28 NËNTOR 2019
ANGOLË
Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën kikongo
Më 24 nëntor 2019 Dëshmitarët e Jehovait në Angolë prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kikongo gjatë një mbledhjeje speciale.
Në këtë mbledhje historike ishin ftuar gjithë kongregacionet e gjuhës kikongo në Angolë. Vëlla Mateo Stegeli, anëtar i Komitetit të Degës në vend, ia prezantoi Biblën një auditori prej 2.053 vetash në Sallën e Asambleve në Vianë.
Skuadra e përkthimit punoi 7 vjet për këtë projekt. Deri më sot vëllezërit përdornin Përkthimin Bota e Re në portugalisht ose përkthime të Biblës në kikongo që mezi gjendeshin e kushtonin goxha.
Për shumë lajmëtarë kjo është hera e parë që do të kenë Biblën në gjuhën amtare. Një nga përkthyesit tha: «S’diskutohet që ky përkthim i ri do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat ta kuptojnë më mirë Biblën dhe t’ua mësojnë qartë të tjerëve të vërtetën.»
Në Angolë janë 1.524 lajmëtarë që shërbejnë në kongregacionet e gjuhës kikongo. Këtë gjuhë e flasin gati dy milionë veta në vend.
Jemi të bindur se Përkthimi Bota e Re në gjuhën kikongo do ta ndihmojë popullin e Jehovait t’i bindet Fjalës së tij me gjithë shpirt.—Psalmi 119:34.