Çfarë nuk dinë shkencëtarët?
Duket se shkencëtarët kanë studiuar thuajse çdo aspekt të universit që njohim. Prapëseprapë nuk u japin dot përgjigje shumë pyetjeve të rëndësishme.
A e shpjegon shkenca si filloi universi dhe jeta? E thënë shkurt, jo. Disa thonë se një degë e shkencës e njohur si kozmologji, mund të shpjegojë origjinën e universit. Megjithatë, një profesor astronomie në Kolegjin Dartmouth, Marselo Gleisër, që është agnosticist, përgjigjet: «S’e kemi shpjeguar aspak origjinën e universit.»
Po njësoj, një artikull i revistës Science News thoshte këtë për origjinën e jetës: «Duket e pamundur të përcaktosh si filloi vërtet jeta në Tokë: shumica e shkëmbinjve dhe e fosileve që mund të tregonin çfarë ka ndodhur në fillesat e saj, janë zhdukur me kohë.» Nga këto pohime mund të kuptojmë se shkenca akoma nuk i përgjigjet pyetjes: si filloi universi dhe jeta?
Por mund të thuash me vete: «Nëse jeta në tokë është projektuar, kush është projektuesi?» Ndoshta të kanë lindur edhe këto pyetje: «Nëse ekziston një Krijues i mençur dhe i dashur, pse lejon që krijesat e tij njerëzore të vuajnë? Pse toleron kaq forma të ndryshme adhurimi? Pse i lejon ata që pretendojnë se e adhurojnë të bëjnë të këqija?»
Shkenca nuk mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se s’mund të gjesh përgjigje logjike. Faktikisht, shumë njerëz kanë gjetur përgjigje bindëse në Bibël.
Nëse dëshiron të kuptosh pse disa shkencëtarë që kanë studiuar Biblën, thonë se besojnë te një Krijues, shko te jw.org. Kërko serinë e videove Pikëpamje për origjinën e jetës.