Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sean Gladwell/​Moment via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Shpenzimet ushtarake botërore kalojnë shifrën 2 trilionë dollarë—Çfarë thotë Bibla?

Shpenzimet ushtarake botërore kalojnë shifrën 2 trilionë dollarë—Çfarë thotë Bibla?

 Në vitin 2022, shpenzimet botërore për ushtritë dhe për armët arritën një rekord prej 2,24 trilionë dollarësh amerikanë, kryesisht si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë. Sipas një raporti të publikuar në prill 2023 nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe në Stokholm (SIPRI), më 2022:

  •   Shpenzimet ushtarake të Evropës «u rritën me 13 për qind gjatë vitit, dhe kjo ishte rritja më e madhe vjetore në shpenzimet e qeverive evropiane që pas luftës së ftohtë».

  •   «Rusia . . . i rriti shpenzimet me rreth 9,2 për qind, duke kaluar kështu nga vendi i pestë në vendin e tretë si shteti që shpenzon më shumë për ushtrinë në tërë botën.»

  •   Shtetet e Bashkuara mbetën vendi i parë në botë që shpenzojnë më shumë për ushtrinë, «me 39 për qind të shpenzimeve ushtarake botërore».

 «Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake globale gjatë viteve të fundit është shenjë se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt»,—tha dr. Nan Tiani, bashkautor i raportit nga SIPRI.

 Bibla paratha se në ditët tona tensionet mes superfuqive botërore do të ashpërsoheshin gjithnjë e më tepër. Ajo tregon edhe cila është shpresa e vetme për paqen.

Parathuhet rritje e konflikteve ushtarake

  •   Bibla thotë se po jetojmë «në kohën e fundit».Danieli 8:19.

  •   Libri i Danielit paratha se gjatë asaj kohe do të kishte fuqi botërore konkurruese. Këto fuqi botërore ‘do të shtynin’ njëra-tjetrën, domethënë do të përpiqeshin si e si të fitonin më shumë pushtet. Për shkak të rivalitetit ushtarak do të shpenzonin ‘thesare’ të mëdha, pra burime financiare.—Danieli 11:40, 42, 43.

 Për të mësuar më shumë rreth kësaj profecie emocionuese të Biblës, shih videon Përmbushet profecia—Danieli Kapitulli 11.

Si do të arrihet paqja e vërtetë

  •   Bibla thotë se Perëndia do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore. Ai «do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i kalojë asnjë populli tjetër. Ajo do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive, dhe vetëm ajo do të qëndrojë përgjithmonë».—Danieli 2:44.

  •   Së shpejti, Perëndia Jehova a do të bëjë atë që asnjë njeri nuk është i aftë ta bëjë: do të sjellë paqe të vërtetë dhe të përhershme. Si? Mbretëria e tij qiellore do të zhdukë të gjitha armët dhe do t’i japë fund dhunës.—Psalmi 46:8, 9.

 Për të mësuar më shumë se çfarë do të arrijë Mbretëria e Perëndisë, lexo artikullin «Nën Mbretërinë e Perëndisë ‘paqja do të jetë pa fund’».

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.