Të gëzuar, ndonëse mjaft të zënë në shërbim të Perëndisë
Të gëzuar, ndonëse mjaft të zënë në shërbim të Perëndisë
JEHOVAI do që ti të jesh i gëzuar. (Psal. 100:2) Si shërbëtor i tij, mund të jesh mjaft i zënë. Ndoshta nuk ishe kaq i zënë kur ia kushtove jetën Perëndisë, por tani mund të ndihesh tepër i ngarkuar nga përgjegjësitë frymore dhe përgjegjësitë e tjera. Madje, mund të ndihesh në faj kur nuk arrin të bësh gjithçka kishe menduar të bëje. Si mund të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të ruash ‘gëzimin e Jehovait’?—Neh. 8:10.
Jeton në kohë kritike dhe mund të jesh mjaft i ngarkuar, prandaj është e nevojshme të organizohesh mirë. Në këtë aspekt, mund të jenë veçanërisht të dobishme disa nga këshillat e frymëzuara të apostullit Pavël: «Vazhdoni të shikoni me kujdes që mënyra se si ecni, të mos jetë si të pamendët, por si të mençurit, duke blerë kohën e duhur për veten tuaj, sepse ditët janë të liga.»—Efes. 5:15, 16.
Duke pasur parasysh këtë këshillë të mençur, si mund të vësh synime realiste për veten dhe të gjesh ekuilibrin mes studimit personal, kujdesit për familjen, predikimit, punës dhe veprimtarive të tjera të nevojshme?
A e mban mend gëzimin që ndjeve kur ia kushtove jetën Perëndisë dhe u pagëzove? Ai gëzim vinte nga njohuria për Jehovain dhe për qëllimet e tij. Mund të të jenë dashur muaj studimi të zellshëm për të fituar atë kuptueshmëri dhe gëzim. Por sigurisht ia vlente. Ai studim ta ndryshoi jetën për mirë.
Që të mos e humbasësh gëzimin, është e nevojshme të vazhdosh të ushqehesh frymësisht. Nëse e ke të vështirë të gjesh kohë për të lexuar dhe studiuar Biblën, shqyrto programin tënd. Sikur edhe disa minuta studim dhe meditim në ditë, do të të afrojnë më shumë me Jehovain dhe pa dyshim kjo do të ta shtojë gëzimin.
Shumica e shërbëtorëve të Perëndisë mund të blejnë ca kohë për aktivitete jetësore nga koha që kalojnë me gjëra më pak të rëndësishme. Pyet veten: «Sa kohë kaloj duke lexuar gazeta ose revista, duke parë televizor, duke dëgjuar muzikë ose duke u marrë me një hobi?» Këto aktivitete 1 Tim. 4:8) Nëse kupton se nuk arrin ta organizosh kohën si duhet, ndërmerr hapa që ta përshtatësh programin në mënyrë të atillë që t’i përmbahesh.
mund të sjellin kënaqësi, por vetëm kur bëhen me ekuilibër. (Adami, bashkëshort, baba i tre fëmijëve dhe plak kongregacioni, shpjegon se çfarë e ndihmon atë: «Përpiqem të bëj një jetë të thjeshtë. Shmang ato hobi dhe ato zotërime që kërkojnë shumë kohë e vëmendje. Nuk është se i mohoj vetes gjithçka—thjesht shijoj zbavitjet që nuk kërkojnë shumë angazhim.»
Meditimi mbi rezultatet e mira të vendimeve të tua, mund të të përtërijë gëzimin dhe mund të të ndihmojë të mbash një pikëpamje pozitive. Për shembull, Marjushi, një plak kongregacioni me tre fëmijë, thotë: «Kur fillova të studioja Biblën, u bëra optimist. Prapëseprapë, herë pas here has probleme, shumë prej të cilave vetëm Jehovai i di. Por falë mbështetjes së tij, e shoh të ardhmen me gëzim.»
Ashtu si në rastin e Marjushit, qëndrimi pozitiv nuk do të t’i eliminojë të gjitha ndjenjat e ankthit. Por mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë dhe t’i përballosh më mirë vështirësitë e jetës. Në Bibël thuhet: «Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit, por kush është i gëzuar në zemër, ka vazhdimisht gosti.» (Prov. 15:15) Mendo thellë edhe për dashurinë që Perëndia tashmë të ka treguar. Ky meditim mund të të forcojë dashurinë për të dhe mund të të shtojë gëzimin hyjnor.—Mat. 22:37.
Kur vihet Jehovai dhe interesat e tij në radhë të parë, rritet gëzimi i familjes. Shfaqja e cilësive të krishtere pakëson fërkimet dhe çon në marrëdhënie më të ngushta e më të këndshme familjare. Kështu, shtëpia jote do të jetë një liman paqeje dhe uniteti për të gjithë familjen.—Psal. 133:1.
Përfshirja si familje në aktivitete frymore sjell gëzim të vërtetë. Marjushi shpjegon: «E vlerësoj kohën që kalojmë bashkë si familje. Gruaja më mbështet jashtë mase. Sa herë është e mundur, atë e kam në krah si në shërbim, ashtu edhe kur pastroj në stadium para kongreseve, dhe më shoqëron kur shkoj në kongregacione të tjera për të mbajtur fjalime publike. Për mua kjo është mjaft inkurajuese.»
