Problemet ekonomike: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
Për shumë njerëz anekënd botës është luftë e vazhdueshme të shtyjnë muajin—një luftë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Sipas një raporti të kohëve të fundit, a në mbarë botën «pagat reale mujore kanë pësuar një rënie të frikshme». Aty paralajmërohet se, nëse nuk merren masa, «pabarazia do të thellohet» dhe «standardi i jetesës për shumë punëtorë dhe familjet e tyre» do të pësojë rënie.
A do të arrijnë qeveritë ta përmirësojnë situatën ekonomike që sa vjen e keqësohet? A do t’ia dalin t’i japin zgjidhje një herë e mirë këtij problemi?
Bibla shpjegon se ekziston një qeveri e cila është në gjendje të zgjidhë çdo problem ekonomik, përfshirë pabarazinë, dhe se do ta bëjë këtë. Ajo thotë se «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri», pra një qeveri të vetme që do të administrojë të gjitha çështjet e tokës. (Danieli 2:44) Nën udhëheqjen e kësaj qeverie botërore, askush nuk do të lihet në harresë, as do të braktiset. (Psalmi 9:18) Mbretëria e Perëndisë do të sigurohet që të gjithë nënshtetasit e saj të kenë gjithçka u nevojitet për të qenë të lumtur. Çdo njeri do të shijojë një shpërblim të bollshëm për punën e tij të palodhur.—Isaia 65:21, 22.
a Raporti global i pagave për 2022-23, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës