Pjetri mohon Jezuin
Për të rinjtë tanë
Pjetri mohon Jezuin
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore.
ANALIZO NGJARJEN.—LEXO MATEUN 26:31-35, 69-75.
Sa veta përfytyron se ishin kur u zhvillua ngjarja?
․․․․․
A mendon se ata që folën me Pjetrin ishin miqësorë, kureshtarë, të zemëruar apo kishin ndonjë ndjenjë tjetër?
․․․․․
Si mendon se u ndie Pjetri kur e akuzuan?
․․․․․
Pse e mohoi Pjetri Jezuin? Ngaqë nuk e donte sa duhet apo nga diçka tjetër?
․․․․․
KËRKO MË THELLË.—LEXO LUKËN 22:31-34; MATEUN 26:55-58; GJONIN 21:9-17.
Si mund ta ketë bërë Pjetrin të gabonte siguria e tepërt te vetja?
․․․․․
Në ç’mënyrë e tregoi Jezui se kishte besim te Pjetri, edhe pse e dinte se ai përkohësisht do të pengohej?
․․․․․
Edhe pse e mohoi Jezuin, si tregoi Pjetri më shumë guxim se dishepujt e tjerë?
․․․․․
Si tregoi Jezui se e kishte falur Pjetrin?
․․․․․
Si mendon, pse Jezui e pyeti tri herë Pjetrin: «A më do mua?»
․․․․․
Si mendon se u ndie Pjetri pas bisedës me Jezuin dhe pse?
․․․․․
NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR:
Frikën nga njeriu.
․․․․․
Dhembshurinë e Jezuit për dishepujt edhe kur ata gabonin.
․․․․․
Ç’gjë të vlejti më shumë nga ky tregim dhe pse?
․․․․․
․․․․․