A ju kujtohet?
A ju kujtohet?
A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Atëherë, provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:
• Cilët janë tre faktorë kyç që do të na ndihmojnë t’i rezistojmë çdo prirjeje për të qenë të pandershëm?
Ata janë: (1) frika e shëndetshme nga Perëndia (1 Pjet. 3:12); (2) një ndërgjegje e stërvitur sipas Biblës dhe (3) kënaqja me atë që kemi.—15/4, faqet 6-7.
• Pse t’i shërbesh Jehovait me plot seriozitet nuk do të thotë të kesh gjithmonë një pamje të sertë ose të mos argëtohesh?
Mund ta kuptojmë nga shembulli i Jezuit. Atij i pëlqente të kalonte vakte çlodhëse me të tjerët. Ne e dimë se nuk ishte tepër serioz ose i vrazhdë. Të tjerët, edhe fëmijët, tërhiqeshin prej tij dhe ndiheshin rehat me të.—15/4, faqja 10.
• Ç’mund të bëjë një çift nëse duket se marrëdhënia e tyre po dobësohet nga lindja e një fëmije?
Ata kanë nevojë ta sigurojnë njëri-tjetrin për dashurinë e tyre. Bashkëshorti mund të bëjë përpjekje që t’ia largojë gruas pasiguritë që mund të ketë. Të dy duhet të përpiqen të mbajnë një komunikim të mirë për ndjenjat dhe nevojat fizike të secilit.—5/1, faqet 12-13.
• Çfarë simbolizon ulliri për të cilin flitet te kapitulli i 11-të i Romakëve?
Pema e ullirit ka lidhje me pjesën dytësore të farës së Abrahamit, Izraelin frymor. Jehovai është si rrënja, ndërsa Jezui është si trungu i kësaj peme simbolike. Kur shumica e judenjve natyrorë e hodhën poshtë Jezuin, jojudenjtë që u bënë besimtarë mund të shartoheshin në të, duke prodhuar kështu numrin e plotë të atyre që përfshihen në pjesën dytësore të farës së Abrahamit.—15/5, faqet 22-25.
• Ç’lajm veçanërisht të mirë mund t’u japim të varfërve?
Lajmi i mirë është ky: Perëndia ka caktuar Jezuin si Mbret. Ai është Sundimtari ideal që mund t’i japë fund varfërisë. Pse? Sepse Jezui do të sundojë mbi tërë njerëzimin dhe ka fuqi për të vepruar; ai ka dhembshuri për të varfrit dhe mund ta eliminojë shkakun e varfërisë, prirjen tonë të trashëguar për të vepruar me egoizëm.—1/6, faqja 7.
• Ç’kuptim kanë fjalët që Jezui i tha Kajafës: «Ti vetë e the.»—Mat. 26:63, 64.
Me sa duket, fraza «ti vetë e the» ishte një shprehje frazeologjike e zakonshme judaike që konfirmonte vërtetësinë e një pohimi. Kryeprifti Kajafa e kishte pyetur Jezuin nëse ishte Krishti, Biri i Perëndisë. Përgjigjja e Jezuit «ti vetë e the» ishte një përgjigje pohuese.—1/6, faqja 18.
• A mund të bëheshin pjesë e shpërblesës pasardhësit e mundshëm të njeriut të përsosur Jezu?
Jo. Megjithëse Jezui mund të ishte bërë ati i miliarda pasardhësve të përsosur, një pasardhje e tillë e mundshme e Jezuit nuk ishte pjesë e shpërblesës. Vetëm jeta e përsosur e Jezuit përkonte me jetën e Adamit. (1 Tim. 2:6)—15/6, faqja 13.
• Si mund të tregojnë të krishterët se ia vënë veshin paralajmërimit që gjendet te Veprat 20:29, 30 për mësuesit e rremë?
Nuk i futin në shtëpi dhe as i përshëndetin mësuesit e rremë. (Rom. 16:17; 2 Gjon. 9-11) Të krishterët nuk lexojnë literaturën e apostatëve, nuk shohin programe televizive ku dalin ata dhe nuk vizitojnë faqet e Internetit që përmbajnë mësimet e tyre.—15/7, faqet 15-16.
• Kush duhet t’i mësojë fëmijët për Perëndinë?
Në harmoni me këshillat biblike, babai dhe nëna duhet të bashkëpunojnë. (Prov. 1:8; Efes. 6:4) Kërkimet tregojnë se kur përfshihen të dy prindërit, rezultatet janë pozitive.—1/8, faqet 6-7.