14 TETOR 2019
ARGJENTINË
Përditësim: Projekti për ndërtimin e Bethelit në Argjentinë
Mbi një vit më parë filloi puna për ndërtimin e degës së re në Argjentinë. Deri tani ka përfunduar më shumë se gjysma e projektit. Kompleksi i ri përbëhet nga 3 godina—1 godinë zyrash dhe 2 godina banimi, me një sipërfaqe prej 8.524 metrash katrorë. Pritet që ndërtimi të përfundojë në korrik të 2020-s.
Jemi shumë të emocionuar për ecurinë e punimeve. Lutemi që Jehovai të vazhdojë ta bekojë këtë projekt.—Ligji i përtërirë 28:8.
Prill 2019: Pamje e godinës së zyrave. Kolonat kryesore të themelit të godinave do të vazhdojnë deri në katet e mësipërme, që strukura e tyre të jetë e qëndrueshme
Qershor 2019: Një punëtor në skelë duke vendosur kallëpet e një prej kolonave të godinës së banimit A
Korrik 2019: Punëtorët montojnë shufra hekuri dhe pjesë të sistemit elektrik për soletën e katit të tretë të godinës së zyrave
Korrik 2019: Punëtorët hedhin beton në soletën e katit të dytë të godinës së banimit A. Kjo do të jetë një godinë 5-katëshe me tarracë
Korrik 2019: Pamje e vendit ku do të ndërtohet parkimi. Ky garazh do të mbajë 144 automjete
Gusht 2019: Në të majtë shohim godinën e banimit A dhe pas ekskavatorit duket godina e banimit B dhe godina e zyrave