Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

ilbusca/​E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Pse njerëzit nuk mund të vendosin paqe?—Çfarë thotë Bibla?

Pse njerëzit nuk mund të vendosin paqe?—Çfarë thotë Bibla?

 Liderët botërorë dhe organizatat ndërkombëtare nuk kanë arritur të vendosin paqe. Sot ka më tepër konflikte të dhunshme se në çdo periudhë tjetër që nga Lufta II Botërore. Rreth 2 miliardë njerëz—çereku i popullsisë së botës—jetojnë në zonat e prekura nga këto konflikte.

 Pse s’mund ta arrijnë paqen njerëzit? Çfarë thotë Bibla?

Tri arsye pse njerëzit nuk vendosin dot paqe

  1.  1. Njerëzit shfaqin qëndrime që ua bëjnë të vështirë të vendosin paqe, a madje edhe të përpiqen për të. Bibla parathoshte se në kohën tonë, «njerëzit [do të ishin] të dashuruar me veten, lakmues parash, mburravecë, fodullë, . . . të pabesë, . . . nuk [do të ishin] të gatshëm për asnjë marrëveshje, . . . pa vetëkontroll, të egër, . . . kokëkrisur, të krekosur».—2 Timoteut 3:2-4.

  2.  2. Njerëzit, si individë a si kolektiv, nuk kanë aftësinë t’i zgjidhin problemet pa ndihmën e Krijuesit të tyre, Perëndisë Jehova. a Bibla tregon se «njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij».—Jeremia 10:23.

  3.  3. Bota është nën ndikimin e një sundimtari të fuqishëm e të lig, Satana Djallit, i cili «mashtron gjithë tokën e banuar». (Zbulesa 12:9) Për sa kohë që ‘e gjithë bota të dergjet nën pushtetin e të Ligut’, do të ketë luftëra e konflikte.—1 Gjonit 5:19.

Kush mund ta vendosë paqen?

 Bibla na siguron se paqja do të vijë, por jo nga njerëzit. Atë do ta sjellë Perëndia.

  •   «Se unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.»—Jeremia 29:11.

 Si do ta plotësojë Perëndia këtë premtim? «Perëndia që jep paqe, do ta dërrmojë Satanain.» (Romakëve 16:20) Nëpërmjet një qeverie qiellore, të cilën Bibla e quan «Mbretëria e Perëndisë», Ai do të vendosë paqen në mbarë botën. (Luka 4:43) Nën qeverisjen e Jezu Krishtit, Mbretit të kësaj Mbretërie, njerëzit do të mësojnë si të jetojnë në paqe.—Isaia 9:6, 7.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.