«Tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni!»
«Tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni!»
«Meqë të gjitha këto gjëra do të shpërbëhen, tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor!»—2 PJET. 3:11.
1. Pse Letra e Dytë e Pjetrit ishte një thirrje në kohën e duhur drejtuar të krishterëve të kohës së tij?
KUR apostulli Pjetër shkroi letrën e tij të dytë të frymëzuar, tashmë kongregacioni i krishterë kishte përjetuar shumë përndjekje, por kjo nuk i kishte shuar zellin dhe nuk kishte ngadalësuar rritjen e tij. Prandaj, Djalli përdori një taktikë tjetër, një taktikë që kishte pasur sukses shumë herë. Siç tregon Pjetri, Satanai u përpoq ta korruptonte popullin e Perëndisë me anë të mësuesve të rremë të cilët kishin «sy plot kurorëshkelje» dhe «një zemër të stërvitur në lakmi». (2 Pjet. 2:1-3, 14; Jud. 4) Kështu, Letra e Dytë e Pjetrit është një thirrje e përzemërt për të qëndruar besnikë.
2. Ku përqendrohet kapitulli 3 i Letrës së Dytë të Pjetrit dhe cilat pyetje duhet t’i bëjmë vetes?
2 Pjetri shkroi: «Unë mendoj se është e drejtë që, për sa kohë të jem në këtë tabernakull, t’ju nxit duke ju kujtuar, sepse e di që tabernakulli im do të hiqet së shpejti. . . . Prandaj, do të bëj çmos që, pas nisjes sime, të jeni gjithnjë në gjendje t’i kujtoni vetë këto gjëra.» (2 Pjet. 1:13-15) Po, Pjetri e dinte se po i afrohej vdekja, por ai dëshironte që përkujtuesit e tij në kohën e duhur të vazhdonin të kujtoheshin. E në të vërtetë ata u bënë pjesë e Biblës dhe mund t’i lexojmë të gjithë ne sot. Kapitulli 3 i Letrës së Dytë të Pjetrit na intereson në mënyrë të veçantë, pasi përqendrohet te «ditët e fundit» të sistemit të sotëm dhe te shkatërrimi i qiejve simbolikë e i tokës simbolike. (2 Pjet. 3:3, 7, 10) Ç’këshilla ka Pjetri për ne? Në ç’mënyrë zbatimi i këshillave të tij do të na ndihmojë të fitojmë miratimin e Jehovait?
3, 4. (a) Ç’thirrje bëri Pjetri dhe ç’paralajmërim dha? (b) Cilat janë tri pikat që do të shqyrtojmë?
3 Pasi përmendi shpërbërjen e botës së Satanait, Pjetri tha: «Tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor!» (2 Pjet. 3:11, 12) Pjetri e dinte se vetëm ata që bëjnë vullnetin e Jehovait dhe shfaqin cilësi që i pëlqejnë Atij, do të shpëtojnë kur të vijë ‘dita e hakmarrjes’. (Isa. 61:2) Ja pse Pjetri shtoi: «Prandaj, ju, o të dashur, duke pasur këtë njohuri që më përpara, ruhuni që këta njerëz që sfidojnë ligjin [mësuesit e rremë], të mos ju largojnë nga udha me anë të mashtrimit të tyre dhe të mos humbitni palëkundshmërinë tuaj.»—2 Pjet. 3:17.
4 Duke qenë mes atyre që kishin «njohuri që më përpara», Pjetri e dinte se në ditët e fundit të krishterët duhej të ruheshin në mënyrë të veçantë, që të mbanin integritetin. Më vonë, apostulli Gjon shpjegoi qartë arsyen. Ai pa në mënyrë paraprake dëbimin e Satanait nga qielli dhe ‘zemërimin e tij të madh’ kundër atyre «të cilët zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi për Jezuin». (Zbul. 12:9, 12, 17) Shërbëtorët e mirosur dhe besnikë të Jehovait bashkë me shokët e tyre besnikë, ‘delet e tjera’, do të dalin fitimtarë. (Gjoni 10:16) Por, ç’mund të themi për ne individualisht? A do ta mbajmë integritetin? Do të ndihmohemi ta bëjmë këtë nëse përpiqemi (1) të kultivojmë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë, (2) të qëndrojmë të panjollë e të patëmetë moralisht e frymësisht dhe (3) të kemi pikëpamjen e duhur për sprovat. Le t’i shqyrtojmë këto pika.
Të kultivojmë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë
5, 6. Çfarë cilësish duhet të përpiqemi të kultivojmë dhe pse kjo kërkon «përpjekje të zellshme»?
5 Më parë, në letrën e tij të dytë, Pjetri shkroi: «Duke bërë çdo përpjekje të zellshme, shtojini besimit tuaj virtytin, virtytit njohurinë, njohurisë vetëkontrollin, vetëkontrollit qëndrueshmërinë, qëndrueshmërisë përkushtimin hyjnor, përkushtimit hyjnor përzemërsinë vëllazërore, përzemërsisë vëllazërore, dashurinë. Po t’i keni këto gjëra, madje po të vërshojnë te ju, ato nuk do t’ju lënë të jeni joaktivë dhe të pafrytshëm në lidhje me njohurinë e saktë për Zotërinë tonë Jezu Krisht.»—2 Pjet. 1:5-8.
6 Vërtet, duhen «përpjekje të zellshme» për të marrë pjesë në veprimtari që na ndihmojnë të kultivojmë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë. Për shembull, duhen përpjekje për të ndjekur mbledhjet e krishtere, për të lexuar Biblën çdo ditë dhe për të mbajtur një program të mirë studimi personal. Gjithashtu, mund të kërkohet një punë e palodhur dhe planifikim i mirë për të pasur një mbrëmje të Adhurimit Familjar të rregullt, të këndshme dhe domethënëse. Por, kur e bëjmë këtë me rregullsi, bëhet më e lehtë t’i ndjekim këto zakone të mira—sidomos kur shijojmë dobitë.
7, 8. (a) Çfarë kanë thënë disa për mbrëmjen e Adhurimit Familjar? (b) Si po nxirrni dobi nga adhurimi si familje?
7 Në lidhje me Adhurimin Familjar, një motër shkruan: «Na jep mundësi të mësojmë rreth shumë temave të ndryshme.» Një tjetër shprehet: «Me thënë të drejtën, nuk doja të hiqej studimi i librit. Ishte mbledhja që doja më shumë. Por tani që kemi mbrëmjen e Adhurimit Familjar, kuptoj se Jehovai e di se për çfarë kemi nevojë dhe kur na nevojitet ajo.» Një kryefamiljar thotë: «Adhurimi Familjar na ndihmon tej mase. Është fantastike që kemi një mbledhje tamam për nevojat tona specifike si çift! Të dy e ndiejmë se po përmirësojmë në shfaqjen e frytit të frymës së shenjtë dhe po
provojmë më shumë se kurrë gëzim në shërbim.» Një kryefamiljar tjetër thotë: «Fëmijët bëjnë vetë kërkime e po mësojnë shumë, dhe kjo u pëlqen. Kjo masë na jep më tepër siguri se Jehovai i di shqetësimet tona dhe u përgjigjet lutjeve tona.» A ndiheni po njësoj në lidhje me këtë masë frymore të mrekullueshme?8 Mos lejoni që gjëra të vogla të ndërhyjnë në adhurimin familjar. Një çift i martuar tha: «Çdo të enjte në mbrëmje gjatë katër javëve të fundit ndodhi diçka në familje që pothuajse na pengoi të bënim studimin, por ne nuk e lejuam.» Natyrisht, ndonjëherë mund t’ju duhet të përshtatni programin. Megjithatë, jini të vendosur të mos lini pa e bërë Adhurimin Familjar, madje as edhe për një javë!
9. Si e ndihmoi Jehovai Jereminë dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij?
9 Profeti Jeremia është një shembull i shkëlqyer për ne. Ai kishte nevojë për ushqimin frymor që mori nga Jehovai dhe e çmoi thellësisht atë. Ky ushqim e ndihmoi t’u predikonte me qëndrueshmëri njerëzve indiferentë. Ai tha: «Fjala e Jehovait . . . ishte . . . si një zjarr përvëlues i mbyllur në kockat e mia.» (Jer. 20:8, 9) Ajo e ndihmoi edhe të qëndronte në kohë të vështira që arritën kulmin me shkatërrimin e Jerusalemit. Sot kemi tërë Fjalën e shkruar të Perëndisë. Kur e studiojmë atë me zell dhe i bëjmë tonat mendimet e Jehovait, ne, ashtu si Jeremia, do të jemi në gjendje të ngulmojmë me gëzim në shërbim, besnikë në sprova dhe të pastër moralisht e frymësisht.—Jak. 5:10.
Të qëndrojmë ‘të panjollë e të patëmetë’
10, 11. Pse duhet të bëjmë çmos që të qëndrojmë ‘të panjollë e të patëmetë’ dhe çfarë kërkon kjo nga ne?
10 Si të krishterë e dimë se jetojmë në kohën e fundit. Prandaj, nuk habitemi që bota është bërë e fiksuar pas gjërave që Jehovai i urren të tilla, si lakmia, degjenerimi seksual dhe dhuna. Strategjia e Satanait mund të përmblidhet kështu: «Nëse shërbëtorët e Perëndisë nuk mund të frikësohen, ndoshta mund të korruptohen moralisht.» (Zbul. 2:13, 14) Për këtë arsye, duhet të marrim për zemër këshillën e dashur të Pjetrit: «Bëni çmos që në fund, të gjendeni prej [Perëndisë] të panjollë, të patëmetë dhe në paqe.»—2 Pjet. 3:14.
