A ka ndonjë fe që e meriton besimin tënd?
Nëse një fe të ka zhgënjyer, mbase tani e ke të vështirë t’i besosh ndonjë feje tjetër. Por të jesh i sigurt se ekziston një fe që e meriton besimin tënd. Kur ishte në tokë, Jezui mblodhi një grup dishepujsh besnikë dhe u mësoi të jetonin sipas normave të Perëndisë. Por ka ende dishepuj të vërtetë të Krishtit, njerëz të ndërgjegjshëm që përpiqen fort të zbatojnë parimet e krishtere. Ku mund t’i gjesh?
Estela, që u përmend në një artikull të mëparshëm, tregon: «Fillova të mësoj për Biblën vetëm kur nisa të studioja me Dëshmitarët e Jehovait. Nuk m’u desh shumë të kuptoja Gjonin 8:32, i cili thotë: ‘Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.’»
Rei, i përmendur më parë, vëren: «Nga studimi i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait kam mësuar se Perëndia nuk është përgjegjës për vuajtjet e njerëzimit. U mbusha me mirënjohje kur kuptova se, ndonëse Perëndia ka arsye të vlefshme pse e lejon ligësinë sot, ai premton se së shpejti do ta eliminojë.»
Pa dyshim, është e vështirë të shkosh kundër rrymës së botës së sotme me norma të ulëta morale. Por, nuk është e pamundur. Shumë njerëz duan ndihmë për të kuptuar Biblën dhe për të zbatuar atë që thotë ajo. Ja pse Dëshmitarët e Jehovait drejtojnë falas studime biblike në shtëpi me miliona veta në mbarë botën. Çdo javë, një mori njerëzish po marrin njohuri për atë që mëson vërtet Bibla. Si rezultat, po i afrohen Krijuesit të tyre dhe po bëjnë jetë më të lumtur. *
Pse të mos i pyesësh Dëshmitarët e Jehovait pse kanë besim te feja e tyre?
Herën tjetër kur të takosh Dëshmitarët e Jehovait, pse të mos i pyesësh pse kanë besim te feja e tyre? Shqyrto mësimet e tyre dhe nëse i zbatojnë ato. Më pas vendos vetë nëse ekziston ndonjë fe së cilës mund t’i besosh.
^ par. 5 Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.