Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | ÇFARË FSHIHET PAS SË MBINATYRSHMES?

Të magjepsur nga e mbinatyrshmja!

Të magjepsur nga e mbinatyrshmja!

«Vampirë, njerëz-ujqër dhe zombi, koha juaj mbaroi—pushtimi demonik dhe dëbimi i tyre filloi.»The Wall Street Journal.

MAGJISTARË të rinj e të moshuar, shtriga joshëse dhe vampirë të pashëm—këto janë vetëm disa nga personazhet e mbinatyrshme që kanë pushtuar industrinë e librit, të filmit dhe të video-lojërave. Pse janë kaq tërheqëse për njerëzit? *

Profesori i sociologjisë Klod Fisher shkruan se «besimi te fantazmat është rritur rrufeshëm dekadat e fundit. Raporti ka shkuar nga një në dhjetë amerikanë në një në tre. Të rinjtë amerikanë, krahasuar me të mëdhenjtë, ka dyfish të ngjarë të thonë se kanë shkuar te parashikuesit dhe se besojnë te fantazmat e te shtëpitë e pushtuara nga frymërat».

Nuk është çudi që tregimet me njerëz të pushtuar nga frymërat e liga po rikthehen frikshëm. Majkëll Kalia shkruan në The Wall Street Journal: «Suksesi i rilindur i pushtimit demonik në shoqërinë moderne deri diku i detyrohet hovit që morën dekadën e kaluar zombit, njerëzit-ujqër dhe vampirët.»

Sipas një raporti, «25 deri 50 për qind e njerëzve në mbarë botën besojnë te fantazmat, dhe ato mbizotërojnë në letërsinë e shumicës së kulturave». Kurse një sondazh në Shtetet e Bashkuara nga profesorët e sociologjisë Kristofer Beider dhe Karson Menken «zbuloi se një shifër marramendëse prej 70 deri 80 për qind e amerikanëve besojnë goxha te të paktën një dukuri e mbinatyrshme».

A është thjesht zbavitje e padëmshme përfshirja në spiritizëm dhe në dukuritë e mbinatyrshme?

^ par. 4 E mbinatyrshmja është diçka që «nuk mund të shpjegohet nga shkenca dhe ligjet e natyrës».Merriam-Webster’s Learner’s Dictionary.