Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ka emër Perëndia?

A ka emër Perëndia?

A ka emër Perëndia?

Përgjigjet e zakonshme:

▪ «Po, Zot.»

▪ «E ka emrin Allah.»

▪ «Nuk ka emër.»

Çfarë tha Jezui?

▪ «Ju lutuni në këtë mënyrë: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.’» (Mateu 6:9) Jezui besonte se Perëndia ka emër.

▪ «Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që ata të shfaqin atë dashuri që ti ke treguar për mua, dhe unë të jem në unitet me ta.» (Gjoni 17:26) Jezui ua bëri të njohur të tjerëve emrin e Perëndisë.

▪ «Kurrsesi nuk do të më shihni, derisa të thoni: ‘I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!’» (Luka 13:35; Psalmi 118:26) Jezui e përdorte emrin e Perëndisë.

VETË Perëndia na e tregon emrin e tij. Ja fjalët e tij të dokumentuara: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» * (Isaia 42:8) Ky emër, Jehova, është forma më e njohur në shqip e emrit hebraik që Perëndia i vuri vetes. Ndoshta do të habiteni që ky emër i pashoq del me mijëra herë në dorëshkrimet e lashta biblike. Madje, del më shpesh se çdo emër tjetër që përmendet në Bibël.

Pyetjes «si e ka emrin Perëndia?» disa i përgjigjen: «Zot» ose «Allah.» Por kjo është njësoj sikur pyetjes «kush i fitoi zgjedhjet?» t’i përgjigjeshit: «Kandidati.» Asnjëra nga përgjigjet nuk është e qartë, sepse Zot, Allah dhe kandidat s’janë emra.

Pse Perëndia na e ka treguar emrin e vet? Që të mund ta njohim më mirë. Ta ilustrojmë: dikë mund ta thërrasin zotëri, shef, babi ose gjyshi, në varësi të rrethanave. Këta tituj zbulojnë diçka rreth tij. Por emri i tij na kujton gjithçka dimë për të. Po kështu, titujt si Zot, i Plotfuqishmi, Atë dhe Krijues na e drejtojnë vëmendjen tek aspekte të ndryshme të veprave të Perëndisë. Por vetëm emri i tij, Jehova, na kujton gjithçka dimë për të. E si mund ta njihni Perëndinë pa i ditur emrin?

Është e rëndësishme jo vetëm ta dimë emrin e Perëndisë, por edhe ta përdorim. Përse? Bibla na thotë: «Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.»—Romakëve 10:13; Joeli 2:32.

[Shënimi]

^ par. 10 Për një shpjegim të domethënies së emrit të Perëndisë, si dhe të arsyes pse disa versione të Biblës nuk e kanë, mund të shikoni faqet 195-197 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 6]

Dikë mund ta thërrasin zotëri, shef, babi ose gjyshi, në varësi të rrethanave. Por emri i tij na kujton gjithçka dimë për të