‘Perëndia e rrit’ farën!
‘Perëndia e rrit’ farën!
«As ai që mbjell s’është gjë, as ai që ujit, por Perëndia që e rrit.»—1 KOR. 3:7.
1. Në ç’mënyrë jemi «bashkëpunëtorë të Perëndisë»?
«BASHKËPUNËTORË të Perëndisë.» Me këto fjalë e përshkroi apostulli Pavël privilegjin që mund të kemi të gjithë. (Lexo 1 Korintasve 3:5-9.) Pavli e kishte fjalën për veprën e bërjes së dishepujve. Ai e krahasoi me mbjelljen dhe ujitjen e farës. Nëse duam të kemi sukses në këtë vepër jetësore, kemi nevojë për ndihmën e Jehovait. Pavli na kujton se është «Perëndia që e rrit» farën.
2. Pse fakti që ‘Perëndia e rrit’ farën na ndihmon të kemi pikëpamjen e duhur për shërbimin?
2 Ky fakt na bën të përulur e na ndihmon të kemi pikëpamjen e duhur për shërbimin. Ne mund të jemi të zellshëm në predikim e mësimdhënie, por në fund, e gjithë lavdia i shkon Jehovait për çfarëdolloj rritjeje që ndodh. Pse? Sepse sado të përpiqemi, ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht procesin e rritjes, e jo më ta kontrollojmë. Mbreti Solomon e shprehu në mënyrë të saktë këtë situatë kur shkroi: «Nuk e njeh veprën e Perëndisë së vërtetë që bën çdo gjë.»—Ekl. 11:5.
3. Si ngjan vepra e bërjes së dishepujve me mbjelljen e një fare?
3 A duhet të zhgënjehemi që nuk jemi të aftë ta kuptojmë procesin e rritjes? Jo. Përkundrazi, kjo e bën atë interesant dhe tërheqës. Mbreti Solomon tha: «Në mëngjes mbille farën dhe gjer në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë; sepse nuk e di se ku do të ketë sukses, këtu ose atje, apo që të dyja do të jenë njësoj të mira.» (Ekl. 11:6) Vërtet, kur bëhet fjalë për farën e mirëfilltë, nuk e dimë se ku a nëse do të mbijë. Ka shumë faktorë që nuk mund t’i kontrollojmë. Diçka e ngjashme mund të thuhet për veprën e bërjes së dishepujve. Jezui e theksoi këtë në dy ilustrime që u dokumentuan për ne në kapitullin e katërt të ungjillit të Markut. Le të shohim se çfarë mund të mësojmë nga këto dy ilustrime.
Lloje të ndryshme toke
4, 5. Jepni një përmbledhje të ilustrimit të Jezuit që është dokumentuar te Marku 4:1-9.
4 Siç është dokumentuar te Marku 4:1-9, Jezui përshkruan një mbjellës që hedh ose shpërndan farën e cila bie në vende të ndryshme. Ai thotë: «Dëgjoni: një mbjellës doli për të mbjellë. Kur po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës dhe vajtën zogjtë e i hëngrën. Të tjera ranë në një vend shkëmbor, ku natyrisht nuk kishte shumë tokë dhe mbinë menjëherë, sepse toka nuk ishte e thellë. Por, kur u ngrit dielli, u zhuritën dhe, meqë s’kishin rrënjë, u thanë. Pjesa tjetër ra mes gjembave, dhe gjembat u rritën e i mbytën, dhe ato nuk dhanë fryt. Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë dhe, pasi mbinë e u rritën, filluan të jepnin fryt: tridhjetë, gjashtëdhjetë dhe njëqindfish.»
5 Në kohët biblike, në përgjithësi farat mbilleshin duke i hedhur. Mbjellësi i mbante farat në një nga palat e veshjes ose në një trastë dhe i shpërndante me një lëvizje të harkuar të krahut. Pra, në këtë ilustrim mbjellësi nuk e mbjell qëllimisht farën në lloje të ndryshme toke. Përkundrazi, farat e hedhura bien në vende të ndryshme.
