14 DHJETOR 2015
AZERBAJXHAN
Azerbajxhani shpërfill kërkesën e OKB-së për të transferuar Irina Zaharçenkon
Azerbajxhani ka shpërfillur kërkesën urgjente të Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që Irina Zaharçenko të transferohej nga burgu në një qendër mjekësore ose në arrest shtëpie. Më 10 dhjetor 2015, një javë pasi qeveria mori këtë kërkesë, gjykatësi i çështjes nuk pranoi ta transferonte. Për shkak të 10 muajve burg, ajo vuan pasojat e kequshqyerjes, të mungesës ekstreme të gjumit dhe të presionit të madh psikologjik.
Gjykatësi refuzoi edhe kërkesën për të transferuar në arrest shtëpie Dëshmitaren tjetër, Valida Jabrajilovën.
Seanca e radhës është caktuar për në 17 dhjetor 2015, në Gjykatën Krahinore të Pirallahit në Baku.