Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Cili është qëllimi i kthimit të Krishtit?

Para se të ngjitej në qiell në vitin 33 të e.s., Jezu Krishti premtoi se do të kthehej. Ai e krahasoi veten me një fisnik që u largua për një kohë të gjatë dhe u kthye me pushtet për të sunduar si mbret. Jezui u kthye me qëllim që t’i siguronte njerëzimit një qeveri të mirë.—Lexo Lukën 19:11, 12.

Jezui do të sjellë një qeveri të mirë për njerëzimin

Me çfarë trupi do të kthehej Krishti? Ai u ringjall si një person i padukshëm frymor. (1 Pjetrit 3:18) Më pas ai shkoi në qiell dhe u ul në të djathtën e Perëndisë. (Psalmi 110:1) Shumë kohë më vonë, Jezui u paraqit para Perëndisë Jehova, ‘të Lashtit të Ditëve’, i cili i dha Jezuit pushtet për të sunduar mbi njerëzimin. Pra, Jezui kthehet jo si njeri, por si një Mbret i padukshëm.—Lexo Danielin 7:13, 14.

Çfarë do të bëjë Jezui kur të mbërrijë?

Kur Jezui të mbërrijë në mënyrë të padukshme me engjëjt e tij, ai do të gjykojë njerëzimin. Do të shkatërrojë njerëzit e ligj, por do t’u japë jetë të përhershme atyre që e pranojnë si Mbret.—Lexo Mateun 25:31-33, 46.

Gjatë sundimit të Jezuit si Mbret, toka do të kthehet në parajsë. Ai do të ringjallë të vdekurit që ta gëzojnë jetën në atë Parajsë tokësore.—Lexo Lukën 23:42, 43.