «një pjesë e qytetit u përmbyt dhe muret u shembën deri në njëfarë largësie». Kështu, portat e lumit u hapën dhe, siç ishte parathënë, Ninevia u pushtua po aq shpejt sa gllabëron zjarri kashtën e thatë.—Naumi 1:8-10.
3:4—Në ç’kuptim Ninevia ishte si një prostitutë? Ninevia i mashtroi kombet duke u premtuar miqësi dhe ndihmë, por në të vërtetë i vuri nën zgjedhën e vet. Për shembull, Asiria e ndihmoi disi mbretin jude, Akazin, kundër komplotit siro-izraelit. Por në fund ‘mbreti i Asirisë, erdhi kundër [Akazit] dhe i shkaktoi vuajtje’.—2 Kronikave 28:20.
Mësime për ne:
1:2-6. Hakmarrja e Jehovait kundër armiqve që nuk pranojnë t’i përkushtohen atij, tregon se ai pret që adhuruesit e vet t’i përkushtohen vetëm atij.—Dalja 20:5.
1:10. Muret masive me qindra kulla nuk e penguan plotësimin e fjalës së Jehovait kundër Ninevisë. Armiqtë e popullit të sotëm të Jehovait nuk do të mund t’u shpëtojnë gjykimeve të Perëndisë.—Proverbat 2:22; Danieli 2:44.
«I DREJTI DO TË VAZHDOJË TË JETOJË»
Dy kapitujt e parë të librit të Habakukut janë një dialog midis profetit dhe Perëndisë Jehova. I pikëlluar për atë që po ndodh në Judë, Habakuku e pyet Perëndinë: «Përse më bën të shoh të keqen dhe vazhdon të vështrosh ligësinë?» Jehovai i përgjigjet: «Ja tek po ngre kaldeasit, kombin e egër dhe të rrëmbyer.» Profeti habitet se si Perëndia do të përdorë «ata që veprojnë pabesisht» për të ndëshkuar Judën. (Habakuku 1:3, 6, 13) Habakuku është i sigurt se i drejti do të vazhdojë të jetojë, por armiku nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Për më tepër, Habakuku hedh me shkrim pesë mjerime që do të bien mbi hordhitë armike kaldease.—Habakuku 2:4.
Në një lutje për mëshirë, Habakuku kujton «me këngë të përvajshme» shpalosjet e fuqisë së jashtëzakonshme të Jehovait në të kaluarën, si ato në Detin e Kuq, në shkretëtirë dhe në Jeriko. Gjithashtu, profeti parathotë marshimin e Jehovait me zemërim shkatërrimtar në Harmagedon. Lutja mbyllet me fjalët: «Jehovai, Zotëria Sovran, është fuqia ime. Ai do t’i bëjë këmbët e mia si të drenushave dhe do të më bëjë të shkel majave të mia.»—Habakuku 3:1, 19.
Përgjigjet e pyetjeve biblike:
1:5, 6—Pse ngritja e kaldeasve kundër Jerusalemit mund t’u jetë dukur e pamundur judenjve? Në kohën kur Habakuku nisi të profetizonte, Juda ishte nën ndikimin e fuqishëm të Egjiptit. (2 Mbretërve 23:29, 30, 34) Ndonëse babilonasit po fuqizoheshin, ushtria e tyre nuk e kishte mundur ende faraonin Neko. (Jeremia 46:2) Veç kësaj, tempulli i Jehovait ndodhej në Jerusalem dhe dinastia davidike kishte sunduar pa ndërprerje nga ky qytet. ‘Vepra’ e Perëndisë, domethënë që t’i lejonte kaldeasit të shkatërronin Jerusalemin, as që u shkonte ndër mend judenjve të asaj kohe. Pavarësisht se sa të pabesueshme mund t’u jenë dukur fjalët e Habakukut, vegimi për shkatërrimin e Jerusalemit nga babilonasit ‘pa dyshim doli i vërtetë’ në vitin 607 p.e.s.—Habakuku 2:3.
