Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

ZGJOHUNI! Nr. 2 2018 | 12 sekrete të familjeve të suksesshme

12 sekrete të familjeve të suksesshme

Dëgjojmë shpesh për arsyet pse dështojnë disa familje. Por, çfarë i ndihmon familjet e suksesshme?

  • Nga 1990-a deri në 2015-n në Shtetet e Bashkuara u dyfishua numri i divorceve për moshat mbi 50 vjeç dhe u trefishua për ato mbi 65 vjeç.

  • Prindërit janë në dilemë: disa specialistë sugjerojnë t’i lavdërosh vazhdimisht fëmijët, ndërsa të tjerë mbrojnë idenë se duhet të jesh prind i rreptë.

  • Të rinjtë po rriten pa aftësitë e domosdoshme për të pasur sukses.

Gjithsesi, e vërteta është se . . .

  • Martesa mund të jetë një lidhje e përhershme dhe e kënaqshme.

  • Prindërit mund të mësojnë t’i disiplinojnë fëmijët me dashuri.

  • Të rinjtë mund të fitojnë aftësitë e nevojshme që do t’u duhen kur të rriten.

Në ç’mënyrë? Ky numër i Zgjohuni! flet për 12 sekrete të familjeve të suksesshme.

 

1—Përkushtimi

Tri sugjerime praktike që i ndihmojnë bashkëshortët të qëndrojnë bashkë.

2—Bashkëpunimi

A ngjan më tepër si shok dhome, shoku yt i jetës?

3—Respekti

Mëso se cilat fjalë e veprime janë thelbësore që bashkëshorti të ndihet i respektuar.

4—Falja

Çfarë mund të të ndihmojë të mos ia vësh re të metat bashkëshortit?

5—Komunikimi

Tre hapa kyç që ju ndihmojnë të afroheni me fëmijët.

6—Disiplina

A ua pakëson disiplina vetëvlerësimin fëmijëve?

7—Vlerat

Çfarë normash duhet t’u mësoni fëmijëve?

8—Shembulli

Nëse doni që fëmijët t’jua dëgjojnë fjalën, atëherë duhet t’i zbatoni vetë të parët gjërat që u mësoni.

9—Identiteti

Si mund t’i mbrojnë të rinjtë bindjet e tyre?

10—Besueshmëria

Të fitosh besimin e prindërve, është një hap i rëndësishëm drejt rritjes.

11—Papërtueshmëria

Kur mëson të punosh pa u lodhur ndërsa je i ri, të ndihmon të kesh sukses në çdo gjë në jetë.

12—Synimet

Kur arrin synimet, të rritet vetëbesimi, forcon miqësitë dhe ndihesh më i lumtur.

Më shumë ndihmë për familjen

Këshillat e Biblës mund t’ju ndihmojnë të keni martesë të suksesshme dhe jetë të lumtur familjare.