Bibla të ndryshon jetën
Bibla të ndryshon jetën
ÇFARË gjeti më shpërblyese sesa një karrierë të suksesshme biznesi një burrë nga Skocia? Çfarë e ndihmoi një burrë nga Brazili të hidhte tej jetën imorale dhe të linte kokainën krak? Si arriti një burrë nga Sllovenia të linte vesin e pirjes me tepri? Lexo ç’thonë ata.
«Mendoja se bëja jetë për së mbari.»—XHON RIKETSI
LINDUR: 1958
VENDI I LINDJES: SKOCIA
MË PARË: BIZNESMEN I SUKSESSHËM
E KALUARA IME: Kalova fëmijëri të rehatshme. Babai ishte oficer në ushtrinë britanike, prandaj transferoheshim shpesh si familje. Përveç Skocisë, jetuam në Angli, Gjermani, Kenia, Malajzi, Irlandë dhe Qipro. Që në moshën tetëvjeçare shkova në shkolla me konvikt në Skoci. Me kalimin e kohës u diplomova në Universitetin e Kembrixhit.
Kur isha 20 vjeç, nisa një karrierë tetëvjeçare në biznesin e naftës. Në fillim, punoja në Amerikën e Jugut, më pas në Afrikë dhe në fund në Australinë Perëndimore. Pasi shkova në Australi, ngrita një firmë investimesh që më vonë e shita.
Falë të ardhurave që më solli shitja, e lashë punën që në moshën 40-vjeçare. Kohën e lirë e shfrytëzoja për të udhëtuar. I rashë kryq e tërthor Australisë dy herë me motoçikletë, si dhe bëra një udhëtim përreth botës. Mendoja se bëja jetë për së mbari.
SI MA NDRYSHOI JETËN BIBLA: Që para se të lija punën, kërkoja ndonjë mënyrë për ta falënderuar Perëndinë për jetën që bëja. Nisa të shkoja në Kishën Anglikane, që e ndiqja gjatë fëmijërisë. Por atje nuk jepej dhe aq mësim nga Bibla. Më vonë studiova me mormonët, por ndryshova mendje ngaqë s’mbështeteshin te Bibla.
Një ditë, në derë më trokitën Dëshmitarët e Jehovait. Menjëherë e kuptova se e bazonin plotësisht në Bibël atë që mësonin. Një shkrim që më lexuan ishte 1 Timoteut 2:3, 4. Atje thuhet se vullneti i Perëndisë është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». Më bëri përshtypje që Dëshmitarët theksuan jo thjesht njohurinë, por njohurinë e saktë të bazuar në Bibël.
Studimi i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait më ndihmoi të fitoja këtë njohuri të saktë. Për shembull, mësova se Perëndia dhe Jezui Gjoni 14:28; 1 Korintasve 11:3) U kënaqa shumë që mësova këtë të vërtetë të thjeshtë. Gjithashtu isha i mërzitur që kisha çuar dëm aq përpjekje në të kaluarën duke u munduar të kuptoja atë që është e pakuptueshme.
nuk janë pjesë e ndonjë Triniteti të mistershëm. Përkundrazi janë dy individë më vete. (Shpejt nisa të shkoja në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Ata tregoheshin miqësorë dhe kishin norma të larta morale, dhe kjo më bëri përshtypje—ishin si shenjtorë. Dashuria e sinqertë që tregonin më bindi se kisha gjetur fenë e vërtetë.—Gjoni 13:35.
DOBITË: Pas pagëzimit, takova një grua të mrekullueshme që quhej Dajana. Ajo ishte rritur si Dëshmitare e Jehovait dhe kishte mjaft cilësi që më dukeshin tërheqëse. Më vonë u martuam. Miqësia dhe mbështetja e Dajanës kanë qenë bekim i vërtetë nga Jehovai.
Mua dhe Dajanës na lindi një dëshirë e fortë për t’u shpërngulur në një zonë ku kishte më tepër nevojë për predikues të lajmit të mirë të Biblës. Në vitin 2010 shkuam në Belize, në Amerikën Qendrore. Këtu u shërbejmë njerëzve që e duan Perëndinë dhe janë vërtet të etur për njohurinë biblike.