2:5—Kush është «njeriu» që përmendet në këtë varg dhe pse «s’ka për ta arritur synimin e tij»? «Njeriu» që përmendet në këtë varg simbolizon babilonasit që përdorën aftësitë e tyre ushtarake për të pushtuar kombet. Shija e fitores e bëri këtë njeri si të dehur nga vera. Ai nuk do të arrinte të grumbullonte gjithë kombet nën kontrollin e tij, sepse Jehovai do të përdorte medët dhe persët për ta rrëzuar. Sot ky ‘njeri’ simbolizon fuqitë politike. Edhe ai është i dehur nga vetëbesimi e arroganca, dhe ka një etje të pangopur për zgjerim territori. Por nuk e arrin synimin që «të grumbullojë gjithë kombet». Vetëm Mbretëria e Perëndisë do ta bashkojë njerëzimin.—Mateu 6:9, 10.
Mësime për ne:
1:1-4; 1:12–2:1. Habakuku bëri pyetje të sinqerta e Jehovai iu përgjigj. Perëndia i vërtetë i dëgjon lutjet e shërbëtorëve të tij besnikë.
2:1. Ashtu si Habakuku, edhe ne duhet të qëndrojmë syçelë dhe aktivë. Po ashtu, duhet të jemi të gatshëm t’i përshtatim mendimet tona me çdo ‘qortim’ ose ndreqje që mund të na bëhet.
2:3; 3:16. Le të mos e humbasim ndjenjën e urgjencës ndërsa presim me besim ardhjen e ditës së Jehovait!
2:4. Për të mbijetuar në ditën e gjykimit që Jehovai do të sjellë së shpejti, duhet të tregojmë qëndrueshmëri me besim.—Hebrenjve 10:36-38.
2:6, 7, 9, 12, 15, 19. Ai që lakmon fitime të pandershme ose që do dhunën, a që praktikon imoralitetin ose që përfshihet në idhujtari, do të ketë me siguri mjerime. Duhet të qëndrojmë syhapur që t’i shmangim këto prirje dhe praktika.
2:11. Nëse nuk e demaskojmë ligësinë e kësaj bote, «një gur do të thërrasë përvajshëm». Pra, është e rëndësishme që të vazhdojmë të predikojmë me guxim mesazhin për Mbretërinë.
3:6. Asgjë nuk do të mund ta ndalë Jehovain kur të sjellë gjykimin, madje as organizatat njerëzore që duken të palëkundshme si malet dhe kodrat.
3:13. Shkrimi na siguron se në Harmagedon Jehovai nuk do ta shkatërrojë të mirin bashkë me të keqin. Ai do t’i shpëtojë shërbëtorët e tij besnikë.
3:17-19. Edhe sikur të kalojmë vështirësi para ose gjatë Harmagedonit, mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na japë ‘fuqi’ teksa vazhdojmë t’i shërbejmë me gëzim.
«DITA E JEHOVAIT ËSHTË AFËR»
Adhurimi i Baalit është përhapur në Judë si kolera. Jehovai thotë nëpërmjet profetit Sofonia: «Do ta shtrij dorën kundër Judës dhe kundër tërë banorëve të Jerusalemit.» Sofonia paralajmëron: «Dita e Jehovait është afër.» (Sofonia 1:4, 7, 14) Atë ditë ‘do të jenë të fshehur’ vetëm ata që plotësojnë kërkesat e Perëndisë.—Sofonia 2:3.
«Mjerë ti [Jerusalem] . . . o qytet që shtyp!» «Më pritni,—thotë Jehovai,—gjer ditën kur Sofonia 3:1, 8, 20.
të ngrihem për të bërë pre, sepse vendimi im gjyqësor është ky: të mbledh kombet . . . që të derdh mbi to dënimin tim.» Por Perëndia premton: «Do t’ju jap një emër të mirë dhe lavdi mes gjithë popujve të dheut, kur të kthej para syve tuaj ata që ishin marrë robër.»—Përgjigjet e pyetjeve biblike:
2:13, 14—Cili «zë do të këndojë e do të këndojë» në Ninevinë e shkretuar? Ngaqë Ninevia do të kthehej në një vend për shpendët dhe kafshët e egra, zëri që do të këndonte pa pushim do të ishte kënga e zogjve dhe ndoshta tingulli i erës në dritaret e shtëpive të shkreta.