6. Si e shpjegoi Jezui ilustrimin e mbjellësit?
6 Nuk kemi nevojë të hamendemi për domethënien e këtij ilustrimi. Jezui e shpjegoi Marku 4:14-20: «Mbjellësi mbjell fjalën. Disa njerëz janë si farat që u mbollën përgjatë rrugës. Sapo e dëgjojnë fjalën, vjen Satanai dhe ua merr atë që u mboll tek ata. Disa të tjerë janë si farat që u mbollën në një vend shkëmbor: sapo e dëgjojnë fjalën, e pranojnë me gëzim. Megjithatë, nuk kanë rrënjë. Prandaj, vazhdojnë për njëfarë kohe, por, sapo vjen shtrëngimi ose përndjekja për shkak të fjalës, ata heqin dorë nga fjala. Dhe disa fara të tjera u mbollën mes gjembave. Këto janë ata që e dëgjojnë fjalën, por ankthet e kësaj bote, fuqia mashtruese e pasurisë dhe dëshira për gjëra të tjera futen në zemrën e tyre dhe e mbytin fjalën, e ajo bëhet e pafrytshme. Së fundi, ato që u mbollën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e mirëpresin atë dhe japin fryt, tridhjetë, gjashtëdhjetë dhe njëqindfish.»
më tej, siç është dokumentuar te7. Çfarë përfaqëson fara dhe llojet e ndryshme të tokës?
7 Vini re se Jezui nuk thotë se përdoren lloje të ndryshme farash. Përkundrazi, ai po flet për një lloj fare që bie në lloje të ndryshme toke dhe secila tokë jep një rezultat të ndryshëm. Lloji i parë i tokës është i fortë ose i ngjeshur; i dyti është i cekët; i treti është plot gjemba dhe i katërti është i mirë ose tokë prodhuese. (Luka 8:8) Çfarë është fara? Është mesazhi i Mbretërisë që gjendet në Fjalën e Perëndisë. (Mat. 13:19) Çfarë përfaqësojnë llojet e ndryshme të tokës? Përfaqësojnë njerëzit me gjendje të ndryshme të zemrës.—Lexo Lukën 8:12, 15.
8. (a) Kë përfaqëson mbjellësi? (b) Pse reagimi ndaj veprës së predikimit për Mbretërinë është i ndryshëm?
8 Kë përfaqëson mbjellësi? Përfaqëson bashkëpunëtorët e Perëndisë, ata që shpallin lajmin e mirë për Mbretërinë. Edhe ata, ashtu si Pavli dhe Apoli, mbjellin e ujitin. Por, edhe pse punojnë shumë, rezultatet ndryshojnë. Pse? Për shkak të gjendjeve të ndryshme të zemrës së atyre që e dëgjojnë mesazhin. Në ilustrim, mbjellësi nuk ka kontroll mbi këto rezultate. Sa ngushëlluese është kjo, sidomos për ata vëllezër besnikë e motra besnike që duket sikur kanë pasur pak rezultate, ndonëse kanë shërbyer prej shumë vitesh, në disa raste për dekada të tëra! * Pse është ngushëlluese?
9. Çfarë të vërtete ngushëlluese theksoi Pavli dhe Jezui?
9 Besnikëria e një mbjellësi nuk matet nga rezultatet e punës. Pavli e përmendi këtë kur tha: «Secili do të marrë shpërblimin e vet 1 Kor. 3:8) Shpërblimi është sipas mundit, e jo sipas rezultateve të atij mundi. Edhe Jezui e theksoi këtë pikë kur dishepujt e tij u kthyen nga një fushatë predikimi. Ata ishin tejet të gëzuar, sepse demonët iu ishin nënshtruar kur kishin përdorur emrin e Jezuit. Sado emocionuese të ishte kjo, Jezui u tha: «Mos u gëzoni që frymërat ju nënshtrohen, por gëzohuni sepse emrat tuaj janë shkruar në qiej.» (Luka 10:17-20) Edhe atje ku një mbjellës mund të mos shohë shumë rezultate nga puna e tij, kjo nuk do të thotë medoemos se ka qenë më pak i zellshëm ose më pak besnik se të tjerët. Në një masë të madhe, rezultatet varen nga gjendja e zemrës së atij që po dëgjon. Por, në fund, është Perëndia që e rrit.
sipas mundit.» (Përgjegjësia e atyre që e dëgjojnë fjalën
10. Çfarë e përcakton nëse një njeri që e dëgjon fjalën do të jetë apo jo si toka e mirë?
10 Ç’mund të themi për ata që e dëgjojnë fjalën? A është paracaktuar reagimi i tyre? Jo. Varet prej tyre nëse do të jenë apo jo si toka e mirë. Vërtet, gjendja e zemrës së një njeriu mund të ndryshojë për mirë ose për keq. (Rom. 6:17) Në ilustrimin e tij Jezui tha për disa se, «sapo e dëgjojnë fjalën», vjen Satanai dhe ua merr atë që u mboll tek ata. Por kjo nuk duhet të ndodhë patjetër. Te Jakovi 4:7, të krishterët nxiten që ‘t’i kundërvihen Djallit’, dhe ai do të ikë prej tyre. Të tjerë Jezui i përshkruan duke thënë se në fillim e pranojnë fjalën me gëzim, por më pas pengohen, ngaqë «nuk kanë rrënjë». Por, shërbëtorët e Perëndisë këshillohen që ‘të jenë të rrënjosur dhe të vendosur në një themel të qëndrueshëm’ që të jenë në gjendje të rrokin me mendje se ‘cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e të njohin dashurinë e Krishtit, e cila e tejkalon njohurinë’.—Efes. 3:17-19; Kolos. 2:6, 7.
