Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vendimi të takon ty

Vendimi të takon ty

«Universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë nga hiçi.»—Stivën Hoking dhe Leonard Mlodinov, fizikanë.

«Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.»—Bibla, Zanafilla 1:1.

A erdhën rastësisht universi dhe jeta apo u krijuan nga Perëndia? Nga fjalët e dy fizikanëve në fillim të artikullit dhe nga fjalët hapëse të Biblës, marrim përgjigje krejt të ndryshme. Të dyja pikëpamjet kanë përkrahës të flaktë. Ama shumë të tjerë nuk janë edhe aq të sigurt. Librat më të shitur dhe debatet televizive i kanë konfrontuar njerëzit për këtë argument.

Mësuesit mund të të kenë thënë me bindje që universi dhe jeta erdhën rastësisht, që s’ekziston një Krijues. Por, a të dhanë prova pse ky Krijues nuk ekziston? Nga ana tjetër, mund të kesh dëgjuar udhëheqës fetarë të predikojnë se ekziston një Krijues. Mirëpo, a t’i argumentuan pohimet e tyre? Apo të thanë se thjesht duhet të besosh te Zoti pa pasur prova?

Ka të ngjarë ta kesh marrë në konsideratë këtë pyetje të rëndësishme dhe ndoshta mendon se askush nuk e thotë dot me bindje të plotë se ekziston një Krijues. Gjithashtu mund të pyesësh: a ka vërtet rëndësi përgjigjja?

Ky numër i revistës Zgjohuni!, së pari do të paraqesë disa fakte që kanë bindur shumë njerëz të besojnë në ekzistencën e një Krijuesi. Pastaj do të shqyrtojë pse ka rëndësi të dimë si filloi jeta në tokë.