Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Thai Liang Lim/E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

A po i dëmtojnë mediat sociale fëmijët tuaj?—⁠Si mund t’i ndihmojë Bibla prindërit

A po i dëmtojnë mediat sociale fëmijët tuaj?—⁠Si mund t’i ndihmojë Bibla prindërit

 «Problemet e shëndetit mendor te të rinjtë janë një emergjencë dhe kemi kuptuar se mediat sociale janë një nga shkaqet kryesore.»—Dr. Vivek Mërthi, Këshilltari Kryesor Mjekësor i SHBA-së, New York Times, 17 qershor 2024.

 Si mund t’i mbrojnë prindërit fëmijët nga rreziqet e mediave sociale? Bibla ka sugjerime praktike.

Ç’mund të bëjnë prindërit

 Shqyrto këto parime të Biblës.

 «Mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.»—Proverbat 14:15.

 Ngaqë mediat sociale mund të ndikojnë për keq te fëmija yt, rezistoji presionit se ai ose ajo duhet t’i përdorë se s’bën. Para se ta lejosh fëmijën që të përdorë mediat sociale, sigurohu që është aq i pjekur sa t’u përmbahet rregullave për sasinë e kohës që do të kalojë në mediat sociale, të mbajë miqësitë e mira dhe të shmangë përmbajtje të papërshtatshme.

 ‘Shfrytëzojeni sa më mirë kohën.’—Efesianëve 5:16.

 Nëse e lejon fëmijën tënd të përdorë mediat sociale, vendos rregulla për mënyrën si do t’i përdorë dhe shpjegoji si ato janë për sigurinë e tij ose të saj. Ji i vëmendshëm për çdo ndryshim në sjelljen e fëmijës që mund të tregojë se është e nevojshme t’ia kufizoni përdorimin e mediave sociale.

Mëso më shumë

 Bibla thotë se po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1-5) Megjithatë ofron sugjerime praktike që mund të na ndihmojnë t’ia dalim mbanë. Në këtë artikull që flet për shëndetin mendor të adoleshentëve, renditen mbi 20 materiale të bazuara në Bibël që mund t’i ndihmojnë prindërit dhe fëmijët.