Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Çfarë thotë Bibla për adhurimin e shëmbëlltyrave?

Çfarë thotë Bibla për adhurimin e shëmbëlltyrave?

 Sipas agjencisë së lajmeve Catholic News Service, gjatë një ceremonie që u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit më 25 mars 2022, Papa Françesku «u lut në heshtje me sytë e mbyllur dhe me kokën e përkulur». Ai «iu përgjërua Marisë» për paqe. Një raport nga Vatican News shtoi se «Papa u lut për t’ia kushtuar e për t’ia besuar njerëzimin, veçanërisht Rusinë dhe Ukrainën, Zemrës së Papërlyer të Marisë».

 Si mendon? A është e përshtatshme të lutemi para shëmbëlltyrave ose t’i përdorim në adhurim? Shqyrto vargjet e mëposhtme nga Bibla:

  •   «Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur ose ndonjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat e tokës. Mos u përkul para tyre dhe mos u tundo t’u shërbesh, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua.»—Eksodi 20:4, 5. a

  •   «Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. Kanë gojë, por s’mund të flasin; kanë sy, por s’mund të shohin; kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë; kanë hundë, por s’mund të nuhatin. Kanë duar, por s’mund të prekin; kanë këmbë, por s’mund të ecin. Nga gryka nuk nxjerrin dot zë. Po njësoj do të katandisen njerëzit që i bëjnë, po, gjithkush që beson në ta.»—Psalmi 115:4-8.

  •   ‘Unë jam Jehovai. Ky është emri im; lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër, as lëvdimin që më takon me shëmbëlltyrat e skalitura.’—Isaia 42:8, shënimi.

  •   «Ikni nga idhujtaria!»—1 Korintasve 10:14.

  •   «Ruhuni nga idhujt.»—1 Gjonit 5:21.

 Që të dish më shumë se çfarë thotë Bibla për përdorimin e shëmbëlltyrave në adhurim, lexo artikullin «Pikëpamja e Biblës—Shëmbëlltyrat» ose shiko videon A e pranon Perëndia përdorimin e shëmbëlltyrave kur e adhurojmë?

 Mund të të interesojë edhe ajo që thotë Bibla për këto tema:

Burimi i fotografive: Vincenzo Pinto/​AFP via Getty Images

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»