Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A t’i dëgjon dikush lutjet?

A t’i dëgjon dikush lutjet?

A t’i dëgjon dikush lutjet?

«Dikur dyshoja se Perëndia ekzistonte. Prapëseprapë, ndonjëherë lutesha. S’isha e sigurt nëse po më dëgjonte ndonjë, por duhet ta pranoj se shpresoja që dikush të ishte atje. Më mungonte lumturia dhe bëja një jetë pa qëllim. Kisha frikë të besoja te Perëndia, ngaqë mendoja se vetëm njerëzit e dobët besojnë tek Ai.»​—PATRISHA, * IRLANDË.

A JE ndier ndonjëherë si Patrisha? A lutesh edhe kur dyshon në ekzistencën e Perëndisë? Nëse po, s’je aspak vetëm, pasi shumë të tjerë ndihen si ti. Ja çfarë thuhet më poshtë.

▪ Një anketë me 2.200 britanikë zbuloi se vetëm 22 për qind besonin te një Perëndi real, që krijoi botën dhe dëgjon lutjet. Gjithsesi, 55 për qind e të anketuarve luten, të paktën me raste.

▪ Një anketë me 10.000 njerëz nga katër kontinente, tregoi se nga të anketuarit që e quanin veten ateistë, thuajse 30 për qind luteshin.

Pse dyshojnë?

Alani, një anglez, thotë: «Dikur thosha se nuk besoja te Perëndia, ngaqë sipas meje feja ishte krijuar që të mbante nën kontroll njerëzit dhe që të fitonte para. Gjithashtu arsyetoja se, po të ekzistonte Perëndia, nuk do të kishte kaq shumë padrejtësi. Megjithatë, ndonjëherë ulesha në qetësi dhe i flisja ‘diçkaje’. Po ashtu, pyesja veten: ‘Pse jam këtu?’»

Çdokush që mendon kështu, ka arsyet e veta pse dyshon nëse dikush u përgjigjet lutjeve. Në mjaft raste, dyshimet mund të ushqehen nga pyetje që s’marrin përgjigje, si:

▪ A ka një Krijues?

▪ Pse shpesh feja ndikon për keq?

▪ Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Po t’i dije përgjigjet e këtyre pyetjeve, a do të ndiheshe më i sigurt për t’u lutur?

[Shënimi]

^ par. 2 Disa emra në këtë seri artikujsh janë ndryshuar.