Tani që njoh të vërtetën për Perëndinë dhe për Fjalën e tij, Biblën, kam paqe mendore. Si predikues në kohë të plotë, provoj gëzim teksa u mësoj për Biblën shumë vetave. S’ka gjë më të mirë se të shohësh si ta përmirëson jetën e vërteta biblike—ashtu siç ma përmirësoi edhe mua! Më në fund kam gjetur mënyrën më të mirë për ta falënderuar Perëndinë për jetën që bëj.
«Ata ishin shumë të sjellshëm me mua.»—MAURISIU ARAUZHU
LINDUR: 1967
VENDI I LINDJES: BRAZILI
MË PARË: JETË IMORALE
E KALUARA IME: U rrita në Avare, një qytezë e qetë në shtetin e San-Paulos. Banorët e saj i përkasin kryesisht klasës punëtore.
Babai vdiq kur nëna ishte shtatzënë me mua. Kur isha i vogël, vishesha me rrobat e mamasë ndërkohë që ajo kishte dalë. Nisa të sillesha si femër dhe njerëzit filluan të më shihnin si homoseksual. Me kalimin e kohës nisa të kryeja marrëdhënie seksuale me djem dhe burra të tjerë.
Nga fundi i adoleshencës, vazhdimisht kërkoja partnerë seksualë (si meshkuj e femra) kudo që gjendeshin—në bare, klube nate, madje në kisha. Gjatë karnavaleve vishesha si grua dhe kërceja samba në paradat e shkollës. Isha shumë i njohur.
Miqtë e mi ishin homoseksualë, prostituta dhe drogaxhinj. Disa prej tyre më nxitën që të provoja kokainën krak dhe shpejt u bëra i varur ndaj saj. Ndonjëherë tymosnim drogë gjithë natën. Herë të tjera veçohesha dhe e kaloja tërë ditën duke tymosur krak. U bëra kaq thatim, sa dolën fjalë që kisha SIDA.
Romakëve 10:13 ku thuhet: «Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.» Këto fjalë më ngulitën në mendje sa e rëndësishme ishte të përdorja emrin e Jehovait. Shumë herë, pasi kisha tymosur kokainën krak gjithë natën, hapja dritaren, shihja drejt qiellit dhe i përgjërohesha mes lotësh Jehovait që të më ndihmonte.
SI MA NDRYSHOI JETËN BIBLA: Gjatë kësaj kohe, takova Dëshmitarët e Jehovait. Ata ishin shumë të sjellshëm me mua. Një nga vargjet biblike që më lexuan ishteNëna ime ishte e angështuar ngaqë po e shkatërroja veten me droga. Më vinte keq për të, prandaj vendosa të mos i merrja më. Pak pas kësaj pranova të studioja Biblën me Dëshmitarët. Ata më siguruan se studimi do të më bënte edhe më të vendosur të lija drogën, dhe ashtu ndodhi.
Teksa vazhdoja të studioja Biblën, e kuptova se duhej të ndryshoja mënyrën e jetesës. E kisha veçanërisht të vështirë të braktisja sjelljet homoseksuale, pasi ishin bërë pjesë e imja qëkur s’mbahej mend. Por diçka që më ndihmoi ishte ndryshimi i ambientit. U dhashë fund miqësive të vjetra dhe nuk shkoja më në klube nate e në bare.
Ndonëse s’ishte e lehtë të bëja këto ndryshime, më jepte zemër dijenia se Jehovai interesohej për mua dhe se e kuptonte betejën time. (1 Gjonit 3:19, 20) Në vitin 2002 u kisha dhënë fund të gjitha sjelljeve homoseksuale dhe po atë vit u pagëzova si Dëshmitar i Jehovait.
DOBITË: Nënës i bënë kaq përshtypje ndryshimet e mia, sa edhe ajo filloi të studionte Biblën. Mjerisht, që atëherë ka pësuar një iktus. Gjithsesi ka vazhduar ta rritë dashurinë për Jehovain dhe për të vërtetën biblike.
Këto tetë vitet e fundit, jam angazhuar në shërbimin e plotkohor, pra e kaloj shumicën e kohës duke i mësuar të tjerët për Biblën. E pranoj se herë pas here më është dashur të luftoj me dëshirat e papërshtatshme. Por më jep kurajë dijenia se, duke mos iu nënshtruar këtyre dëshirave, i pëlqej Jehovait.
Miqësia me Jehovain dhe jetesa ashtu siç i pëlqen atij, më kanë rritur respektin për veten. Sot jam i lumtur.