3:9—Çfarë është ‘gjuha e kulluar’ dhe si flitet? Është e vërteta e Perëndisë që gjendet në Fjalën e tij, Biblën. Ajo përfshin të gjitha mësimet biblike. E flasim këtë gjuhë duke e besuar të vërtetën, duke ua mësuar drejt të tjerëve dhe duke jetuar në harmoni me vullnetin e Perëndisë.
Mësime për ne:
1:8. Në ditët e Sofonisë, disa, me sa duket, po kërkonin pëlqimin e kombeve përreth ‘duke veshur petka të huaja’. Ç’marrëzi do të ishte që adhuruesit e sotëm të Jehovait të përshtateshin me botën nëpërmjet këtyre lloj mënyrave!
1:12; 3:5, 16. Jehovai vazhdoi të dërgonte profetë për ta paralajmëruar popullin për vendimet e tij gjyqësore. Ai veproi kështu megjithëse shumë judenj kishin zënë rehat—ashtu si llumi në fund të verës—dhe ishin bërë indiferentë ndaj mesazheve të tij. Ndërsa dita e Jehovait afrohet, duhet të vazhdojmë të shpallim pa pushim mesazhin për Mbretërinë, pa lejuar që qëndrimi indiferent i njerëzve të na bëjë që ‘të na lëshojë zemra’.
2:3. Vetëm Jehovai mund të na shpëtojë në ditën e zemërimit të tij. Që të vazhdojmë të kemi miratimin e tij, duhet ‘të kërkojmë Jehovain’ duke studiuar me kujdes Fjalën e tij, Biblën, duke u lutur për drejtimin e tij dhe duke iu afruar. Duhet ‘të kërkojmë drejtësinë’ duke bërë një jetë të pastër nga ana morale. Gjithashtu, duhet ‘të kërkojmë zemërbutësinë’ duke u përpjekur të jemi zemërbutë e të nënshtruar.
2:4-15; 3:1-5. Në ditën kur Jehovai të sjellë gjykimin, krishterimi i rremë dhe tërë kombet, që kanë shtypur popullin e Perëndisë, do të kenë të njëjtin fund si Jerusalemi i lashtë dhe kombet përreth. (Zbulesa 16:14, 16; 18:4-8) Duhet të vazhdojmë të shpallim pa frikë gjykimet e Perëndisë.
3:8, 9. Ndërsa presim ditën e Jehovait, përgatitemi për të mbijetuar gjatë saj duke mësuar të flasim ‘gjuhën e kulluar’ dhe ‘duke thirrur emrin e Perëndisë’, domethënë duke iu kushtuar atij. Gjithashtu, i shërbejmë Jehovait «sup më sup» bashkë me popullin e tij dhe i japim atij si dhuratë «një flijim lëvdimi».—Hebrenjve 13:15.
«Po shpejton»
Psalmisti u shpreh: «Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më. Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më.» (Psalmi 37:10) Kur mendojmë për atë që u paratha për Ninevinë në librin e Naumit dhe për Babiloninë e Judën apostate në librin e Habakukut, s’kemi asnjë dyshim se fjalët e psalmistit do të dalin të vërteta. Por, sa duhet të presim ende?
«Dita e madhe e Jehovait është afër. Është afër dhe po shpejton shumë»,—thuhet te Sofonia 1:14. Libri i Sofonisë tregon edhe se si mund të jemi të fshehur në atë ditë dhe çfarë duhet të bëjmë tani që të mbijetojmë. Vërtet, «fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi».—Hebrenjve 4:12.
[Figurat në faqen 8]
Muret masive të Ninevisë nuk e penguan plotësimin e profecisë së Naumit
[Burimi]
Randy Olson/National Geographic Image Collection