11 Shprehja «bëni çmos» është e ngjashme me thirrjen e mëparshme të Pjetrit për të bërë «çdo përpjekje të zellshme». Është e qartë se Jehovai—ai që e frymëzoi Pjetrin të shprehte këto ndjenja—e di se kemi nevojë të përpiqemi fort që të qëndrojmë ‘të panjollë e të patëmetë’, të pandotur nga fëlliqësitë e botës së Satanait. Të përpiqemi fort përfshin të mbrojmë zemrën që të mos rrëmbehet nga dëshirat e gabuara. (Lexo Proverbat 4:23; Jakovin 1:14, 15.) Përfshin edhe të qëndrojmë të patundur kundër atyre që u vjen çudi për udhën tonë të krishterë dhe që ‘vazhdojnë të na shajnë’.—1 Pjet. 4:4.
12. Për çfarë na siguron Luka 11:13?
12 Për shkak të papërsosmërisë, është një luftë të bësh atë që është e drejtë. (Rom. 7:21-25) Mund të shpresojmë t’ia dalim mbanë vetëm nëse i drejtohemi Jehovait, i cili u jep bujarisht frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë me sinqeritet. (Luka 11:13) Nga ana e saj, kjo frymë zhvillon brenda nesh cilësi të denja për miratimin e Perëndisë dhe që na ndihmojnë të përballojmë jo vetëm tundimet, por edhe sprovat, të cilat fare mirë mund të shtohen ndërsa dita e Jehovait afrohet.
Lejoni t’ju forcojnë sprovat
13. Çfarë do të na ndihmojë të qëndrojmë kur hasim sprova?
13 Për sa kohë të jetojmë në këtë sistem të vjetër, sprovat e një lloji ose të një tjetri janë të pashmangshme. Por, në vend që t’ju lëshojë zemra, pse të mos i shihni sprovat si një mundësi për të ripohuar dashurinë tuaj për Perëndinë dhe për të forcuar besimin tek ai e te Fjala e tij? Dishepulli Jakov shkroi: «Quajeni veç gëzim, vëllezërit e mi, kur hasni sprova të ndryshme, duke e ditur se cilësia e sprovuar e besimit sjell qëndrueshmëri.» (Jak. 1:2-4) Kujtoni edhe se «Jehovai di t’i çlirojë nga sprova njerëzit me përkushtim hyjnor».—2 Pjet. 2:9.
14. Si ju jep zemër shembulli i Jozefit?
14 Shqyrtoni shembullin e birit të Jakobit, Jozefit, të cilin vëllezërit e shitën si skllav. (Zan. 37:23-28; 42:21) A e humbi besimin Jozefi si pasojë e këtij veprimi mizor? A u hidhërua me Perëndinë që lejoi të binte mbi të kjo e keqe? Fjala e Perëndisë përgjigjet qartë jo. Për më tepër, ky nuk ishte fundi i sprovave të Jozefit. Më vonë, atë e akuzuan në mënyrë të rreme për tentativë përdhunimi dhe e burgosën. Por, përsëri ai nuk u lëkund në përkushtimin ndaj Perëndisë. (Zan. 39:9-21) Përkundrazi, lejoi që sprovat ta forconin, dhe për këtë u bekua me bollëk.
15. Ç’mund të mësojmë nga shembulli i Naomit?
15 Vërtet, sprovat mund të na trishtojnë ose madje mund të na dëshpërojnë. Ndoshta Jozefi u ndie ndonjëherë kështu. Shërbëtorë të tjerë besnikë të Perëndisë u ndien me siguri kështu. Mendoni për Naomin, së cilës i vdiqën burri dhe dy djemtë. «Mos më thërritni Naomi,—tha ajo.—Më thërritni Mara [që do të thotë «E hidhur»], sepse i Plotfuqishmi ma ka bërë jetën shumë të hidhur.» (Rutha 1:20, 21, shën.) Reagimi i Naomit ishte i natyrshëm dhe i kuptueshëm. Por, ashtu si Jozefi, ajo nuk e humbi besimin dhe as u lëkund në integritetin e saj. Dhe Jehovai e shpërbleu atë grua të çmuar. (Rutha 4:13-17, 22) Për më tepër, në Parajsën tokësore që do të vijë, Ai do të zhbëjë tërë të këqijat që kanë shkaktuar Satanai dhe kjo botë e ligë. «Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër.»—Isa. 65:17.
