Kalo te përmbajtja

Albumi i gjashtë me foto nga Uoruiku (mars-gusht 2016)

Albumi i gjashtë me foto nga Uoruiku (mars-gusht 2016)

Shih në këtë album me foto se sa ka përparuar puna në selinë e re botërore të Dëshmitarëve të Jehovait dhe si kanë ndihmuar me ndërtimin vullnetarët që nga marsi deri në gusht 2016.

Fotografi e kompleksit të përfunduar në Uoruik. Nga e majta sipër, sipas akrepave të orës.

  1. Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

  2. Godina e parkimit për vizitorët

  3. Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

  4. Godina e banimit B

  5. Godina e banimit D

  6. Godina e banimit C

  7. Godina e banimit A

  8. Godina e zyrave dhe e shërbimeve

16 mars 2016​—Kantieri i Uoruikut

Kopshtarët shkarkojnë fidanë lisi e panje. Në Uoruik po mbillen më se 1.400 pemë.

23 mars 2016​—Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

Vullnetarët e Uoruikut marrin pjesë në Darkën e Zotërisë. Në këtë rast, i cili mbahet çdo vit nga Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën, ishin të pranishëm 384 veta.

15 prill 2016​—Kantieri i Uoruikut

Punëtorët duke vënë dritaret e kabinës së rojës në hyrje. Ata që do të punojnë aty, do të mirëpresin vizitorët, do të ruajnë ndërtesën dhe do të orientojnë automjetet që hyjnë e dalin nga kompleksi.

19 prill 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një baba bashkë me djalin po shtrojnë pjesë moketi në një korridor të katit të dytë. Në zonat publike moketi është shtruar kryesisht me pjesë, pasi mund të zëvendësohet më kollaj nëse dëmtohet.

27 prill 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Punëtorët po bëjnë ndarjen e zyrave me mure të çmontueshme. Ky lloj muri lejon që madhësia e zyrave të ndryshohet sipas nevojës.

10 maj 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një punëtor duke punuar në tualetin për vizitorët pranë recepsionit, para se të instalohen WC-të dhe muret ndarëse.

26 maj 2016​—Kantieri i Uoruikut

Në një seancë stërvitore Skuadra e Emergjencës përgatitet të shuajë një zjarr. Duke u parapërgatitur për raste të tilla, zjarrfikësit do të mund të ndërhyjnë pa vonesë për të mbrojtur punonjësit dhe ndërtesat në Uoruik. Kështu do t’ia lehtësojnë barrën edhe shërbimit vendas të emergjencës.

30 maj 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një kamerier ndihmon punonjësit e Uoruikut të zënë vend në sallën kryesore të ngrënies pak para se të fillojë transmetimi i parë në Streaming i adhurimit të mëngjesit.

31 maj 2016​—Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

Duke përdorur një lazer vetënivelues një punonjëse vendos 2.500 tabela drejtuese për banorët dhe vizitorët.

1 qershor 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një saldatore instalon parmakët e shkallëve, që të çojnë nga recepsioni për te salla. Batanija kundër zjarrit, në pjesën e poshtme të fotos, mbron nga dëmtimet sipërfaqen përreth.

9 qershor 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një punëtor nga reparti për muret dhe tavanet përfundon murin me gips që të çon te një nga tri ekspozitat pa ciceron «Besimi në veprim». Elementet arkitekturore nxjerrin në pah temën e çdo ekspozite.

16 qershor 2016​—Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

Punëtorët përgatiten për procesin e ngjeshjes së dyshemesë prej çimentoje. Ky proces e bën më kompakte çimenton dhe si pasojë më të qëndrueshme e rezistente ndaj pluhurit e shenjave të gomave dhe më të lehtë për ta mirëmbajtur.

29 qershor 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një skuadër punëtorësh vendos në hyrjen e recepsionit një strehë me fibra xhami. Panelet e tejdukshme lejojnë që të hyjë një dritë e lehtë.

29 qershor 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një çift po shtron pllaka graniti në hyrje të ekspozitës «Bibla dhe emri hyjnor».

6 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një punëtore vë në sallën kryesore një nga 1.018 karriget. Këtu familja Bethel do të mblidhet për Studimin e Kullës së Rojës dhe për programe të tjera besimforcuese.

9 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Në hyrjen kryesore, marangozë, elektricistë dhe punëtorë të tjerë po vendosin një tabelë të ndriçuar për të mirëpritur vizitorët.

13 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Dy punëtore të skuadrës që mbështet ndërtimin u çojnë ujë punëtorëve në recepsion. Skuadrat e ndërtimit i nxitnin rregullisht të pinin ujë, sidomos kur ishte shumë vapë.

19 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Një punëtor po monton vitrinat ku do të vendosen Bibla të rralla të ekspozitës «Bibla dhe emri hyjnor». Në ekspozitë do të paraqiten me rotacion Bibla dhe relikte që lidhen me Biblën.

22 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Me anë të një skice në mur të realizuar me projektor, një punëtor po vendos Australinë dhe ishujt e Azisë Juglindore në hartën që gjendet në hyrjen kryesore. Emri Dëshmitarët e Jehovait shfaqet në këtë mur në thuajse 700 gjuhë.

23 korrik 2016​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Anëtarë të familjes Bethel gjatë një seance orientimi. Këto seanca u menduan që të mirëpritnin e të orientonin bethelitët e ardhshëm në Uoruik dhe t’i paralajmëronin për rreziqet që ekzistonin akoma.

17 gusht 2016​—Studioja e JW Broadcasting

Specialistët e montimit po vendosin strukturën që mban rrethin ndriçues mbi tavolinën e prezantuesit në studion e JW Broadcasting. Pjesa më e madhe e pajisjeve u sollën nga studioja e mëparshme e Bruklinit.

24 gusht 2016​—Kantieri i Uoruikut

Një elektricist vendos një tabelë të re me ndriçim LED në hyrjen kryesore. Shumë prej reparteve të selisë botërore në Uoruik e filluan punën më 1 shtator.