Kalo te përmbajtja

10 SHKURT 2017
AZERBAJXHAN

Gjykata e Lartë e Azerbajxhanit shfajëson Irina Zaharçenkon dhe Valida Jabrajilovën

Gjykata e Lartë e Azerbajxhanit shfajëson Irina Zaharçenkon dhe Valida Jabrajilovën

Më 8 shkurt 2017 Gjykata e Lartë e Azerbajxhanit shpalli të pafajshme Irina Zaharçenkon dhe Valida Jabrajilovën. Ato akuzoheshin për shpërndarje të literaturës fetare pa lejen e shtetit. Gjykatësi Hafiz Nasibovi, anëtar i Seksionit Penal të Gjykatës së Lartë, deklaroi se gjykata nuk kishte gjetur asgjë kriminale në veprimet e dy Dëshmitareve dhe kishte anuluar vendimet e gjykatave më të ulëta.

Gjatë gjyqit, avokatët e dy Dëshmitareve theksuan se qeveria kishte shkelur të drejtat themelore të njeriut duke i keqtrajtuar pa arsye. Gjykata i lejoi dy gratë të tregonin ç’kishin hequr gjatë 11 muajve në paraburgim dhe si kishte ndikuar te to.

Xhejson Uajzi, avokat për të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar, komentoi: «Jemi shumë të kënaqur që Seksioni Penal i Gjykatës së Lartë i anuloi dënimet. Për Dëshmitarët e Jehovait në Azerbajxhan, ky anulim i vendimeve të marra nga gjykatat më të ulëta është i paprecedent. Shpresojmë që Gjykata Rajonale e Sabailit në Baku t’u njohë këtyre grave edhe të drejtën e dëmshpërblimit.»