Muzika e shumë gjuhëve
Të përkthesh një kënge nga një gjuhë në një tjetër është shumë e vështirë. Akoma edhe më e vështirë është të përkthesh një libër të tërë me 135 këngë.
Dëshmitarët e Jehovait iu përveshën punës dhe brenda tre vjetëve kanë përkthyer të gjithë librin e ri të këngëve, Këndojini Jehovait, në 116 gjuhë. Një version tjetër me 55 këngë është në dispozicion në 55 gjuhë. Shumë shpejt, ky botim do të dalë edhe në dhjetëra gjuhë të tjera.
Përkthimi dhe shkrimi i teksteve
Tashmë Dëshmitarët e Jehovait përkthejnë literaturë biblike në afro 600 gjuhë, nga të cilat rreth 400 janë në dispozicion në Internet. Por përkthimi i librit të këngëve ka qenë veçanërisht i vështirë. Pse? Sepse meloditë në librin Këndojini Jehovait janë të njëjtat, edhe pse tekstet u përkthyen në mjaft gjuhë.
Të kompozosh fjalët e një kënge nuk është njësoj si të përkthesh një revistë. Për shembull, kur përkthejnë revistën Kulla e Rojës në një gjuhë tjetër, përkthyesit përpiqen të përcjellin me saktësi të gjitha ngjyrimet e gjuhës origjinale. Me muzikën është ndryshe.
Si bëhet
Përkthyesit e këngëve i përkthejnë paksa ndryshe tekstet, pasi ato duhet të jenë të kuptueshme, të bukura dhe që mbahen mend lehtë.
Gjuha e përdorur në një këngë lëvdimi duhet të jetë aq e thjeshtë sa këngëtari ta kapë menjëherë kuptimin dhe qëllimin e çdo vargu. Është e nevojshme që në çdo gjuhë fjalët dhe muzika të ndërthuren e të rrjedhin natyrshëm, sikur të ishin fjalët e vetë këngëtarit.
Si e arrijnë këtë qëllim përkthyesit? Në vend që ta përkthejnë librin Këndojini Jehovait fjalë për fjalë nga anglishtja, skuadrat janë udhëzuar të shkruajnë tekste të reja që të përcjellin thelbin e këngës në gjuhën origjinale. Ndërsa përpiqen që për çdo këngë t’u përmbahen ngushtësisht mendimeve nga Shkrimet, përkthyesit përdorin shprehje të njohura në gjuhën e tyre, të cilat janë të lehta për t’u kuptuar e kujtuar.
Në fillim teksti përkthehet fjalë për fjalë nga anglishtja. Pastaj, një Dëshmitar që i jepet për të shkruar tekste këngësh, e kthen tekstin e përkthyer fjalë për fjalë, në vargje të bukura por me kuptim në gjuhën e re. Me synimin që të ruhet saktësia e Shkrimeve, më vonë skuadra e përkthyesve dhe e redaktorëve kontrollon punën e tekstshkruesve.
Dëshmitarët e Jehovait nëpër botë u ngazëlluan shumë kur morën librin e ri të këngëve, që pritet me padurim edhe në shumë gjuhë të tjera.