Ç’pikëpamje kishte Jezui për politikën?
Ç’pikëpamje kishte Jezui për politikën?
SHKRIMTARËT e ungjijve përshkruajnë disa ngjarje të shërbimit të Jezuit që e vunë ballë për ballë me politikën. Për shembull, pak pasi Jezui u pagëzua rreth moshës 30-vjeçare, Djalli i ofroi pozitën e sundimtarit të botës. Gjatë shërbimit të tij të mëvonshëm, një turmë donte ta bënte mbretin e saj. Edhe më vonë, populli u përpoq ta kthente në aktivist politik. Si reagoi Jezui? Le t’i shqyrtojmë këto ngjarje.
Sundimtar i botës. Ungjijtë thonë se Djalli i ofroi Jezuit të sundonte «të gjitha mbretëritë e botës». Mendo sa të mira do t’i kishte sjellë njerëzimit të përvuajtur po të bëhej sundimtari i botës! Por Jezui i tha jo Satanait. Një individ që mendon se qeveritë mund ta ndihmojnë njerëzimin nuk arrin të thotë jo, siç bëri Jezui.—Mateu 4:8-11.
Mbret. Shumë bashkëkohës të Jezuit kërkonin me dëshpërim një sundimtar që t’ua zgjidhte problemet ekonomike dhe politike. Të mahnitur nga aftësitë e Jezuit, populli donte që Jezui t’i futej politikës. Si reagoi ai? Shkrimtari i Ungjillit, Gjoni, thotë: «Duke e ditur se pas pak do të vinin që ta kapnin për ta bërë mbret, Jezui iku përsëri krejt i vetëm në mal.» (Gjoni 6:10-15) Qartë, Jezui nuk pranoi të përzihej në politikë.
Aktivist politik. Shiko çfarë ndodhi disa ditë para se Jezuin ta vritnin. Dishepujt e farisenjve, që e shihnin me pëlqim pavarësinë nga Perandoria Romake, bashkë me herodianët, anëtarë të një partie politike pro Romës, iu afruan Jezuit. Ata donin ta detyronin të merrte anën e një pale politike. E pyetën nëse judenjtë duhej t’i paguanin taksa Romës.
Marku dokumentoi përgjigjen e Jezuit: «‘Përse më vini në provë? Pa më sillni një denar që ta shikoj.’ Ata i çuan një denar dhe ai i pyeti: ‘Të kujt janë kjo shëmbëlltyrë dhe ky mbishkrim?’ Ata iu përgjigjën: ‘Të Cezarit.’ Marku 12:13-17) Libri Kisha dhe shteti—Historia e dy mbretërive (anglisht), duke komentuar pse Jezui u përgjigj ashtu, nxjerr këtë përfundim: «Ai refuzoi të luante rolin e një Mesie të politizuar dhe e vuri me kujdes kufirin midis Cezarit dhe Perëndisë.»
Atëherë Jezui u tha: ‘Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.’» (Krishti nuk u tregua moskokëçarës ndaj problemeve, si: varfëria, korrupsioni dhe padrejtësia. Në fakt, Bibla tregon se ai ndiente shumë keqardhje për gjendjen e mjeruar të njerëzve përreth tij. (Marku 6:33, 34) Prapëseprapë, Jezui nuk i hyri një fushate që të çlironte botën nga padrejtësitë, ndonëse disa u përpoqën shumë ta pleksnin në çështjet e nxehta të asaj kohe.
Qartë, siç tregojnë këta shembuj, Jezui nuk pranoi të përzihej në çështjet politike. Po të krishterët sot? Çfarë duhet të bëjnë?