QËNDRONI VIGJILENTË!
Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?
Gjatë muajit korrik 2022, në mbarë botën termometri shënoi temperatura rekord:
«Për të dytën herë këtë muaj, Kina paralajmëron thuajse 70 qytete për valë të nxehti të pazakonta.»—25 korrik 2022, CNN Wire Service.
«Në mbarë Evropën s’kanë të ndalur zjarret në pyje ndërkohë që temperaturat kapin shifra alarmante.»—17 korrik 2022, The Guardian.
«Të dielën, mjaft qytete në Shtetet e Bashkuara raportuan temperatura rekord ndërkohë që valët e të nxehtit përfshinë Bregun Lindor dhe pjesën jugore e qendrore të vendit.»—24 korrik 2022, The New York Times.
Çfarë tregon e gjithë kjo? A do të bëhet e pabanueshme Toka? Çfarë thotë Bibla?
A i kishte parathënë Bibla valët e të nxehtit?
Po. Valët e të nxehtit në mbarë botën përkojnë me disa nga ngjarjet që paratha Bibla për kohën tonë. Për shembull, Jezui profetizoi se do të shihnim «fenomene të frikshme» ose «dukuri të llahtarshme». (Luka 21:11; Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar) Temperaturat globale në rritje kanë shtuar frikën se njerëzimi do ta shkatërrojë tokën.
A do të bëhet e pabanueshme toka?
Jo. Zoti e krijoi tokën që të jetë shtëpia e përhershme e njerëzve. (Psalmi 115:16; Eklisiastiu 1:4) Ndaj, në vend që të bëjë sehir ndërsa njerëzit e shkatërrojnë, ai ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’ siç ka premtuar.—Zbulesa 11:18.
Shqyrtoni dy profeci që tregojnë disa premtime të tjera të Perëndisë:
«Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.» (Isaia 35:1) Perëndia nuk do të lejojë që toka të bëhet shkretëtirë, përkundrazi do t’i ripërtërijë pjesët e dëmtuara të saj.
«Ti kujdesesh për tokën, e bën të frytshme e shumë të begatë.» (Psalmi 65:9) Me bekimin e Zotit, toka do të bëhet parajsë.
Që të mësosh më shumë se si i përmbushin profecitë e Biblës ndryshimet klimatike, lexo artikullin «Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla.»
Që të mësosh më shumë për premtimin e Biblës se mjedisi do të rigjenerohet, shih artikullin «Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?»