A ju kujtohet?
A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:
A është e përshtatshme për të krishterët djegia e kufomës në kremator?
Djegia e kufomës në kremator është vendim personal. Edhe pse Bibla nuk flet troç për këtë praktikë, vlen të përmendet se kufomat e mbretit Saul dhe të të birit, Jonatanit, i dogjën e i varrosën. (1 Sam. 31:2, 8-13)—15/
Si mund të jemi të sigurt se nuk i shkakton Perëndia të këqijat?
Perëndia është i drejtë në të gjitha udhët e tij. Është i besueshëm dhe i ndershëm. Gjithashtu, Jehovai është i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm. (Ligj. 32:4; Psal. 145:17; Jak. 5:11)
Çfarë vështirësish mund të hasësh kur transferohesh për të shërbyer në një vend ku ka më shumë nevojë?
Tri vështirësi janë: (1) të mësohesh me një stil tjetër jete, (2) të përballosh mallin për shtëpinë dhe (3) të përshtatesh me vëllezërit vendës. Shumë veta i kanë përballuar këto vështirësi dhe kanë korrur bekime të bollshme.
Pse vëllezërit iu kthyen kundër Jozefit?
Një arsye është se Jakobi tregoi që e kishte më shumë për zemër Jozefin e i dha një veshje të veçantë. Vëllezërit e Jozefit u bënë xhelozë dhe e shitën si skllav.
Pse fletushkat e reja janë kaq të suksesshme dhe përdoren kollaj?
Të gjitha kanë të njëjtën skemë. Çdo fletushkë na nxit të lexojmë një shkrim nga Bibla dhe t’i bëjmë një pyetje të zotit të shtëpisë. Sido të përgjigjet, mund ta hapim fletushkën e t’i tregojmë çfarë thotë Bibla. Gjithashtu mund t’ia drejtojmë vëmendjen te një pyetje që do ta shqyrtojmë në vizitën tjetër.
Çfarë është Peshita siriake?
Gjuha siriake, një dialekt i aramaishtes, filloi të përdorej gjerësisht në shekullin e dytë ose të tretë të e.s. Duket se kjo ishte gjuha e parë në të cilën u përkthyen disa pjesë të Shkrimeve të Krishtere Greke. Bibla në gjuhën siriake u quajt Peshita.
Si mund të jenë prindërit e krishterë barinj të mirë për fëmijët e tyre?
Është jetësore t’i dëgjoni me vëmendje fëmijët që t’i njihni. Përpiquni t’i ushqeni frymësisht. Prijuni me dashuri, si për shembull kur përpiqen të kapërcejnë dyshimet frymore.
Çfarë nuk do të ketë më nën Mbretërinë e Perëndisë?
Do të marrin fund problemet shëndetësore, vdekja, papunësia, luftërat, mungesa e ushqimit dhe varfëria.
Falë cilës besëlidhje të Biblës mund të qeverisin edhe të tjerë me Krishtin?
Pas Pashkës së fundit me apostujt, Jezui bëri një besëlidhje me dishepujt besnikë, që mund të quhet besëlidhja për Mbretërinë. (Luka 22:28-30) Ajo i siguroi se do të qeverisnin me Jezuin në qiell.
Jepni dy shembuj nga Bibla që vërtetojnë se Satana Djalli ekziston.
Shkrimet tregojnë se Satana Djalli foli me Jezuin kur u orvat ta tundonte. Po njësoj, edhe në ditët e Jobit, Satana Djalli foli me Perëndinë. Këto ngjarje japin prova se Satana Djalli është person real.
Cilët përbëjnë ‘popullin për emrin e tij’, që përmendi Jakovi te Veprat 15:14?
Ishin besimtarët judenj e jojudenj, që Perëndia i veçoi të ishin racë e zgjedhur ‘që të shpallnin kudo virtytet’ e Atij që i thirri. (1 Pjet. 2:9, 10)
Ku ndodhej Timgadi dhe ç’qëndrim kishin disa banorë të tij?
Timgadi ishte qytet i madh romak në Afrikën Veriore (aty ku sot ndodhet Algjeria). Se çfarë motoje kishin disa banorë të tij, e tregoi ky mbishkrim i zbuluar atje: «Gjueti, larje për qejf, lojëra, të qeshura