Kalo te përmbajtja

15 MAJ 2017
HAITI

Në përfundim e sipër ndihma pas uraganit Methju në Haiti

Në përfundim e sipër ndihma pas uraganit Methju në Haiti

Komiteti i ndihmës i vuri çati të re kësaj shtëpie

PORT-O-PRENS, Haiti—Uragani Methju, që goditi Haitin më 4 tetor 2016, konsiderohet stuhia më e fortë që ka prekur vendin për më se gjysmë shekulli dhe solli shkatërrime që s’ishin parë që nga tërmeti i vitit 2010. Siç raportohej në Këndin e lajmeve në jw.org më 24 tetor 2016, në fillim Dëshmitarët e Jehovait siguruan ushqime, ilaçe dhe tenda. Pas një vlerësimi të plotë të dëmit, më 1 janar 2017 Dëshmitarët nisën fazën e dytë të ndihmës. U ngritën tri komitete të ndihmës në rast katastrofash që mbikëqyrin 14 skuadra ndërtimi, të cilat po riparojnë rreth 203 shtëpi të dëmtuara e të shkatërruara. Dëshmitarët kanë planifikuar ta mbarojnë punën në qershor 2017.

Daniel Lënei, zëdhënës për qendrën kombëtare të Dëshmitarëve në Port-o-Prens, tha: «Synimi është që me anë të këtij projekti t’u sigurohet strehim i përshtatshëm të gjithë bashkëbesimtarëve të cilëve stuhia ua ka dëmtuar rëndë shtëpitë.» Kjo nuk ka qenë e lehtë. Z. Lënei shpjegon se dëmtimi i linjave të telekomunikacionit dhe i rrugëve «e ka vështirësuar punën». Deri më 20 prill u riparuan 96 shtëpi, kurse 30 të tjera po riparohen.

Smith Maturón, deputet për komunat Paillant dhe Petite Rivière de Nippes

Zyrtarët vendës kanë vlerësuar ndihmën e Dëshmitarëve. Smith Maturón, deputet për komunat më të prekura, Paillant dhe Petite Rivière de Nippes, tha: «Edhe pse synimi kryesor i Dëshmitarëve të Jehovait është të përhapin lajmin e mirë, ata kanë bërë edhe gjëra praktike për njerëzit në nevojë.» Ai shton: «E vlerësoj kontributin e jashtëzakonshëm të Dëshmitarëve të Jehovait pas uraganit Methju. Duhej ndërhyrë se s’bën dhe ju nuk ndenjët duarkryq në kishën tuaj.»

Një përfaqësues nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Haiti duke parë një çati të re

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait organizon ndihma në rast katastrofash nga selia e tyre botërore në Uoruik, Nju-Jork, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën e tyre mbarëbotërore të arsimimit biblik.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Haiti: Daniel Lënei, +509-2813-1560