16. Si duhet t’i konsiderojmë lutjet dhe pse?
16 Pavarësisht nga sprovat që mund të na Romakëve 8:35-39.) Ndonëse Satanai nuk do të ndalet që të na shkurajojë, ai do të dështojë nëse qëndrojmë «me mendje të shëndoshë» dhe «vigjilentë në lidhje me lutjet». (1 Pjet. 4:7) Jezui tha: «Rrini zgjuar dhe bëni përgjërime gjithë kohën, që t’ia dilni mbanë të shpëtoni nga të gjitha këto gjëra që do të ndodhin dhe të qëndroni para Birit të njeriut.» (Luka 21:36) Vini re përdorimin që i bën Jezui fjalës «përgjërim», që është një lloj lutjeje shumë e zjarrtë. Duke na paralajmëruar të bëjmë përgjërime, Jezui theksoi se kjo është koha që ta marrim seriozisht qëndrimin tonë para tij dhe para Atit të tij. Vetëm ata që do të kenë një qëndrim të miratuar do të kenë perspektivën për të mbijetuar në ditën e Jehovait.
bien, dijenia se Perëndia na do gjithmonë, do të na ndihmojë të qëndrojmë. (LexoTë qëndrojmë aktivë në shërbim të Jehovait
17. Si mund të nxirrni dobi nga shembulli i mirë i profetëve, nëse territori ku dëshmoni është i vështirë?
17 Pjesëmarrja në veprimtaritë frymore na freskon. Kjo na sjell në mendje fjalët e Pjetrit: «Tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor!» (2 Pjet. 3:11) Më kryesorja ndër këto veprime është shpallja e lajmit të mirë. (Mat. 24:14) Vërtet, në disa territore predikimi mund të jetë i vështirë, ndoshta për shkak të apatisë ose kundërshtimit apo thjesht ngaqë njerëzit janë të preokupuar me problemet e jetës së përditshme. Shërbëtorëve të Jehovait në kohët biblike iu desh të përballeshin me qëndrime të ngjashme. Megjithatë, kurrë nuk u dorëzuan, por shkuan «vazhdimisht» për të çuar mesazhin që u kishte dhënë Perëndia. (Lexo 2 Kronikave 36:15, 16; Jer. 7:24-26) Çfarë i ndihmoi të qëndronin? E shihnin caktimin nga pikëpamja e Jehovait e jo nga pikëpamja e botës. Gjithashtu, e quanin nderin më të madh të mbanin emrin e Perëndisë.—Jer. 15:16.
18. Ç’ndikim do të ketë vepra e predikimit për Mbretërinë në lartësimin e emrit të Jehovait në të ardhmen?
18 Edhe ne kemi privilegjin të shpallim emrin dhe qëllimin e Jehovait. Mendoni për këtë: si rezultat i drejtpërdrejtë i veprës sonë të predikimit, armiqtë e Perëndisë nuk do të mund të thonë se nuk dinin gjë kur ai të sjellë ditën e tij të madhe. Në fakt, ashtu si faraoni i lashtësisë, ata kanë për ta ditur se është Jehovai që po vepron kundër tyre. (Dal. 8:1, 20; 14:25) Njëkohësisht, Jehovai do t’i nderojë shërbëtorët e tij besnikë duke e bërë më se të qartë që ata ishin vërtet përfaqësuesit e tij.—Lexo Ezekielin 2:5; 33:33.
19. Si mund ta tregojmë se dëshirojmë t’i shfrytëzojmë sa më mirë mundësitë që na jepen falë durimit të Jehovait?
19 Nga fundi i letrës së tij të dytë, Pjetri u shkroi bashkëbesimtarëve: «Konsiderojeni durimin e Zotërisë tonë si shpëtim.» (2 Pjet. 3:15) Po, le të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë sa më mirë mundësitë që na jepen falë durimit të Jehovait. Si? Duke zhvilluar cilësi që i pëlqejnë atij, duke qëndruar ‘të panjollë e të patëmetë’, duke pasur qëndrimin e duhur ndaj sprovave dhe duke qenë të angazhuar në shërbimin e Mbretërisë. Nëse veprojmë kështu, kemi perspektivën të marrim bekimet e pafundme që lidhen me ‘qiejt e rinj dhe tokën e re’.—2 Pjet. 3:13.
A ju kujtohet?
• Si mund të kultivojmë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë?
• Si mund të qëndrojmë ‘të panjollë e të patëmetë’?
• Çfarë mund të mësojmë nga Jozefi dhe Naomi?
• Pse pjesëmarrja në veprën e predikimit është një privilegj i madh?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 9]
Ç’do t’ju ndihmojë ju burra që të kultivoni te vetja dhe te familja juaj cilësi që i pëlqejnë Perëndisë?
[Figurat në faqen 10]
Çfarë mund të mësojmë nga mënyra si i përballoi sprovat Jozefi?