Shkrimet i urdhërojnë të krishterët që të kujdesen për nevojat materiale të familjes. (1 Tim. 5:8) Por nëse puna në botë të merr shumë kohë dhe energji, ajo mund të të grabitë gëzimin që ndien në shërbim të Perëndisë. Lutju Jehovait për këtë. (Psal. 55:22) Shumë kanë arritur në përfundimin se të vësh Mbretërinë e Perëndisë në radhë të parë, do të thotë të kërkosh punë tjetër. Asnjë i krishterë nuk duhet të lejojë që përfitimet e një pune që kërkon shumë kohë dhe energji, ta pengojnë t’u kushtojë vëmendje gjërave frymore, të cilat janë më të rëndësishme.—Prov. 22:3.
Mund të jetë e dobishme të shkruash të gjitha të mirat e të këqijat e punës që ke ose do të kesh. Një pagë e mirë dhe një punë e kënaqshme sigurisht janë të dëshirueshme. Megjithatë, a të ndihmon puna e tanishme që ta mbështetësh familjen nga ana frymore? Pesho me realizëm të gjithë faktorët dhe merr vendime që i japin përparësi marrëdhënies tënde me Jehovain.
Nëse puna e tanishme nuk të ndihmon të forcosh marrëdhënien tënde me Jehovain, është e nevojshme të ndryshosh rrethanat e tua. Shumë të krishterë kanë bërë ndryshime rrënjësore që të kenë kohë për aktivitetet frymore. Një vëlla në Poloni tregon: «Njëherë nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të ikja nga kompania ku punoja, sepse më duhej të udhëtoja shpesh për çështje pune. Nuk më dilte koha të kujdesesha siç duhej as për gjërat frymore e as për familjen time.» Tani bën një punë që i merr shumë më pak kohë dhe energji.
Gjen gëzim duke ndihmuar të tjerët
Jezui tha se «ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh». (Vep. 20:35) Të krishterët kanë mjaft raste për të dhënë. Ndonjëherë, një buzëqeshje e ngrohtë, një shtrëngim duarsh ose një falënderim i sinqertë për punën e palodhur që ka bërë dikush në një caktim teokratik, mund të mjaftojë për t’u sjellë gëzim të dyja palëve.
1 Sel. 5:14) Ata që janë të dëshpëruar mund të mendojnë se nuk janë në gjendje t’i përballojnë problemet me forcat e tyre. A mund t’i ndihmosh këta? Nëse sheh që një nga vëllezërit po humbet gëzimin në shërbim të Jehovait, përpiqu ta inkurajosh. Kjo do të jetë inkurajuese edhe për ty. Ka ca probleme që nuk mund të zgjidhen nga njeriu. Por, mund t’i tregosh vëllait dashuri të sinqertë dhe ta nxitësh që të ketë besim te mbështetja e sigurt e Jehovait. Ata që mbështeten tek ai, nuk do të zhgënjehen kurrë.—Psal. 27:10; Isa. 59:1.
Apostulli Pavël i inkurajoi të bashkëkrishterët: ‘Flituni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar, mbështetni të dobëtit.’ (Një hap tjetër praktik është të ftosh në shërbim ndonjë që duket se po humbet gëzimin në shërbim të Jehovait. Kur Jezui i dërgoi në shërbim 70 dishepujt, ai i ndau «dy e nga dy». (Luka 10:1) A nuk mendon se kështu ai siguroi një bazë për inkurajim reciprok? A mund të dalësh edhe ti në shërbim me dikë që ka nevojë të rifitojë gëzimin?
Në jetë mund të na shqetësojnë me të drejtë shumë gjëra. Prapëseprapë, Pavli na këshillon: «Gëzoni përherë në Zotërinë. Edhe një herë ua them: gëzoni!» (Filip. 4:4) Ti bën një jetë domethënëse ngaqë e do Perëndinë, i bindesh dhe ngulmon me zell në veprën që të ka besuar. Kjo të sjell gëzim. Për më tepër, Jehovai të ndihmon të përballosh presionet dhe problemet.—Rom. 2:6, 7.
Me sytë e besimit, arrijmë të kuptojmë se sa afër është bota e re që ka premtuar Jehovai. Sa shumë bekime dhe arsye për t’u gëzuar do të sjellë ajo! (Psal. 37:34) Prandaj, mund të gëzojmë me gjithë zemër, duke mos harruar se sa shumë po na bekon Jehovai edhe tani. Kështu ‘mund t’i shërbejmë Jehovait me gëzim’.—Psal. 100:2.
[Diagrami në faqen 8]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Nëse do që të ruash gëzimin, mund të jetë e nevojshme të kesh një program të përshtatshëm
ZBAVITJA
KUJDESI PËR SHTËPINË dhe FAMILJEN
PUNA
MBLEDHJET E KRISHTERE
STUDIMI PERSONAL
SHËRBIMI
[Figurat në faqen 10]
A ke mundësi t’i ndihmosh të tjerët që të rifitojnë gëzimin?