Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE

Si të fitosh mbi zakonet e këqija?

Si të fitosh mbi zakonet e këqija?
  • KUR bie zilja e zgjimit, Ostinit i flihet akoma. Megjithatë çohet menjëherë nga krevati, vesh rrobat e fizkulturës që kishte bërë gati një natë më parë dhe del për pak vrap, pikërisht siç ka bërë tri herë në javë vitin e fundit.

  • Pas një debati me të shoqin, e inatosur dhe e acaruar, Lori shkon direkt në kuzhinë, nxjerr një kuti me çokollata të vogla dhe u jep fund, siç bën me sa duket çdo herë që mërzitet.

Çfarë kanë të përbashkët Ostini dhe Lori? E kuptojnë apo jo, që të dy ndikohen nga një forcë e madhe: forca e zakonit.

Po ti? A do që të fitosh zakone të mira? Ndoshta synon të bësh fizkulturë rregullisht, të flesh më tepër ose të komunikosh më shpesh me të afërmit.

Nga ana tjetër, mbase do të doje të hiqje një zakon të keq, si të mos pish më duhan, të mos e teprosh me ushqimet pa vlera ushqyese ose me kohën që kalon në Internet.

Kuptohet, mund të jetë e vështirë të kapërcesh një zakon të keq. Në fakt, thuhet se një zakon i keq është si krevati i ngrohtë në një ditë të ftohtë: është kollaj të futesh, por vështirë të dalësh.

Prandaj, si t’i mbash nën kontroll zakonet që të jenë për dobinë tënde në vend se në dëmin tënd? Shqyrto tri sugjerimet e mëposhtme, të bazuara në parimet e Biblës.