Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vuajtje që sjellin shpresë

Vuajtje që sjellin shpresë

Vuajtje që sjellin shpresë

«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar.»​—2 TIMOTEUT 3:1.

A KENI dëgjuar ndonjëherë ose a keni qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të trishta?

● Një sëmundje fatale merr dhjetra jetë njerëzish.

● Një zi buke çon në varr qindra veta.

● Një tërmet vret mijëra njerëz dhe shumë më tepër i lë të pastrehë.

Në faqet në vazhdim, do të shqyrtoni disa fakte për ngjarje si këto, që do t’ju bëjnë të mendoni seriozisht. Gjithashtu do të shihni që Bibla ka parashikuar se kushte të tilla do të ekzistonin në një periudhë kohe që quhet «ditët e fundit». *

Gjithsesi, këta artikuj nuk kanë si qëllim t’ju bindin se po jetojmë në një botë plot vuajtje. Ka shumë mundësi që këto vuajtje i shihni vetë. Përkundrazi, këta artikuj janë shkruar që t’ju japin shpresë. Do të tregojnë se përmbushja e këtyre gjashtë profecive nënkupton se «ditët e fundit» do të përfundojnë së shpejti. Gjith­ashtu, kjo seri do të shqyrtojë disa kundërshtime të zakonshme ndaj këtyre dëshmive dhe do të japë arsye të vlefshme për të besuar se përpara nesh shtrihet diçka më e mirë.

[Shënimi]

^ par. 7 Për të ditur pse i lejon Perëndia këto kushte të këqija, shihni artikullin «Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?», në faqet 16 dhe 17 të kësaj reviste.