A ËSHTË PROJEKTUAR?
Strategjia që përdor bleta për të zbritur
BLETËT mund të zbresin pa problem gati kudo. Si e arrijnë këtë?
Shqyrto faktet: Që bleta të zbresë e sigurt, shpejtësia e saj në momentin e uljes duhet të shkojë gati në zero. Logjikisht, për ta bërë këtë, duhen llogaritur dy faktorë
Shikimi i bletës ndryshon shumë nga i njerëzve të cilët, ngaqë koordinojnë shikimin midis të dy syve, mund ta llogaritin distancën. Duket se bletët shfrytëzojnë thjesht faktin që objekti zmadhohet ndërsa i afrohen. Sa më shumë i afrohen një objekti, aq më shpejt zmadhohet. Eksperimentet e zhvilluara në Universitetin Kombëtar Australian tregojnë se bleta e ul shpejtësinë e fluturimit në atë mënyrë që shkalla e zmadhimit të një objekti të mbetet konstante. Dhe në momentin që i afrohet destinacionit, bleta ul shpejtësinë gati në zero, kështu arrin të zbresë e sigurt.
Gazeta Proceedings of the National Academy of Sciences shkruan: «Kjo strategji zbritjeje kaq e thjeshtë . . . është ideale të imitohet në sistemet e drejtimit të robotëve fluturues.»
Si mendon? A erdhi me evolucion strategjia e bletës për të zbritur? Apo është projektuar?