11. Çfarë mund të bëjë një njeri që të mos i lejojë ankthet dhe pasuritë ta mbytin fjalën?
11 Të tjerë që e dëgjojnë fjalën thuhet se lejojnë që «ankthet e kësaj bote, [dhe] fuqia mashtruese e pasurisë» të futen në zemrën e tyre dhe ta mbytin fjalën. (1 Tim. 6:9, 10) Si mund ta shmangin këtë? Apostulli Pavël përgjigjet: «Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para, ndërsa jeni të kënaqur me gjërat që keni. Sepse ai ka thënë: ‘Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.’»—Hebr. 13:5.
12. Pse ata që përfaqësohen nga toka e mirë japin fryt në sasi të ndryshme?
12 Në fund Jezui thotë se farat e mbjella në tokë të mirë «japin fryt, tridhjetë, gjashtëdhjetë dhe njëqindfish». Megjithëse disa që e pranojnë fjalën kanë një gjendje të mirë të zemrës dhe sjellin fryt, ajo që janë në gjendje të bëjnë për të shpallur lajmin e mirë ndryshon në varësi të rrethanave të tyre. Për shembull, mosha e shkuar ose një sëmundje ligështuese mund t’ua kufizojë disave sasinë e kohës që kalojnë në veprën e predikimit. (Krahaso Markun 12:43, 44.) Përsëri, mbjellësi mund të ketë pak ose aspak kontroll mbi këtë, por ai gëzon kur sheh se Jehovai e ka rritur farën.—Lexo Psalmin 126:5, 6.
Mbjellësi që fle
13, 14. (a) Jepni një përmbledhje të ilustrimit të Jezuit që është dokumentuar te Marku 4:26-29. (b) Kë përfaqëson mbjellësi dhe çfarë është fara?
13 Te Marku 4:26-29, gjejmë një ilustrim tjetër lidhur me një mbjellës: «Kështu, mbretëria e Perëndisë është tamam si një njeri që hedh farën në tokë. Ai fle natën e çohet ditën, dhe fara mbin e rritet, por se si ai nuk e di. Toka vetvetiu jep fryt dalëngadalë: më parë filizin, pastaj kallirin e së fundi kokrrën e pjekur në kalli. Dhe, sapo fryti është gati, ai i vë draprin, sepse koha për korrje ka ardhur.»
14 Kush është mbjellësi? Disa në të ashtuquajturin *
krishterim besojnë se është vetë Jezui. Por, si mund të thuhet se Jezui fle e nuk e di se si rritet fara? Patjetër që Jezui e kupton procesin e rritjes! Prandaj, ky mbjellës, ashtu si ai i përmendur më sipër, përfaqëson secilin nga lajmëtarët e Mbretërisë, pra, ata që mbjellin farën e Mbretërisë me anë të veprës së tyre të zellshme të predikimit. Fara që hidhet në tokë është fjala që predikojnë.15, 16. Çfarë të vërtete për rritjen e farës dhe bërjen e një dishepulli theksoi Jezui në ilustrimin për mbjellësin?
15 Jezui thotë se mbjellësi «fle natën e çohet ditën». Kjo nuk do të thotë se ai po tregohet i pakujdesshëm. Këto fjalë thjesht përshkruajnë rutinën normale të jetës që bën shumica e njerëzve. Fjalët e përdorura në këtë varg tregojnë një proces të vazhdueshëm gjatë një periudhe kohe kur punohet ditën dhe flihet natën. Jezui shpjegon se çfarë ndodh gjatë asaj kohe. «Fara mbin e rritet»,—thotë ai. Më pas shton: «Se si ai nuk e di.» Këtu theksohet fakti që rritja ndodh «vetvetiu». *
16 Çfarë pike po theksonte Jezui këtu? Vini re se theksi bie te rritja dhe te mënyra e ngadaltë se si ndodh ajo. «Toka vetvetiu jep fryt dalëngadalë: më parë filizin, pastaj kallirin e së fundi kokrrën e pjekur në kalli.» (Mar. 4:28) Kjo rritje ndodh dalëngadalë dhe me faza. Ajo nuk mund të bëhet me të shtyrë ose të përshpejtohet. E njëjta gjë vlen edhe për një person që rritet frymësisht derisa bëhet dishepull. Kjo ndodh me faza, teksa Jehovai lejon që e vërteta të rritet në zemrën e një njeriu që është i prirur ndaj fjalës së Tij.—Vep. 13:48; Hebr. 6:1.
