BIBLA TË NDRYSHON JETËN
Tani e ndiej se mund t’i ndihmoj të tjerët
-
LINDUR: 1981
-
VENDI I LINDJES: GUATEMALË
-
TË DHËNA: FËMIJËRI TRAGJIKE
E KALUARA IME:
Linda në Akul, një qytet i largët në pjesën malore në perëndim të Guatemalës. Familja ime rrjedh nga komuniteti isil, një grup etnik me prejardhje nga fisi i majave. Përveç spanjishtes, kur isha i vogël flisja edhe gjuhën tonë indigjene. Vitet e para të fëmijërisë vazhdonte ende lufta e egër civile 36-vjeçare e Guatemalës. Gjatë saj vdiqën shumë nga komuniteti ynë.
Kur isha katër vjeç, vëllai im, që ishte shtatë vjeç, po luante me një granatë dore që i shpërtheu pa dashje. Nga ky aksident unë humba shikimin, kurse vëllai mjerisht humbi jetën. Vitet e tjera të fëmijërisë i kalova në një institut për fëmijët e verbër në Guatemala Siti, ku mësova gjuhën braile. Për arsye që nuk i kuptova asnjëherë, punonjësit e institutit nuk më linin të flisja me fëmijët e tjerë dhe shokët e klasës më shmangnin. Isha gjithmonë i vetmuar dhe mezi prisja dy muajt e përvitshëm në shtëpi me mamin tim, e cila ishte gjithmonë e dashur dhe e dhembshur. Fatkeqësisht, ajo vdiq kur isha dhjetë vjeç. Kjo më dërrmoi fare, se humba njeriun e vetëm që më donte.
Kur isha 11 vjeç u ktheva në vendin e lindjes dhe jetova me gjysmëvëllanë dhe familjen e tij. Ata më plotësonin nevojat fizike, por askush nuk më bënte dot derman nga ana emocionale. Ndonjëherë, i dëshpëruar i thërrisja Zotit: «Pse më vdiq mami? Pse duhej të verbohesha unë?» Njerëzit më thoshin se këto ishin punët e Zotit. Prandaj mendova se Zoti ishte i pashpirt dhe i padrejtë. Po të kisha me çfarë ta vrisja veten, do ta kisha bërë.
Për shkak të verbërisë isha i brishtë fizikisht dhe emocionalisht. Në fëmijëri abuzuan seksualisht me mua disa herë. Nuk i denoncova asnjëherë këto krime; nuk mendoja se do t’i bëhej vonë kujt. Njerëzit rrallë më flisnin dhe nuk bëja muhabet me askënd. Ndihesha i vetmuar e i dëshpëruar dhe nuk i zija besë askujt.
SI MA NDRYSHOI JETËN BIBLA:
Vitet e para të adoleshencës, dy Dëshmitarë të Jehovait (një çift i martuar) m’u afruan gjatë Isaia 35:5; Gjoni 5:28, 29) Më pëlqenin gjërat që mësoja prej tyre, por e kisha të vështirë të bisedoja me ta sepse nuk isha mësuar të flisja me të tjerët. Megjithatë, edhe pse isha i mbyllur, me dashuri e durim ata vazhdonin të vinin që të më flisnin për Biblën. Bënin më tepër se 10 kilometra më këmbë dhe kapërcenin një mal për të ardhur në qytetin tonë.
pushimit të madh në shkollë. Një nga mësueset, së cilës i vinte keq për mua, u kishte thënë të më takonin. Më treguan se Bibla premton se të vdekurit do të ringjallen dhe se do të vijë një ditë kur të verbrit do të shohin. (Gjysmëvëllai m’i përshkroi si të rregullt në veshje, por jo të pasur. E prapëseprapë, interesoheshin gjithmonë për mua dhe më bënin dhurata të vogla. E kuptova që vetëm të krishterët e vërtetë mund të bënin sakrifica të tilla.
E studioja Biblën nëpërmjet botimeve në braile. Mendërisht i kapja ato që mësoja, por me zemër e kisha të vështirë t’i pranoja. Për shembull, s’arrija ta besoja se Perëndia më donte vërtet dhe se të tjerët më donin ashtu si ai. E kuptoja pse Jehovai i ka lejuar përkohësisht ligësitë, por s’e kisha fare të lehtë ta konsideroja një Atë vërtet të dashur. *
Ajo që mësova nga Shkrimet pak nga pak më ndihmoi të ndryshoja pikëpamje. Për shembull, mësova se Perëndisë i pikon në zemër për ata që vuajnë. Ai thotë për adhuruesit e tij që keqtrajtohen: «Pa dyshim e kam parë mundimin e popullit tim, . . . i di dhembjet që heqin.» (Dalja 3:7) Kur u preka vërtet nga cilësitë e buta të Jehovait, ia kushtova jetën atij dhe në vitin 1998 u pagëzova si Dëshmitar i Jehovait.
Rreth një vit pas pagëzimit, ndoqa një kurs për të verbrit afër qytetit të Eskuintlës. Një nga pleqtë e kongregacionit të atjeshëm mori vesh se e kisha të vështirë të shkoja në mbledhje nga Akuli. Kjo sepse kongregacioni më i afërt ishte në të njëjtin vargmal nga vinte çifti i Dëshmitarëve me të cilët studioja Biblën dhe nuk e kisha kollaj të shkoja deri atje. Për të më ndihmuar, ky plak gjeti një familje Dëshmitarësh në Eskuintla që ishin të gatshëm të më merrnin në shtëpinë e tyre dhe të më ndihmonin të shkoja në mbledhje. Deri sot e kësaj dite ata kujdesen për mua si të isha pjesë e familjes së tyre.
Po të bëja një listë të rasteve kur pjesëtarët e kongregacionit më kanë treguar dashuri të vërtetë, ajo do të ishte e gjatë. Të gjitha këto raste më bindin se, si Dëshmitar i Jehovait, jam mes të krishterëve të vërtetë.
DOBITË:
Tani nuk ndihem më i pavlerë dhe i pashpresë. Kam një qëllim në jetë. Si Dëshmitar i Jehovait kaloj shumë orë duke u mësuar të tjerëve të vërtetat e çmuara nga Bibla dhe përqendrohem te kjo vepër, jo te kufizimi im. Gjithashtu, kam privilegjin të shërbej si plak kongregacioni dhe të mbaj fjalime biblike në kongregacionet përreth. Madje kam pasur edhe privilegjin të mbaj fjalime në kongreset rajonale para mijëra vetave.
Më 2010 u diplomova në Shkollën e Stërvitjes për Shërbim (tani quhet Shkolla për Ungjillëzuesit e Mbretërisë) që u bë në Salvador. Ajo më stërviti të përmbushja më mirë përgjegjësitë në kongregacion. Kjo stërvitje më bëri të ndieja vlerësimin dhe dashurinë e thellë të Perëndisë Jehova, i cili kualifikon çdokënd për të bërë veprën e tij.
Jezui tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.» (Veprat 20:35) Sot mund të them me plot gojën se jam i lumtur dhe, megjithëse më parë e mendoja të pamundur, tani e ndiej se mund t’i ndihmoj të tjerët.
^ par. 13 Për të mësuar pse i lejon Perëndia ligësitë, shih kapitullin 11 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.