«Isha fuçi e shpuar.»—LUKA SHUTSI
LINDUR: 1975
VENDI I LINDJES: SLLOVENIA
MË PARË: PINTE ME TEPRI
E KALUARA IME: Linda në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë. Pata fëmijëri të bukur deri në moshën katërvjeçare. Më vonë babai kreu vetëvrasje. Pas kësaj tragjedie, nënës iu desh të punonte shumë që të siguronte bukën e gojës për dy djemtë e saj: vëllanë tim të madh e mua.
Në moshën 15-vjeçare, shkova të jetoja me gjyshen. Më pëlqente të jetoja tek
ajo, ngaqë shumë shokë i kisha në lagjen e saj. Gjithashtu kisha më tepër liri se në shtëpi. Kur isha 16 vjeç, nisa të shoqërohesha me njerëz që pinin fundjavëve. I rrita flokët, nisa të vishesha si rebel dhe më vonë fillova duhanin.Edhe pse provova droga të ndryshme, kurrë nuk hoqa dorë nga pija, sepse më pëlqente më tepër. Shpejt e kalova masën, nga pak gota verë në më shumë se një shishe njëherazi. Arrija ta maskoja me mjeshtëri dehjen. Shpesh, vetëm era e alkoolit e tregonte se kisha pirë. Edhe atëherë, askush s’e kishte idenë që ndoshta i kisha kthyer disa litra verë dhe birrë, e ndërkohë kisha pirë edhe vodka.
Në mjaft raste, unë isha ai që ndihmonte shokët të mbaheshin në këmbë pas një nate në disko, edhe pse kishte shumë të ngjarë të kisha pirë dyfishin e tyre. Një ditë, dëgjova shkarazi njërin nga shokët që tha se isha fuçi e shpuar—shprehje e ulët sllovene për dikë që pi më shumë se të tjerët. Kjo më lëndoi vërtet.
Nisa të mendoja ç’po bëja me jetën time. Më pushtonin ndjenja pavlefshmërie dhe dukej sikur gjithçka që bëja në jetë s’kishte kuptim.
SI MA NDRYSHOI JETËN BIBLA: Në këtë kohë, vura re se një nga shokët e shkollës kishte ndryshuar; ishte bërë më i butë. Kurioz për ndryshimin e tij, e ftova për kafe. Gjatë bisedës më shpjegoi se kishte filluar të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Më tregoi disa nga gjërat që po mësonte, të cilat ishin krejt të panjohura për mua, pasi nuk më kishin mësuar asgjë për fenë. Zura të shkoja në mbledhjet e Dëshmitarëve e të studioja Biblën me ta.
Studimi i Biblës më hapi sytë ndaj shumë të vërtetave të fuqishme e motivuese. Për shembull, mësova se po jetojmë në periudhën që Bibla e quan «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1-5) Po ashtu mësova se së shpejti Perëndia do të zhdukë nga toka të këqijtë, kurse të mirëve do t’u japë mundësi të gëzojnë jetën e përhershme në Parajsë. (Psalmi 37:29) Ndjeva një dëshirë të fortë që ta pastroja jetën e të isha mes njerëzve të mirë.
Nisa t’u tregoja miqve për të vërtetat biblike që po mësoja. Shumica më tallën, por kjo pati të mirën e vet. Reagimi i tyre më bëri të vetëdijshëm që nuk ishin miq të vërtetë. Arrita të kuptoja se problemi im me pijen lidhej ngushtë me zgjedhjen e shoqërisë. Ata mezi e pritnin fundjavën që të bëheshin tapë.
I shkëputa lidhjet me ata miq dhe i zëvendësova me shoqëri të mira mes Dëshmitarëve të Jehovait. Shoqëria e tyre ishte burim i madh inkurajimi, pasi ishin njerëz që e donin sinqerisht Perëndinë dhe përpiqeshin vërtet të jetonin sipas normave të tij. Me kalimin e kohës, arrita ta lija vesin e pirjes me tepri.
DOBITË: I jam mirënjohës Jehovait që nuk kam më nevojë të pi alkool që të jem i lumtur. S’e di ku do e kisha kokën po të vazhdoja jetën e dikurshme. Por një gjë e di me siguri: tani kam jetë më të mirë.
Shtatë vitet e fundit, kam pasur privilegjin të shërbej në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Slloveni. Ngaqë njoh Jehovain dhe i shërbej atij, jeta ime ka marrë kuptim të vërtetë.