17. Cilët gëzojnë kur fara e së vërtetës jep fryt?
17 Si merr pjesë në korrje mbjellësi «sapo fryti është gati»? Kur Jehovai bën që e vërteta për Mbretërinë të rritet në zemrën e dishepujve të rinj, së fundi, nga dashuria për Perëndinë, nxiten t’ia kushtojnë jetën atij. Ata e simbolizojnë kushtimin e tyre me anë të pagëzimit në ujë. Vëllezërit që vazhdojnë të përparojnë drejt pjekurisë, dalëngadalë janë në Gjonin 4:36-38.) Po, «mbjellësi dhe korrësi . . . gëzojnë së bashku».
gjendje të marrin më shumë përgjegjësi në kongregacion. Frytin e Mbretërisë e korr si mbjellësi i fillimit, ashtu edhe lajmëtarë të tjerë të Mbretërisë që mund të mos jenë përfshirë personalisht në mbjelljen e farës që prodhoi dishepullin. (LexoMësime për ne
18, 19. (a) Si të ka inkurajuar ky shqyrtim i ilustrimeve të Jezuit? (b) Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
18 Çfarë kemi mësuar nga ky shqyrtim i dy ilustrimeve të dokumentuara te kapitulli i 4-t i Markut? Kuptojmë qartë se kemi një punë për të bërë: të mbjellim. Nuk duhet të lejojmë kurrë që justifikimet dhe problemet a vështirësitë e mundshme të na ndalin që të mos e kryejmë këtë vepër. (Ekl. 11:4) Por, në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm se kemi privilegjin e mrekullueshëm që të quhemi bashkëpunëtorë të Perëndisë. Jehovai është ai që shkakton rritjen, duke bekuar përpjekjet tona dhe të atyre që e pranojnë mesazhin. E kuptojmë se dikush nuk mund të rritet frymësisht e të bëhet dishepull me të shtyrë. Gjithashtu, nuk ka pse të shkurajohemi ose të dëshpërohemi nëse rritja është e ngadaltë ose nuk po ndodh. Sa ngushëlluese është të dimë se suksesi ynë matet nga besnikëria ndaj Jehovait dhe ndaj privilegjit që na ka dhënë për të predikuar ‘lajmin e mirë për mbretërinë si dëshmi për të gjitha kombet’!—Mat. 24:14.
19 Çfarë gjërash të tjera na mësoi Jezui në lidhje me rritjen e dishepujve të rinj dhe veprën e Mbretërisë? Përgjigjja e kësaj pyetjeje gjendet tek ilustrimet e tjera që janë dokumentuar në tregimet e ungjijve. Në artikullin vijues do të analizojmë disa nga këto ilustrime.
[Shënimet]
^ par. 8 Shqyrtoni shembullin e shërbimit të vëlla Georg Fjelnir Lindalit në Islandë, që është raportuar në Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 2005, faqet 210, 211, dhe përvojat e shërbëtorëve besnikë që ngulmuan në Irlandë për shumë vite pa pasur rezultate të menjëhershme, të cilat gjenden në Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 1988, faqet 82-99, anglisht.
^ par. 14 Më parë, në këtë revistë ishte shpjeguar se fara përfaqëson cilësi të personalitetit që duhet të rriten derisa të arrijnë pjekurinë dhe që gjatë këtij procesi ndikohen nga faktorë të mjedisit. Megjithatë, duhet theksuar se në ilustrimin e Jezuit, fara nuk shndërrohet në farë të keqe ose fryt të kalbur. Thjesht ajo rritet derisa piqet.—Shih Kullën e Rojës, 15 qershor 1980, faqet 17-19, anglisht.
^ par. 15 Rasti tjetër i vetëm kur përdoret kjo shprehje gjendet te Veprat 12:10, ku thuhet se një portë hekuri hapet automatikisht ose «vetë».
A ju kujtohet?
• Cilat janë disa ngjashmëri midis mbjelljes së farës së mirëfilltë dhe predikimit të mesazhit për Mbretërinë?
• Si e vlerëson Jehovai besnikërinë e një lajmëtari të Mbretërisë?
• Çfarë ngjashmërie midis rritjes së farës dhe bërjes së një dishepulli theksoi Jezui?
• Në ç’mënyrë «mbjellësi dhe korrësi . . . gëzojnë së bashku»?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 13]
Pse Jezui e krahasoi një predikues të Mbretërisë me një mbjellës fare?
[Figurat në faqen 15]
Ata që përfaqësohen nga toka e mirë marrin pjesë me gjithë zemër dhe sipas rrethanave në predikimin për Mbretërinë
[Figurat në faqen 16]
Perëndia e rrit farën