Albumi i dytë me foto nga Uollkilli (nëntor 2014–nëntor 2015)
Kohët e fundit Dëshmitarët e Jehovait i zgjeruan dhe i restauruan godinat e tyre në Uollkill, Nju-Jork. Ky album me foto tregon sa ka përparuar projekti në periudhën nëntor 2014–nëntor 2015.
4 dhjetor 2014—Godina e zyrave 2
Hyrja e godinës së re të zyrave po përgatitet që të shtrohet dhe të zbukurohet ambienti përreth. Trotuari në të majtë, poshtë, po bëhet me sistem ngrohjeje, që këmbësorët të mos rrëshqasin gjatë dimrit. Në këtë godinë gjenden Zyra e Bethelit, Zyra e Komitetit të Degës dhe Reparti i Shërbimit.
5 dhjetor 2014—Godina e banimit D
Një pjesëtar i Repartit të Ambienteve të Brendshme përdor një makineri lëmuese para se të përfundohet dyshemeja. Kjo makineri është e lidhur me një pajisje vakumi që thith pluhurin deri në njëfarë mase.
9 janar 2015—Godina e banimit E
Holli i rrumbullakët i rimodeluar mirëpret vizitorët dhe më tepër se 200 bethelitë që jetojnë në Godinën e banimit E. Gjithashtu u vunë edhe dritare të reja që kursejnë energji dhe një sistem të ri alarmi kundër zjarrit.
9 shkurt 2015—Shtypshkronja
Një teknik merret me instalimin e rrjetit të telekomunikacionit për godinën e re të Repartit për Stërvitjen Teknike. Këtu punëtorët pajisen me aftësitë e nevojshme në fushën hidraulike, të mirëmbajtjes elektrike dhe të sigurisë.
17 shkurt 2015—Shtypshkronja
Një elektricist instalon sisteme ndriçimi LED në godinën e re të Repartit për Stërvitjen Teknike.
2 mars 2015—Godina e zyrave 1
Një punëtor kontrollon hapësirën mes linjave elektrike. Kjo pjesë e godinës u rinovua për repartet e zyrës së degës që u transferuan nga Bruklini.
3 mars 2015—Godina e banimit D
Një hidraulik përgatit tubacionet që shpërndajnë ujin e ngrohtë nëpër godinat e banimit.
31 mars 2015—Godina e banimit D
Me anë të një vinçi, punëtorë të Repartit të Ambienteve të Jashtme izolojnë një dritare. Këto dritare që kursejnë energjinë, 298 prej të cilave ndodhen vetëm në këtë godinë, reduktojnë shpenzimet për energjinë në verë e në dimër.
17 prill 2015—Godina e zyrave 1
Duke përdorur gurë nga muri fillestar i viteve 70, muratorët rindërtojnë një mur në parkingun qendror, që ndodhet mes Godinës së zyrave 1 dhe Godinës së banimit E.
17 prill 2015—Godina e zyrave 1
Një punëtor i jep dorën e fundit murit para se të lyhet. Në këtë godinë të rinovuar ndodhen këto reparte: i Llogarisë, i Kompjuterëve dhe i Blerjeve.
8 qershor 2015—Godina e banimit D
Një elektricist tërheq kabllon mbi çati për ta lidhur me rrufepritësin. Rrufepritësi e shkarkon energjinë elektrike në tokë, duke e mbrojtur godinën nga dëmet.
8 qershor 2015—Godina e banimit D
Gjatë projektit të zgjerimit në Uollkill, u tregua kujdes i madh që të mos ndryshohej peizazhi, ku përfshihen edhe shumë nga pemët që duken në fotografi. Depozita e ujit në të majtë, e cila ka një kapacitet prej rreth 150.000 litrash, është një burim i rëndësishëm për furnizimin me ujë në raste zjarri dhe për sistemet e tjera kundër zjarrit në Uollkill.
25 qershor 2015—Godina e zyrave 1
Një marangoz vë disa nga 1.800 kubat e drurit të qershisë, që formojnë murin e pasmë të sallës. Këta kuba me trashësi të ndryshme pakësojnë jehonën.
9 korrik 2015—Godina e zyrave 2
Çarls Ridi shërben në Bethel që nga viti 1958. Vëlla Ridi ka ndihmuar në projektimin dhe në vendosjen e bazamenteve të betonit për makineritë e shtypshkronjës kur Betheli i Bruklinit shtypte literaturë për Shtetet e Bashkuara dhe për shumë vende të tjera. Gjatë projektit të zgjerimit në Uollkill, vëlla Ridi punoi në ekipin e kontrollit të cilësisë.
17 gusht 2015—Godina e zyrave 1
Punëtorët duke transportuar karriget e reja për auditorin. Salla e rinovuar ka 812 vende.
21 shtator 2015—Godina e zyrave 1
Rinovimi i sallës përfshiu montimin e ekraneve dhe të paneleve akustike në tavan.
12 tetor 2015—Godina e banimit D
Në infermierinë e rinovuar përgatitet vendi ku do të rrinë infermierët. Korridoret dhe banjat e godinës së banimit u zgjeruan, që të plotësonin nevojat e pacientëve.
15 tetor 2015—Kompleksi në Uollkill
Pamje nga lart e kompleksit në Uollkill, ku rrinë afro 2.000 pjesëtarë të familjes Bethel. Projekti i stërmadh i zgjerimit—që përfshinte më tepër se 102.000 metra katrorë të godinave të reja ose të atyre që u rinovuan—përfundoi më 30 nëntor 2015.