Dëshmitarët e Jehovait i mësojnë prindërit e fëmijët si të mbrohen nga grabitqarët seksualë
Bibla i mëson prindërit t’i duan, t’i udhëzojnë e t’i mbrojnë fëmijët, si dhe t’i shohin si dhuratë nga Perëndia. (Psalmi 127:3; Proverbat 1:8; Efesianëve 6:1-4) Një nga rreziqet e shumta prej të cilave prindërit duhet t’i ruajnë fëmijët, është abuzimi seksual.
Prej dekadash, Dëshmitarët e Jehovait kanë botuar dhe shpërndarë informacione që i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në familje. Kanë nxjerrë edhe materiale që i ndihmojnë prindërit t’i mbrojnë fëmijët nga abuzimi seksual dhe t’i informojnë për grabitqarët seksualë. Në listën e mëposhtme janë renditur disa nga materialet e botuara nga Dëshmitarët e Jehovait që japin udhëzime specifike për këtë fenomen. Vër re tirazhin dhe numrin e gjuhëve në të cilat janë botuar artikujt.
Titulli: Incesti—Krimi i fshehtë
Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 shkurt 1981, anglisht
Tirazhi: 7.800.000
Numri i gjuhëve: 34
Titulli: Ndihmë për viktimat e incestit
Botimi: Revista Kulla e Rojës, 1 tetor 1983, anglisht
Tirazhi: 10.050.000
Numri i gjuhëve: 102
Titujt: Ngacmimi seksual i fëmijëve—Makthi i çdo nëne; Ngacmimi seksual i fëmijëve—‘Kush do ta bënte një gjë të tillë?!’; Ngacmimi seksual i fëmijëve—Mund ta mbrosh fëmijën
Botimi: Revista Zgjohuni!, 22 janar 1985, anglisht
Tirazhi: 9.800.000
Numri i gjuhëve: 54
Titujt: Viktimat e pafajshme të abuzimit ndaj fëmijëve; Plagët e fshehta të abuzimit ndaj fëmijëve
Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 tetor 1991, anglisht
Tirazhi: 12.980.000
Numri i gjuhëve: 64
Titujt: Fëmija yt është në rrezik!; Si t’i mbrojmë fëmijët?; Parandalimi në shtëpi
Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 tetor 1993, anglisht
Tirazhi: 13.240.000
Numri i gjuhëve: 67
Titulli: Mbrojini fëmijët
Botimi: Mesazh sensibilizues, video numër 4 e vitit 2002, anglisht
Numri i gjuhëve: 2
Titulli: Si e mbrojti Jehovai Jezuin?
Botimi: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, kapitulli 32, botuar në vitin 2003
Tirazhi: 39.746.022
Numri i gjuhëve: 141
Titujt: Rrezik që shqetëson çdo prind; Si t’i mbroni fëmijët tuaj?; Bëjeni familjen tuaj një liman të mbrojtur
Botimi: Revista Zgjohuni!, tetor 2007
Tirazhi: 34.267.000
Numri i gjuhëve: 81
Titujt: Si të mbrohem nga grabitqarët seksualë?; Prindërit pyesin . . .: A duhet të flas me fëmijën tim për seksin?
Botimi: Libri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, kapitulli 32 dhe shtojca, vëllimi 1, botuar në vitin 2011
Tirazhi: 18.381.635
Numri i gjuhëve: 65
Titulli: Si t’i mësojnë prindërit fëmijët për seksin?
Botimi: Artikull që ka dalë në sitin jw.org në shtator 2013
Numri i gjuhëve: 64
Dëshmitarët e Jehovait do të vazhdojnë t’i mësojnë prindërit dhe fëmijët që të ruhen nga dëmet që shkaktojnë grabitqarët seksualë.